LIVE UPDATES
Politike

“I lutem Zotit, që më fali nga korona që t’ju shoh juve kryeministër”, Basha takon gratë në Tiranë, zonja i ‘hap

6 Prill 2021, 13:39 Nga DOSJA
“I lutem Zotit, që më fali nga korona që t’ju shoh

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në Njësinë 3, në Tiranë dhe ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre. E pranishme në takim ishte dhe Drejtuesja Politike, njëkohësisht edhe kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranën, Jorida Tabaku, e cila tha se gratë në këtë zonë kanë problematika shumë të mëdha sepse varfëria është shumë e madhe.

“Unë sot kam takuar shumë zonja pensioniste të cilat kanë probleme reale, problematika reale dhe kemi diskutuar dhe zgjidhjet tona. Unë besoj që në këtë zonë, në mënyrë të veçantë në këtë pjesë të Tiranës, gratë kryefamiljare, nëna, zonjat, mbajnë një peshë shumë të madhe sepse këtu varfëria është shumë e madhe,”- u shpreh Jorida Tabaku.

Gratë adresuan probleme përsa i përket mungesës së ndihmës nga shteti për shpenzimet e ilaçeve për kurimin e Covid-19 dhe papunësisë që ekziston tek të rejat pasi kanë përfunduar studimet.

“I lutem Zotit, që më fali nga korona që t’ju shoh juve kryeministër. Isha duke vdekur nga e pa ngrëna, po kështu beriqaves u shtrova në spital, me çunin na zuri familjarisht, shpenzuam pak me siklet,”_ tha një grua.

Lulzim Basha: Me siguri, si çdo familje tjetër s’keni marrë asnjë mbështetje apo rimbursimin për ilaçet dhe shpenzimet?

“Jo!” – u shpreh një nga zonjat e pranishme.

“Kam një formim arsimor të themi të kompletuar. Zotëroj 3 diploma deri tani, gjithashtu edhe titullin avokate dhe punësimi në shtet është një farsë. Aplikimet janë absolutisht që nuk merret parasysh, dhe të hapurit të një zyre avokatie më vete, është gjithashtu e pamundur sepse ke taksa pafund për të paguar. Personalisht e gjej veten tek programi politik që sigurisht mbështet Partia Demokratike dhe që ju uroj shumë suksese,” – u shpreh një vajzë.

Kreu i opozitës tha se qeveria e ardhshme ka hartuar një plan për rimbursimin e të gjithë familjeve që janë detyruar të hyjnë në borxh për t’u kuruar nga Covid-19.

“Prandaj një nga gjërat që ne do të bëjmë, qeveria jonë do të bëjë dhe ka filluar puna që sot, do të hartojmë një paketë ndihme ekonomike për të gjithë ato familje që kanë shpenzuar qimet e kokës dhe janë futur edhe në borxh për t’u kuruar nga korona. Këta kanë premtuar një rimbursimin modest katër muaj pasi ne paraqitëm një plan të të gjithë shpenzimeve të atyre që janë me korona. Këta me letra kaluan gjoja një farë rimbursimin, që s’është asgjë dhe që e kanë marrë shumë pak njerëz. Ndërkohë që numri i familjeve që kanë shpenzuar miliona për t’u kuruar është shumë i madh. Është një peshë e jashtëzakonshme e shpenzimeve familjare, shumica e familjeve janë zhytur në borxh. Prandaj po ju them që një nga hapat e parë që do të bëjmë është hartimi i një pakete financiare për të dëmshpërblyer financiarisht mijëra familje shqiptare që janë detyruar të futen në borxh për të kuruar të afërmit e tyre të sëmurë nga korona,”- tha Basha.

Ndërsa sa i përket administratës, Basha tha se 25 prilli është dita për t’u ndarë nga vargoj e administratës së korruptuar dhe hapjes rrugë një administrate që t’u shërbej qytetarëve dhe të jetë krenaria e shoqërisë.

 

“Administrata është degraduar dhe degjeneruar në një pikë të paimagjinueshme. Unë e di që ka shumë në administratë të cilët duan të shërbejnë, por që e gjejnë të pamundur të shërbejnë me këtë kryeministër dhe me këtë qeveri. Atyre ju drejtohem dhe ju them që 25 prilli është dita për t’u ndarë nga vargoj që ju detyrojnë të ulni kokën, që ju detyrojnë të shkelni mbi etikën dhe moralin tuaj, për të mbajtur një vend pune për të mbajtur bukën e fëmijëve. Administrata publike do të jetë krenaria e shoqërisë. Ndaj, të gjithë ata që duan të shërbejnë me dinjitet, që kanë aftësitë, kanë përgatitjen dhe kanë përkushtimin për të zbatuar ligjin dhe për ti shërbyer qytetarëve më 25 prill do të çlirohen duke votuar për Partinë Demokratike. Sikundër dua t’ju them ju personalisht dhe të rejave dhe të rinjve të tjerë që ju më thatë që keni tre diploma. Kam takuar një vajzë që kishte dy diploma dhe rrinte te dera e një dyqani bosh në qendër të Lezhës që Shqipëria nuk e ka luksin t’ju lërë pa punë. Ndaj dhe prioritet i rekrutimit në administratë do të jetë që të sjellim pikërisht bijtë e bijat e shqiptarëve që duan dhe do ti shërbejnë vendit të tyre dhe qytetarëve të tyre duke zbatuar ligjin.

Në këtë mënyrë ne do të arrijmë edhe një kriter për tu afruar me Europën. Se ju e dini garancia e vetme që të përmirësohet jeta në Shqipëri është të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian dhe një nga kriteret kryesore është të kemi një administratë publike profesionale. Rimbursimin sipas diagnozës është hapi parë që do të hedhim në raport me pacientin shqiptarë. Dhe kjo do të mundësoj që mbi 95% e medikamenteve që marrin të gjithë pacientët duke përfshirë persona me statusin e invaliditetit të mos nxjerrin para nga xhepi por të rimbursohen nga fondet e sigurimeve shëndetësore dhe nga fondet e shtetit shqiptar. Ndërkohë në bashkëpunim me organizatat e personave me aftësi të kufizuara ku përfshihen edhe shoqatat e invalidëve, invalidëve të punës dhe invalidëve të tjerë, kemi hartuar një memorandum bashkëpunimi që do të mundësoj dyfishimin dhe trefishimin madje të fondeve në ndihmë të personave me aftësi të kufizuarave dhe të invalidëve,”- u shpreh Basha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 6 Prill 2021, 10:37

Rama: Vrasjet janë përgjysmuar në Shqipëri!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pyetur ndjekësit e tij në Instagram, se sa është ulur numri i vrasjeve vitet e fundit. Ai ka vendosur dy alternativa...

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre

Basha: Marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike.

“Maskat” grabisin banesën e biznesmenit në Lushnje, marrin paratë dhe bizhuteritë

Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë, Rama: Shfaqje e pabesueshme, ushtria ZERO fuqi....

Aksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në trotuar, plagoset taksisti dhe mësuesja

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë