LIVE UPDATES
Aktualitet

20 Maj 2020, 16:09 Nga DOSJA

TIRANË– Shkrimtarja Flutura Açka ka ‘shpërthyer’ kundër kryebashkiaku Erion Veliaj lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Me anë të një statusi në Facebook, Açka ka komentuar vizitën e Veliaj në një banesë në zonën e Kombinatit, ku edhe foli për prishjen e godinës.

Në postimin e saj, shkrimtarja shkruan se Veliaj prej muajsh kishte nisur një fushatë për të përçarë artistët dhe se disa prej tyre u thërriten në dreka, e kafe, madje iu blenë dhe dhurata.

Se bashkë me vrapin për shembjen e teatrit, kishte nisur një fushatë personale mjalti me ata që besonte se mund t’i blinte, se i thërriste për kafe e dreka nëpër saletet e fshehta të një hoteli të njohur në qendër, u blinte dhurata, mbase edhe ndonjë zarf. Se kishte nisur një fushatë të tërë përçarjeje dhe denigrimi për kundërshtarët, se kishte kurdisur një aparat të tërë malinj që të rrëmonte të kaluarën e tyre, familjen, fisin, miqësitë, prejardhjen, gratë, dashnoret, dëftesat e shkollave, dëshmitë e penalitetit, gjithçka që ai duket se e ka mjeshtri për të ndërtuar alibitë e tij, për të përbaltur “armiqtë” që vendosën të qëndrojnë dhe të mos shiten,”-shkruan ajo ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Mister pupuliti

Dje rastësisht më zuri syri një video të vizitës së Kryebashkiakut të Tiranës në një familje shqiptare, nga ato të shpeshtat e stilit “plagium” të tij, për të cilat jo shumë dekada më parë dënoheshe në Itali. Pasi e kishte hequr maskën e tij të shtrenjtë FFP2 (apo FFP 3, të cilën po ta vësh në Europë sot në publik, gjobitesh, sepse ruhen vetëm për ekipet mjekësore që përballen drejtpërdrejt me Covid-19), me një tortë në dorë, tek përqafonte zonjën e mirë të shtëpisë që po vizitonte, i foli edhe për Teatrin Kombëtar dhe i kërkoi asaj miratimin popullor të shembjes dhe madje shakatoi me të edhe me zhurmën që kishte bërë Teatri Kombëtar tek “thyente hundën” para forcës së tij, mu ashtu siç meritojnë ndërtesat e shëmtuara. Madje shtoi me sigurinë prej “Alice and Bob” se asnjëri prej atyre që janë kundër shembjes, nuk kanë qenë ndonjëherë në teatër! Po i fliste një njeriu, që jo për faj të saj, mund të mos kishte qenë ndonjëherë në teatër dhe as e dinte se ç’është teatri si koncept, si një nga helikat e padukshme të ADN-së së njerëzimit. Një natë më parë e kisha parë në një studio me një copë pupuliti në dorë tek kafshonte ajrin që nxirrte nga nxitimi se mos i harronte justifikimet që do të përdorte për gjëmën që i kishte bërë teatrit, në një nga ato shoë të mbrëmjes ku thirren shpesh për t’u pastruar politikanë, të cilët në mëngjes janë në shkallët e gjykatës a në derë të prokurorisë, studio ku kanë rast të kërcënojnë gazetarët. I foli asaj nëne të mirë me një ngazëllim të paparë, a thua se po vinte drejt e nga ceremonia e inaugurimit të Teatrit të ri Kombëtar. Por atë që nuk i tha asaj nëne – e cila, ngaqë e ka televizorin argëtim, mendon se ata që dalin më shpesh në televizor janë burra më të mirë prej krejtve – ishte se deri te dita e krimit të shembjes së Teatrit Kombëtar, ai kishte bërë disa krime të vogla dhe të mëdha njërin pas tjetrit. Se kishte nisur emisarë prej muajsh e muajsh me fletushka nëpër festivalet teatrorë për të intimiduar aktorë që të firmosnin kundër teatrit. Se bashkë me vrapin për shembjen e teatrit, kishte nisur një fushatë personale mjalti me ata që besonte se mund t’i blinte, se i thërriste për kafe e dreka nëpër saletet e fshehta të një hoteli të njohur në qendër, u blinte dhurata, mbase edhe ndonjë zarf. Se kishte nisur një fushatë të tërë përçarjeje dhe denigrimi për kundërshtarët, se kishte kurdisur një aparat të tërë malinj që të rrëmonte të kaluarën e tyre, familjen, fisin, miqësitë, prejardhjen, gratë, dashnoret, dëftesat e shkollave, dëshmitë e penalitetit, gjithçka që ai duket se e ka mjeshtri për të ndërtuar alibitë e tij, për të përbaltur “armiqtë” që vendosën të qëndrojnë dhe të mos shiten. Nuk i tha asaj nëne të mirë se ishte betuar para shefit të tij të bënte dorëzaninë për ta shembur Teatrin Kombëtar, jo ngaqë ishte trim, por se mori garancinë se do të ishte atavizma e tij në politikë. Nuk i tha se kishte përdorur qindramijë policë të të gjitha skuadrave, skuadriljeve e strukturave që njihen në këtë vend kundër një grushti artistësh e njerëzish të paarmuar, të cilët nuk mendojnë si ai. Nuk i tha se kishte shkruar natën si cubat, si kusarët për ta zënë në grackë ndërgjegjjen dhe psikikën e aq njerëzve të lidhur si me frymën e tyre me atë teatër. Nuk i tha se kishte thirrë orën e tij të ligë për të tërhequr zvarrë një grusht idealistësh që kishin filluar ta donin atë ngrehinë më shumë se shtëpinë e tyre, pikërisht se ishin trembur se mos e humbnin. Nuk i tha asaj nëne se nuk kishte pritur që të gdhihej mirë, as të thaheshin lotët e atyre që qanin para rrënojave (dhe që janë qytetarë të tij që duhen respektuar), për të dalë e folur e për të bërë protagonistin edhe në një ditë të tillë zie për kulturën dhe historinë shqiptare. Nuk i tha asaj nëne se për herë të parë në atë broçkullitje të radhës, të mbushura me gënjeshtra, mesazhet që e kishin shoqëruar online kishin qenë të gjitha negative, absolutisht negative. Nuk i tha se për herë të parë edhe ata njerëz që ishin mësuar të hapnin statuse anonime, ku hynin dhe i bënin fërtele kundërshtarët e tij, atë ditë ishin topitur, pasi edhe ata ishin mërzitur, sikur zogjtë, sikur pemët, sikur insektet, sikur gurët e atij teatri në të gdhirë të asaj të diele tinzare. Nuk i tha asaj nëne se po atë ditë në një nga gazetat me të mëdha europiane, akti i tij ishte quajtur “akt nazist” dhe se i kishte shqetësuar ata “miqtë e tij” europinë, të cilët nuk harronte t’i doroviste me pemë të ngulura kuturu në emër të tyre. Nuk i tha se kishte gënjyer duke thënë se shembja e Teatrit Kombëtar ishte vendimi më i vështirë i jetës së tij, aq i vështirë, sa nuk kishte pritur as dhjetë ditët ligjore për ta shembur. Nuk i tha asaj nëne se sa gjurmë të pista kishte lënë tek nxitonte për t’ua prishur shtëpinë artistëve, nga të cilat nuk e shpëton dot më asnjë drejtësi, sigurisht nëse ka drejtësi diku ky vend. Se i kishte shtyrë kompanitë celulare që të shkelnin të drejtat e njeriut dhe t’ua këputnin valët asaj shpure artistësh të zënë në grackën e lodhjes atë natë. Se një ditë më parë kishte folur për mola dhe krimba që po ia hanin vlerën e çmuar brenda atij teatri, por që të nesërmen i zuri pa kurrfarë dhimbjeje e respekti nën rrënoja. Nuk i tha se kishte pritur një çast shkujdesjeje të Opozitës për ta shembur teatrin dhe se nëse nuk ia gjente anën Opozitës, e cila deri tani i kishte hedhur vetëm ca shashka, atëherë po, mund të kishte probleme me gjithë këto marifete prej marifetçiu “që nuk ia hedh njeri” (siç i përbetua para copës së pupulitit që e kishte marrë me vete në studio). Nuk i tha se mund ta kishte punën pisk nëse Opozita bënte një premtim publik për ta çuar deri në fund drejtësinë ndaj inkuizitorëve të Teatrit Kombëtar. Nuk i tha se ka një mik “armik të popullit” që rreh, dhunon, zvarrit, helmon, verbon shqiptarët që protestojnë, pasi ka pirë edhe ai “drogën e pushtetit”. Nuk i tha se ai parku që pretendon se ka bërë brenda parkut të madh, ia nxorri kallp Koronavirusi, ngaqë nuk i hyri kujt në punë, siç do t’i kishte hyrë po të kishte bërë me ato miliona parash dhjetëra parqe të vegjël mes pallateve. Nuk i tha se ai sheshi që lëvdon prej ngrehaluci, është i vetmi në llojin e tij për një kryeqytet europian, i tillë, që ditën i duken zorrët mes ferrave dhe natën është i pakalueshëm prej mungesës së dritave nëpër shkurrishtat. Nuk i tha asaj nëne të mirë se tek ai stadium që ai e shet si koloseun e Tiranës, edhe bari refuzon të mbijë dhe është një ndërtim agresiv dhe i pabukur. Nuk i tha se kishte fyer me një cinizëm të pacak Europa Nostra-n si njëfarë OJF-je pa rëndësi, duke harruar se prej njërës së atyre gjërave pa rëndësi u kishte mbirë edhe ai vetë në derë shqiptarëve. Nuk i tha se nën rrënojat e teatrit kishte mbetur edhe flamuri shqipar që qëndrestarët e mbanin përherë aty. Sa gjëra nuk ia tha dot asaj nëne të mirë ai. Sepse, sikur ta kishte bërë këtë, ajo do t’i kishte thenë: “Po të paska dalë kallaji, mor djalë!”. Ose, sipas gjuhës së preferuar të tij dhe të shefit të tij: “Të paska dalë pupuliti, mor djalë!”. Pas këtyre gënjeshtrave që i tha asaj nëne, ajo u ngrit dhe i bëri një kafe bojëkafe, sepse ajo e di se kafet e zeza duhen vetëm për të mbledhur zemrën, dhe ky “çun garip” nuk kishte bërë asgjë për të qenë i pikëlluar, edhe pse kishte pikëlluar me egon e pushtetit të tij të pakontrolluar, me pangimjen e përjetshme të tipit mafioz, me përuljen latyritëse ndaj shefit, me sigurinë diabolike të plebeut, me mijëra e mijëra e mijëra shqiptarë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj flutura acka shembet teatri kombetar erion veliaj flutura acka shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet