LIVE UPDATES
Bota

Tragjedia nё Idlib, Europa mbetet me premtimin e borxhliut

18 Shkurt 2020, 09:17 Nga DOSJA

Në Idlib bota është dëshmitare e një katastrofe humanitare dhe megjithatë i mban sytë mënjanë. Janë pamje si ato nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, që duhej t’i shkundnin mirë njerëzit: Karavanë me refugjatë marrin rrugën nëpër borë dhe ngricë në drejtim të veriut, ndoshta në afërsi të kufirit turk. Vetëm me ca trasta nëpër duar.

Regjimi sirian i mbështetur nga avionët rusë dhe milicët proiranianë ndjek në këtë vend strategjinë e tokës së djegur. Avionët hedhin bomba plasëse mbi spitale dhe shkolla, tregje dhe pallate. Lagje të tëra janë shpopulluar. Mesazhi i qartë është: Këtu nuk duhet të ketë më jetë në ardhmen.

Si një rrafshues makineria siriane e luftës bën të marrin arratinë qindra mijëra qytetarë të pambrojtur. Organizatat humanitare vlerësojnë, se 290.000 syresh janë fëmijë. Çdo natë ngrijnë disa vetë. Por për regjimin sirian në këtë provincë gjithsekush është “terrorist”. Shumë banorë morën arratinë në Idlib në vitet e kaluara nga frika e regjimit të Asadit. Një vend tjetër, ku mund të gjenin strehë në Siri nuk kishin.

Poshtërimi rus i njeriut dhe frika turke

Me cinizëm udhëheqja ruse merr pjesë në këtë poshtërim të njeriut, që lejon në Idlib të bëjë atë që e praktikoi njëherë vetë në Groznin çeçen. Kurse regjimi i torturës në Damask po diskreditohet plotësisht. Kush kishte besuar, se mund të negociohej për të ardhmen politike në Siri me pushtetmbajtësit në Damask duhet ta ketë kuptuar tani përfundimisht naivitetin. Asad dhe ata që e mbështesin duan me bomba të krijojnë një vend, ku jetojnë vetëm sirianë luajalë nga ku janë dëbuar të gjithë ata që potencialisht do mund të krijonin trazira. Megjithkëtë Siria nuk ka për të pasur qetësi.

Ankaraja trembet, se gati çdo i dyti i gati katër milionëve sirianë në rajonin e Idlibit do të zbarkonte në Turqi, nëse hapen kufijtë. Prandaj kufiri është plotësisht i mbyllur. Sepse më shumë refugjatë do të destabilizonin këtë vend, edhe Europa vetë dëshiron dhe duhet të pengojë valë të re refugjatësh. Kjo tregon, se sa pushtet ka Rusia mbi Europën, kur, ashtu si në Libi, qëndron në një nga pikat kyçe të rrugëve të migrimit.

Të enjten presidenti Erdogan dhe ai rus, Putin biseduan edhe njëherë në telefon, por pa u afruar në qëndrime. Turqia ka filluar një lojë të rrezikshme dhe përpiqet me fuqi ushtarake të mbajë larg nga të 12 pikat e ashtuquajtura pikat vëzhguese. Ato u ngritën për të kontrolluar armëpushimin, për të cilin ranë dakord Rusia, Turqia dhe Irani në Idlib.

Rainer Hermann, FAZ & Klett-Cotta (Helmut Fricke)Rainer Hermann

Ankesa të padëgjuara nga Gjermania

Turqia me këtë nuk i bën një shërbim vetes, por edhe Europës. E padëgjuar është në këtë kontekst, kritika, se në këtë operacion të forcave turke përdoren edhe armë gjermane. E kur Angela Merkel ofroi që për 100.000 refugjatët në Idlib të ngrihen shtëpiza të përballueshme për dimrin, një stuhi kritikash ra mbi të. Europa është sërish e pafuqishme dhe e pa gojë, megjithëse të gjitha vlerat, për të cilat kontinenti qëndron, janë duke u bombarduar brutalisht me bomba.

Shumë gjëra këtë moment të kujtojnë luftën e Jugosllavisë, kur Europa po ashtu rrinte duarkryq para masakrave serbe. Atëherë vrasjes masive i dha fund një ultimatum i diplomatit të fortë amerikan, Richard Holbrooke drejtuar diktatorit, Slobodan Milosheviç. Se çfarë ndodh, kur një fuqi e rendit si SHBA tërhiqet, këtë e tregon përditë tani mënyra si vepron regjimi sirian. Dhe Europa, e vetëemëruara mbrojtëse e të drejtave të njeriut, nuk bën gjë tjetër vetëm jep premtimin e borxhliut.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota evropa dhe borxhet mbeshtetja per ibdilin tragjedia në ibdil evropa dhe borxhet mbeshtetja per ibdilin tragjedia në ibdil

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet