LIVE UPDATES
Bota

I vendosi sanksione Kremlinit, Biden: Duam marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë

16 Prill 2021, 08:11 Nga DOSJA
I vendosi sanksione Kremlinit, Biden: Duam marrëdhënie të

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se SHBA-ja do marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, pasi SHBA-ja shpalli sanksione të reja kundër Rusisë, Biden po ashtu paralajmëroi se nëse Rusia “vazhdon të ndërhyjë” në demokracinë amerikane, ai është i gatshëm të ndërmarrë veprime të mëtejshme. Ai tha se kur bisedoi me presidentin rus, Vladimir Putin, të martën, e paralajmëroi atë se Shtetet e Bashkuara do t’iu përgjigjen ndërhyrjeve ruse në zgjedhje “në një mënyrë të matur dhe proporcionale”.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara “mund të kishin shkuar më tej” me hakmarrjen, por ai zgjodhi të mos e bëjë këtë, sepse, siç tha, dëshiron të shmangë përshkallëzimin e situatës. Të enjten, Biden njoftoi për dëbimin e dhjetë diplomatëve rusë nga SHBA-ja, ndërsa shpalli sanksione kundër dhjetëra individëve dhe njësive të tjera ruse, për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2020, si dhe për shkak të sulmit masiv kibernetik SolarWinds, që ndodhi vitin e kaluar.

SHBA sanksionon Rusinë për sulme kibernetike

Thesari amerikan vendosi gjithashtu kufizime shtesë në tregun e borxhit sovran rus – një hap ky që pritet t’i tronditë investitorët.

Rusia i dënoi sanksionet e SHBA-së dhe paralajmëroi hakmarrje. “Sanksionet e reja amerikane janë një goditje serioze mbi marrëdhëniet dypalëshe”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Sanksionet vijnë në kohën e tensioneve në rritje midis Perëndimit dhe Rusisë, për shkak të grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe burgosjes së liderit rus të opozitës, Aleksei Navalny, pas helmimit të tij me agjent nervor, vitin e kaluar.

Por, Biden po ashtu tha se ka hapësira ku SHBA-ja dhe Rusia “mund dhe duhet të punojnë së bashku”. Ai kujtoi këtu vendimin e tij për të zgjatur traktatin START- i Ri për reduktimin e armëve bërthamore.

Biden më herët ka propozuar mbajtjen e një samiti në Evropë me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne mund t’i trajtojmë sfidat kritike globale që kërkojnë nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të punojnë së bashku, përfshirë këtu kërcënimet bërthamore nga Irani dhe Koreja e Veriut, përfundimin e kësaj pandemie globale dhe adresimin e krizës së ndryshimeve klimatike”, tha Biden.

Ai po ashtu vuri në dukje mbështetjen “e palëkundur” të SHBA-së për aleatët dhe partnerët në Evropë, si dhe shqetësimin e tij për grumbullimin e trupave ruse në kufirin e Ukrainës dhe në Krimenë e aneksuar.

“Tani është koha për qetësim. Rruga përpara është përmes dialogut dhe procesit diplomatik”, tha Biden.

Në një deklaratë të veçantë, pas shpalljes së sanksioneve, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po ashtu shprehu shqetësimin e tij për fatin e Navalnyt.

“Mbetemi të shqetësuar për shëndetin dhe trajtimin e Navalnyt në burg dhe kërkojmë lirimin e tij pa kushte”, tha Blinken.

Navalny është arrestuar në një aeroport të Moskës në muajin janar, menjëherë pasi është kthyer nga Berlini, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor. Ai është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok.

Navalny ka thënë se atentati kundër tij është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Kremlini. Aleatët e tij kanë thënë se gjendja shëndetësore e Navalnyt në burg është e dobët dhe se autoritetet nuk po i ofrojnë trajtimin e duhur mjekësor.

Studentët rusë paguajnë çmim të shtrenjtë për protestat politike

Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa zyrtarë rusë për, siç është thënë, përfshirje në helmimin e Navalnyt. Rasti i tij ka shkaktuar edhe një valë protestash në Rusi.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden shba-rusi vladimir putin joe biden shba-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 16 Prill 2021, 08:02

Sulmi me armë në SHBA, policia konfirmon 8 viktima

SHBA– Tetë viktima janë konfirmuar nga të shtënat me armë në një pikë postare në Indianapolis FedEx, mbrëmjen e së enjtes.Lajmin e konfirmoi për CNN zëdhënësi i...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet