Berisha për Lulzim Bashën: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën
6 Dhjetor, 14:...
Bota
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi pritet të marri një mandat të dytë në postin e tij
16 Dhjetor 2020, 17:52Nga DOSJA
KOSOVË-I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të marri dhe një mandat të dytë, për të qëndruar në krye të këtij posti.
Sipas mediave të Kosovës, ky lajm është paralajmëruar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët kanë thënë se kjo është kompetencë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë se mandatet e të gjithë të dërguarve përcaktohen në parim për një vit dhe rinovohen për sa kohë që shtete e anëtare bien dakord. Ndërkohë, në lidhje me mandatin e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ai ka thënë se ndërmjetësi do vazhdojë edhe në rast se mandati i tij mbaron.
“Mandatet e të gjithë të dërguarve të veçantë përcaktohen në parim për një vit, por ato vazhdohen apo rinovohen rregullisht për sa kohë që shtetet anëtare të BE-së pajtohen se çështjet për zgjidhjen e të cilave u krijua posti në fjalë, vazhdojnë ende dhe kërkojnë vëmendjen dhe përpjekjen e vazhdueshme të këtij personi. Pra, në rast se z. Lajçak i afrohet fundit të mandatit të tij zyrtar, kjo nuk do të thotë që dialogu ose lehtësimi i BE-së do të ndalet,”-ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAZAKISTAN-Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në InterContinental Hotel në Almaty, Kazakistan. Sipas DailyMail, në disa pamje të publikuara tregohet një nënë, e ...
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Në një konferencë për mediat,...
KOSOVË- Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ai po diskutuan lidhur me masat të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Kosovë, k...
GREQI– Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar / 1,190 raste të reja me COVID. Ministria e Shëndetësisë greke raportoi për 85 vdekje të tjera gjatë...
ATHINË- Greqia merr vaksinën anti-COVID-19 para fundit të dhjetorit! Lajmin e ka bërë me dije kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në fjalën e tij në Par...
RUSI– Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka komentuar raportin e bërë nga CNN, për helmimin e Alexey Navalny. Sipas mediave, Lavrov e ka quajtur raporti...
GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel, e njohur shumë për thjeshtësinë e saj, ka nxituar për të bërë blerjet e fundit pak para se Gjermania të bllokohet t...
GJERMANI-Themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë Biontech, Ugur Sahin dhe Ezlem Tureci, janë shpallur nga revista “Der Spiegel”, si ” fitues të viti...
GJENEVË-Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një këshillë për të gjithë evropianët që duhet të ndiqet gjatë festave. Sipas mediave, në një njoftim z...
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 5 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 296 të tjerë....