EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Aktualitet
I ekzekutuan vëllain me 20 plumba, flet ish-banori i Big Brother: S’jemi si ata që e vranë
25 Mars 2019, 16:39Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme policia ka shpallur në kërkim një 27-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së biznesmenit në Shkodër, Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si ‘Nardi i Bujtinave’. Gjithashtu në pranga ranë tre persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.(Lexo të plotë)
Bëhet fjalë përkatësisht për dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç, të dy banues në lagjen “Skënderbeg” dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër .
Pas arrestimit të personave të mësipërm, vëllai i të ndjerit, Pavlin Polia ka folur për Dritare.net. Pavlini, i cili njihet për publikun shqiptar si ish-banori i Big Brother, i cili hyri në vitin 2009 në shtëpinë e famshme, është shprehur se beson se autorët kanë ngatërruar person, pasi nuk kanë asnjë konflikt me 3 të arrestuarit.
“Ne si familje përgëzojmë punën e shtetit. Nuk di se kemi konflikte me asnjë nga të dyshuarit që më treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar person, gjithsesi ne nuk bëhemi si ata sido që të jetë puna e kushdo që të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë , falënderoj ata që po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë,”– është shprehur Pavlin Polia.
Më 20 mars 2019, u ekzekutua me breshëri plumbash, 35-vjeçari Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si “Nardi i Bujtinave”. Biznesmeni i njohur në Shkodër si pronar i disa bujtinave turistike në Theth u vra në makinën e tij tip fuoristradë teksa ndodhej bashkë me një tjetër person.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Zv.ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Artan Shkreli ka dalë hapur kundër kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. (Lexo këtu)Shkreli ka shpërndarë sot...
Vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit, duket se do të këtë mjaft vështirësi në zbardhjen e saj, duke ndjekur fatin e disa prej ngjarjeve ...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në Opinion tha se në varrimin e avokatit të Emiliano Shullazit kishte persona të armatosur dhe se policia është e p...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka folur sot në “A show” në News24 për vendimin e saj që e rreshtoi kundër grupit parlamentar të PD dhe e ktheu madje në ‘...
Gazetarja Anila Hoxha deklaroi në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili se vrasja e avokatit Ravik Gurra ka ndodhur për shkak të detyrës.Duke dhënë detaje ng...
TIRANË– Një apartament në katin e tretë në rrugën “Ura”, zonën e Kinostudios në Tiranë ka marrë flakë ditën e sotme. Për pasojë kanë mbetur të asfiks...
Pas vendimit të presidentit Ramush Haradinaj, për shkarkimin nga detyra të zv.ministres serbe të drejtësisë, Mikic kanë reaguar të gjithë personazhet e njohur t...
TIRANË– Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e shërbimit të avokatisë për tre ditë (të mërkurë, të enjte dhe të premte) pas vrasjes së avoka...
ELBASAN– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Paper. Dosja.al mëson...