Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Kazanxhin, njerku që dhunoi djalin 3-vjeçar të të dashurës së tij. Dosja.al mëson se Kazanxhi ka mohuar të ketë ushtruar dhunë mbi të voglin dhe se sipas tij, djali i gruas me të cilën bashkëjetonte, Alba Kapaj Hoxha, kishte rënë nga divani.
“Jam njohur me Albën prej 1 viti me një fëmijë dhe pranuan të jetonin bashkë, fillimisht tek Ali Demi dhe më tej, rreth dy muaj kishin ardhur në Kamëz. Kur shkova në banjo, djali ishte i ulur në divan duke parë televizor dhe kur dola e pashë të shtrirë në tapet i shtrirë. I fola dhe nuk reagonte, i hoqa rrobat e fërkova me ujë dhe thirra të ëmën dhe më pas ambulancën. E mora në krah dhe zbrita poshtë për ta dërguar në spital,”– ka dëshmuar 35-vjeçari.
Në sallën e gjyqit Kazanxhi gjithashtu ka deklaruar se është i martuar me letra me një tjetër grua. Vetë Hoxha, nëna e fëmijës ka treguar në dëshminë e saj se ajo në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë, më 24 prill ka qenë tek fqinjët, ku dhe punon prej muajsh si pastruese dhe kujdeset për vajzën e tyre invalidë. Ajo tregon se ka blerë bukë dhe kur është kthyer në shtëpi, ka gjetur të birin e dhunuar.
“Rreth orës 11:00 kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar të marr bukë dhe qumësht tek furra në institutin bujqësor dhe e lashë fëmijën me bashkëjetuesin. Ndërkohë që po bëja pazarin më ka marrë në telefon Alfredi, ku më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte dhe menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Ai vetëm rënkonte. Ka ardhur ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Djali kishte hemorragji dhe mpiksje Gjaku në kokë. Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku i kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte,”– mësohet të jetë shprehur Alba.
Ndërkohë babai biologjik i djalit, ka rrëfyer se ish-bashkëshortja e tij ka qënë gjithmonë e dhunshme me dy fëmiët e tyre, dhe se pas ngjajrjes së fundit do të kërkonte kujdestarinë për të birin.
Dosja.al raportoi një ditë më parë detaje shokuese nga ngjarja e ndodhur në Kamëz. vetë halla e të vogli, ka publikuar denoncimin e parë në rrjetet scoiale, ku akuzon nënën e fëmijës (ish-gruan e të vëllait të saj) dhe partnerin e saj për dhunën e ushtruar.
I vogli ndodhet tek Trauma, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij fillestare ka qenë mjaft e rëndë. dhuna e ushtruar mësohet t’i ketë shkaktuar hemoragji të brendhsme dhe 7 brinjë të thyera. I pyetur nga mjekët, vetë i vogli, mësohet se ka thënë: Më qëlloi mami dhe babi!
“Ankohej për dhimbje, kërkonte mamanë e tij dhe qante vazhdimisht”, është shprehur mjekja që e ka trajtuar fillimisht.
Fqinjët e çiftit që jetojnë në Kamëz, pikërisht familja ku punon vetë Alba, nëna e fëmijës, kanë treguar se shumë herë, Alfredi i dërgonte asaj foto të djalit, me të nxira në trup, dhe i thoshtë që djali ishte pa qejf.
“Rreth datës 8 ose 9 prill, gjatë kohës që qëndronte në banesë Alfredi I kishte thënë se djali ishte pa qejf dhe nuk e dinte çfarë kishte. I kishte dërguar foto të djalit, i enjtur dhe i nxirë në pjesën e syve”, tregojnë fqinjët,”– tregojnë fqinjët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit, Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet se ka dhunuar djalin e partneres së tij, vetëm 3-vjeç, ngjarje kjo e ndod...
TIRANË- Ka nisur shpërndarja e dokumentave biometrikë në të gjitha zyrat e shpërndarjes në vend. Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, përmes nj...
Tiranë– Alba Hoxha, nëna e 3-vjeçarit, i cili u dhunua barbarisht nga njerku i tij, Alfred Kazanxhi ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë. Ajo ka dëshmu...
TIRANË- Lehtësohet lëvizja me makina për të gjitha bizneset që janë lejuar që të hapen përmes vendimit për hapje graduale. Kryeministri Edi Rama ka shpërnd...
Mësohet se i dënuari vjen nga 313-ta, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tij. Të pajisur me maska, doreza e masa mbrojtëse, policët kanë kanë bërë shoqërimin e ...
TIRANË– Një diagram i publikuar nga Bussines Insider, tregon se si funksionon kondicioneri në përhapjen e Covid-19, mes disa personave që ndodhen në të një...
ELBASAN– Një ditëlindje e veçantë për policin Lorenc Bërdufi në Elbasan. Efektivi i Patrullës ishte në krye të detyrës ditën e lindjes, teksa në rrugët e...
Shkodër- Ditën e sotme janë ngritur në protestë tregtarët e tregut të Zbrales në Shkodër, pasi kërkojnë që t’u gjendet një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë...