Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I përfshirë në skena korruptive/ Apeli i GJKKO dënon me burg ish-drejtorin e burgut 313
21 Prill 2022, 14:05Nga DOSJA
TIRANË- Ish-drejtori i burgut ‘313 Jordan Misja’, Eduart Struga është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me 2 vite e 6 muaj burg. Tashmë ish-drejtori i burgut do të rikthehet në institucionin që dikur ka drejtuar, por kësaj here si i dënuar. Bashkë me të, fajtor u shpall edhe për përgjegjësi i sektorit të logjitsikës Florjan Ahmetaj, i cili u dënua 4 vite burg për akuzën e korrupsionit, ndërsa me 3 vite burg u dënua biznesmeni Ervin Kurtulla, pasi është përfshirë në skemën korruptive.
Eduart Struga në bashkëpunim me shefin e Logjistikës, Florian Ahmetaj u zbuluan se kërkuan nga personi me inicialet I. Paço, një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregëtar të tregëtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP – në.
Gjithashtu Ahmetaj dhe Strugaj kanë pranuar ofertën e të hetuarit Ervin Kurtulla që ky i fundit do të ju jepte përfitim të parregullt në këmbim të lidhjes dhe zbatimit të kontratës së qirasë (premtimi për të dhënë një shumë çdo muaj në funksion të aktivitetit që Ervin Kurtulla do të vazhdonte në IEVP – në “Jordan Misja”). Struga, bashkë me Florjan Ahmetajn dhe Ervik Kurtullën, u arrestuan në prill të 2020-tës pasi në këmbim të parave kishin lejuar aktivitetin e një minimarketi brenda burgut 313.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Detaje të reja janë mësuar rreth ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 24-vjeçare shqiptare e cila ishte nisur nga Italia për në Kosovë për të fest...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në studion e ABC Live pamje ekskluzive se si u tentua t’i bëhej atentat me dron Aleks Dedës në Lezhë. Ky i fundit...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në studion e ABC Live pamje ekskluzive se si u tentua t’i bëhej atentat me dron Aleks Dedës në Lezhë. Ky i fundit...
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 53-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, krye...