LIVE UPDATES
Aktualitet

I premtoi djalit martesë për t’i zhvatur një telefon: Mos i thuaj njeriu që ta kam marrë unë, komshiet më kanë thënë

2 Mars 2020, 15:32 Nga DOSJA
I premtoi djalit martesë për t’i zhvatur një telefon: Mos i

Shumë thonë se të rinjtë sot kërkojnë gjithçka në moment dhe me çdo kusht. Madje ka raste kur për të poseduar një telefon të mirë, premtojnë edhe martesë. Tamam ky është rasti që është hetuar pas kallëzimit të një gruaje e cila i kishte bërë si dhuratë të birit të një telefon, por ai është mashtruar nga një vajzë e cila pasi e ka zhvatur aparatin, është zhdukur. Evangjelia Lila, e lindur në Volos Greqi – thotë një burim i Gazetës “Si” – është vendosur nën hetim pas gati një viti këqyrjesh dhe veprimesh hetimore që morën shkas nga denoncimi i një gruaje. Gruaja me inicialet R.Gj i tha gjatë vitit të kaluar policisë se i kishte blerë të birit me aftësi të kufizuara si dhuratë për ditëlindje një telefon të mirë. Por një ditë një vajzë në lagje pasi i është prezantuar si Eva, ka hyrë në bisedë më të birin. Si shkak ka gjetur përdorimin e telefonit për të kryer një telefonatë urgjente pasi nuk kishte ofertë tek telefoni i saj, thotë një nga agjentët që e hetoi këtë çështje. “Çdo ditë 21-vjeçarja shkonte në lagje, në vendin ku qëndronte i riu, bënte foto selfie, bisedonin me orë të tëra. Madje ajo i premtoi djalit se do martoheshin bashkë dhe i duhej telefoni i tij sa të mbaronte një punë”, shpjegohet më tej në dosjen që Gazeta “Si” disponon. E pandehura i ka premtuar se do ia kthente përsëri telefonin dhe në mirëbesim “nusja” e ardhshme i ka lënë telefonin e saj të vjetër, me ngjyrë të zezë.

Në dosje thuhet se kallëzuesja e ka marrë në telefon vajzën dhe i ka kërkuar që të kthente telefonin të birit. Në një moment vajza ka reguar dhe i ka kthyer përgjigjen “do ta kthej telefonin”. Gjatë kësaj kohe vajza e ka takuar të riun dhe i ka thënë “mos i thuaj njeriu që ta kam marrë unë telefonin, por që ma ke dhënë vetë”. Sipas qëndrimit të kallëzueses në polici, vajza është një hajdute dhe e ka mashtruar të birin, pasi “ka dëgjuar në lagje se e reja ka bërë edhe burg për mashtrime të tilla”. “Komshiet më kanë thënë se kam shpëtuar mirë pa më kopjuar çelësin e shtëpisë”, kujton në deklaratë gruaja, e cila vuri në lëvizje autoritetet. Zbulimi i gjurmëve të hajdutes u krye pas ekspertimit në numrin që posedonte djali 0xxxx44284, në të cilin vajza ka dërguar një fotografi para mashtrimit. Policia thotë se “portreti i personit femër në foton e printuar të nxjerrë nga celulari në fjalë në pronësi të shtetasit A.Gj, i përket shtetases Evangjelia Lila, krahasuar me katër fotografitë model në dispozicion të ekspertimit”. Në këto rrethana shton prokurorja ka vend për rregistrimin e emrit të Lilës për veprën e mashtrimit

Por në aktet e hetimit prokuroria konstaton se pas ngjarjes vajza është larguar nga Shqipëria. “Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, shikohet se shtetasja Evangjelia Lila, shkurt Eva, ka dalë nga kufiri në datën 2 tetor 2019, ora 18.21 nga PKK Morinë dhe nga kjo kohë nuk ka hyrë më” thekson më tej prokuroria e cila ka vendosur ta marrë të pandehur të renë. Si prova radhiten edhe komunikimet e mamasë së A.Gj me 21-vjeçaren gjatë kohës që ajo posedonte telefonin e zhvatur, procesverbal i sekuestrimit të telefonit, si edhe procesverbal i deklarimeve të djalit të mashtruar.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evangjelia lila evangjelia lila

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Mars 2020, 12:35

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga e kaluara e frikshme e dy kokave të krimit, të cilëve më datë 31 janar u ka shkuar në shtëpi formulari i Operacioni...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet