LIVE UPDATES
Aktualitet

Darka me ambasadorët,Rama shigjeton Berishën e Metën:Kërcënojnë me rikthime e sfurqe

16 Dhjetor 2021, 18:45 Nga DOSJA
Darka me ambasadorët,Rama shigjeton Berishën e

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama e zbuloi sot fjalimin e mbajtur në darkën e djeshme me ambasadorët e huaj në Shqipëri, të cilët i priti në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Rama pa përmendur emra ka përmendur edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili edhe pse i shpallur “non grata” nga Amerika, ka shprehur hapur ambicien e tij për të garuar sërish për të qenë në krye të opozitës dhe më pas të qeverisë së vendit. Ndërsa po ashtu ka shënjestruar edhe presidentin e vendit, Ilir Meta, i cili gjatë zgjedhjeve u kërkoi shqiptarëve që të mbrojnë votën me sfurqe e sëpata, fjalë që sot u përdorën kundër tij nga Rama. Sërish pa e përmendur me emër kreun e shtetit. 

“Duhet durim, shumë më tepër se sa i ka mbetur këtij kombi, ndërkohë që figurat më të dyshimta të së shkuarës, gjejnë ende guximin të bëjnë kërcënime groteske me sfurqe apo rikthime në skenë, në emër të sovranitetit, dinjitetit, pastërtisë,”-shtoi sërish Rama. Mirëpo tone më të buta kishte rezervuar për kundërshtarin e tij në zgjedhjet e fundit për kryeministër, numrin një të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Të dëgjojmë më shumë njëri tjetrin. Jeta shkon shumë shpejt për ta cilësuar njëri tjetrin si armiq,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.

 

Fjala e Ramës:

Po e mbaj në anglisht fjalimin siç kam bërë çdo vit. Një tjetër viti po i vjen fundit, jemi këtu për të festuar ardhjen e 2022. Jam krenar për shumë gjëra që kemi arritur së fundmi, sidomos pas 2 viteve të fundit me ndihmën tuaj luftuam tërmetin dhe pandeminë. Më lini të them se sfidat me të cilat përballemi, unë jam besimplotë që më shumë do bëhet gjatë vitit që vjen. Viti që vjen është një vit kyç për Shqipërinë pasi po përgatitet të zërë vendin e saj në Janar në OKB, një institucion që më mirë se kushdo mishëron frymën e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë. Është një mundësi historike për Shqipërinë, një vend që ka qenë në dekada në dektaturë, në armiqësi me vendet e tjera. Fakti që kemi mundësi të bashkohemi me vende të tjera që nuk i shohim si armiq që luftojmë por si aleatë për një botë më të mirë tregon sa larg kemi shkuar. Kjo mundësi historike vjen në kohë jo shumë të lehta jo vetëm për Shqipërinë, po për të gjithë, për Balkanin, për Evropën dhe për botën.

Këto janë kohë sfiduese për të gjithë në. Sfidat me të cilat përballemi ndonjëherë duken shumë të mëdha, në krahasim me nevojat që kemi. Vende të vogla apo të mëdha, të zhvilluara apo të pazhvilluara, perëndimorë apo lindorë ndërkohë që merremi me një krizë dhe një krizë tjetër na del përballë, bëhet themelore të mos e lëmë gjendjen e emergjencës të pushtojnë mendjet tona. Është jetike të mos tërhiqemi në izolim. Dyshimi se çfarë është ndryshe është frika. Shqipëria e di shumë mirë se kush është kostoja e izolimit. E nuk kemi është mësim për botën po një që e kemi mësuar në mënyrë të vështirë, asnjë vend nuk e menaxhon dot vetëm një situatë si kjo. Jemi të gjithë të rinj përpara këtyre sfidave dhe jemi të gjithë bashkë në këtë dhe mund të mësojmë nga sukseset dhe dështimet. Një plagë e hapur në vepin më të humbur në botë mund të jenë të rrezikshme në zemrën e tij. Pasojat, siç kemi mësuar janë emergjente, pasojat zgjasin në kohë. Por ndërkohë që përballemi me këto armiq të padukshëm nuk duhet të bëhemi të padukshëm për njëri tjetrin.

Duhet të sigurohemi të mos sakrifikojmë të drejtat por të tregojmë atë që predikojmë. Të qeverisësh një vend të vogël është më e vështirë. Në botën në të cilën jetojmë, të drejtosh vende të mëdha do të thotë të drejtosh njerëzimi. Është thelbësore që vendet e mëdha të kenë një këndvështrim të gjerë. Është thelbësore që vendet e mëdha të mos zvogëlohen në zemra dhe mendje me burimet që iu duhen për t’ia dalë. Një famëkeq dikur tha në fund të vitit: Ky vit ka qenë më i vështirë, por më i lehtë se ai që do vijë. Disa mund të shohin këtë si një përshkrim i gjendjes të tanishme në vend. Nuk do e them se kush ishte ai shqiptar. Ai ishte mjeshtër i izolimit. Nuk është çështje vitesh më të lehta apo më të vështira por qeveri të përgjegjshme apo të papërgjegjshme. Ajo që bëjmë tani dhe si japim dhe marrim dhe njëri tjetrin do të përcaktojnë vitet që do të vijnë. Jemi këtu të kremtojmë dhe dëshira ime për vitin e ri është të bashkëpunojmë në radhë të parë si njerëz.

Mandati i tretë nuk më bëri të pamposhtur por më të përulur. Fitorja ishte e ëmbël dhe e hidhur. Ndjeva se nuk kishim bërë mjaftueshëm dhe kundërshtari ende nuk shihet. Pas një fitore që më përndjek më shumë pafuqia e pushtet për të ecur më shpejt për modernizuar një shtet që humbi shumë nga diktatura, ndihem i sekëlldisur. Le të marrim BE-në. Kemi gjithçka që duhej për të na dhënë dritën jeshile por nuk e kemi marrë. Ky është një fakt por ne do të vazhdojmë të bëjmë Shqipërinë më mirë. Koha kalon dhe frustrimi i shqiptarëve rritet. Bëmë çdo gjë që duhej për reformën në drejtësi. Duke u përballur me kundërshti edhe brenda koalicionit tonë. Duhet kohë dhe shumë kohë se sa koha që fluturon për njerëzit e këtij vendi që kanë pritur pafund për të jetuar në një vend ku kushdo është i barabartë para ligjit. Të marrim luftën kundër korrupsionit. Kërkon reforma, dhe i kemi ndërmarrë të gjitha. Po punojmë pa pushim. Kërkon një sistem drejtësie të pavarur. ndërkohë që ajo që mund të bëjmë tani për tani. është të shfrytëzojmë digjitalizimin që i bën vendet të kapërcejnë.

Por kjo nuk është e mundur që të lehtësohen njerëzit. Le të marrim modernizimin e të gjithë sektorëve. Kemi bërë aq shumë në tetë vite sa është bërë në dekada. Qeveria është e dënuar të krahasohet me Bashkimin Europian. Le të marrim pabarazinë sociale. Kemi bërë shumë por mbetet ende për t’u bërë. Ky është fundi i një tjetër viti kur mund ta bëja këtë rrëfim. Jam i vendosur të jap gjithçka nga vetja. Në ditët që do vijnë do paraqesim një nismë të re për bashkëvepruar mes qeverisë dhe njerëzve. Këto janë kohë sfiduese dhe duhet të punojmë bashkë si prindër, vëllezër dhe motra, si njerëz që duam më të mirë për vendin tonë që jemi të bekuar ta quajmë shtëpi. E ardhmja krijohet edhe përmes vullnetit për të dëgjuar më shumë njëri tjetrin. Me kalimin e kohës mund të ndihmojmë me vendimet. Më lini ta përmbyll me urimin për vitin e ri që të dëgjojmë më shumë njëri tjetrin. Jeta shkon shumë shpejt për ta cilësuar njëri tjetrin si armiq. Duhen reforma dhe ne po i bëjmë ato, duhet progres dhe ne jemi në këtë rrugë, po marrim avantazhin e teknologjisë për të avancuar vendin. Ato ndihmojnë vendin që të kalojë nga një fazë në fazën tjetër në disa vite. Por kjo është e vështirë, pasi prapë qytetarët janë të paduruar. Le të marrim sistemin shëndetësor, arsimin, institucionet, kemi bërë më shumë në 8 vitet se sa në dekada, por prap nuk është e mjaftueshme. Pasi Shqipëria është e dënuar në krahasohet vendet fqinje me BE, ku sistemi shëndetësor, shkollat dhe institucionet janë ndërtuar para se Shqipëria të ishte shtet. Ne kemi bërë shumë, por prap duhet të bëhen më shumë akoma. Dua do të vazhdoj, nuk kam ndërmend që t’ju paraqisja një ritual ankimesh, apo të merrja vëmendjen tuaj për keqardhje, por është fundviti.

Jam shumë i nderuar ta drejtoj vendin në mandatin e tretë. Jam i vetmi kryeministër që është zgjedhur për të udhëhequr në mandatin e tretë. Kjo për mua është shumë e rëndësishme dhe nuk kam fjalët që të falenderoi qytetarët, por jam i vendosur që të jap çdo gjë nga vetja ime për tua shpërblyer. Në ditët e ardhshme do të hapet një iniciavivë e qeverisë, për të bashkëpunuar më qytetarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Këto janë kohë sfiduese dhe ne duhet të veprojmë së bashku si qytetarët e Shqipërisë, që duan të japen çdo gjë për vendin e tyre.  E ardhmja që në duan nuk ndërtohet vetëm me planet që kemi, por ndërtohet me dëshirën për të dëgjuar të tjerët për të punuar, për ta bërë Shqipërinë vend më të bukur. është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, kur është fjala për përtitë politike nuk duhet të jetë aq e vështirë, kur është fjala për njerëzit e zakonshëm të marrin pjesë në vendimet që marrim. Dhe kush e di me kalimin e kohës, mund të ndihmojnë edhe vendimet mes partive politike. Më lejoni që ta përmbyll urimin duke thënë se shpresojmë që Viti i Ri të jetë për shqiptarët një vit më i mirë, të jetë më progresiv për vendin. Faleminderit.

SHIKO EDHE KËTË:

Darka e Ramës me ambasadorët! Yuri Kim pranë Linda Ramës, dy italianët rrinë bashkë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama rama me ambasadoret ne elbasan edi rama rama me ambasadoret ne elbasan

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës