Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MBRETËRI E BASHKUAR – I dërguari i posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do një Ballkan Perëndimor të sigurt, me institucione të forta, demokratike dhe me sundim të fortë të ligjit.
Në një video-mesazh për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, me rastin e vizitës së tij në këtë vend, Peach tha se kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka kërkuar ta marrë postin, për të mbështetur përpjekjet e Britanisë në të gjithë rajonin. Ai tha se dëshiron të ofrojë mbështetje për zgjidhjet politike, si dhe t’i promovojë integrimet euroatlantike.
“Gjatë vizitës sime në Bosnje do të takohem me politikanë të rangut të lartë, agjenci për zbatimin e ligjit, parlamentarë dhe, çfarë është e rëndësishme, me akterë të rinj të shoqërisë civile, që punojnë për të promovuar paqen dhe pajtimin. I gëzohem bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë edhe përfaqësuesin e lartë [ndërkombëtar] dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, si dhe ofrimit të mbështetjes për ata që angazhohen në përparimin e këtij vendi. Sot jam në Sarajevë në kuadër të vizitës sime të parë si i dërguar i posaçëm”, tha ai në video-mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter.
Peach u emërua në postin e të dërguarit të posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor në fillim të dhjetorit. Në deklaratën pas emërimit të tij, Qeveria britanike tha se Peach do të mbështesë punën e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt. Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, ai do të bashkëpunojë me partnerët e Britanisë, në mbështetjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Këtë vit, edhe Shtetet e Bashkuara kanë emëruar të dërguar të ri të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Gabrial Escobar e ka zëvendësuar Matthew Palmerin nga muaji shtator. Aktualisht, Palmer është i dërguar i posaçëm i SHBA-së për reformën zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë. Bashkimi Evropian ka të dërguar për këtë rajon diplomatin Mirosllav Lajçak.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BRUKSEL – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha ditën e sotme se omicron pritet të jetë varianti dominues i koronavirusit në bllokun ...
KOSOVË- Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij në Kosovë. Duke qenë se janë dy shtete f...
KOSOVË- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë në konferencën për mediat se Kosova dhe Maqed...
BRUKSEL – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha ditwn e sotme se Bashkimi Evropian është i gatshëm që t’i shtojë sanksionet dhe të ...
BRITANI E MADHE- Një familje britanike teksa po admironin se çfarë pune të mirë kishin bërë duke dekoruar pemën e tyre të Krishtlindjes, vunë re gjarpri...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot presidentin e Maqedonisë së Veriut. Pas takimit zyrtar me Stevo Pendarovski, Osmani në një konfer...
SHBA– Një vrasja ka ndodhur në kompaninë Tesla, të Elon Musk. Punonjësi Anthony Solima, akuzohet se ka qëlluar për vdekje një nga kolegët e tij jashtë fab...
GREQI- Aktori i njohur grek ka pranuar para publikut se është krenar që është Shqiptar. Mediat e huaja shkruajnë se Kostas Nikouli ka treguar për publikun jetën...
ITALI- Një adoleshent italian ka humbur jetën pasi ka darkuar me miqtë e tij, me një menu fikse për 15 euro. Mediat e huaja raportojnë se pas nëntë ditësh shtri...
KOSOVË – Kriza energjitike duket se nuk ka lënë pa prekur as Kosovën, e cila pritet që gjatë tre ditëve në vijim të rëndohet, pasi mësohet se janë konsumua...