6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Tiranë- Një i burgosur, i cili ndodhet në burgun ‘313’ në Tiranë rezulton i infektuar me COVID-19. Dosja.al mëson se i burgosuri është shtetas italian, i cili është arrestuar për trafik droge në vitin 2018 gjatë një operacioni të forcave RENEA.
42-vjeçari italian ishte kapur dy vite më parë gjatë një operacioni anti-drogë në qytetin e Durrësit. Mësohet se ai ishte një nga ‘bossat’ e klanit Di Cosimo, një nëngrup i të ashtuquajturës “Camorra barese” me qendër në qytetin e Barit. Për shkak të implikimit të tij me trafikimin e drogë, italiani ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2017 për t’u arrestuar në Shqipëri një vit më vonë.
Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë që ende lajmi nuk konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Megjithatë mësohet se tashmë italiani është veçuar nga pjesa tjetër e të burgosurve në burgun 313 për të shmangur një infektim masiv dhe është në pritje të procesit gjyqësor ndaj tij.
Gjithashtu tek 313 vuajnë dënimin disa prej ‘kokave të krimit’ në vend si: Emiliano Shullazi, Safet Bajri dhe anëtarët e tjerë të grupit, ‘Niçja i Shijakut’, Aleksandër Murataj etj. Megjithatë asnjë prej tyre nuk ka shfaqur simptoma që lidhen me pandeminë.
Më herët në këtë burg ka rezultuar i infektuar edhe një punonjës, por sipas Drejtorisë së Burgjeve ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë. Ndërsa pak ditë më parë u testuan edhe të burgosur të tjerë, të cilët dyshonnin se ishin të infektuar, mes tyre edhe ‘Niçja’.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 609, ndërkohë kanë humbur jetën 26 persona. Ndërsa, betejën me COVID-19 e kanë fituar 345 qytetarë. Harta është zgjeruar në Krujë, ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri në Tiranë dhe Shkodër. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 32 pacientë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e SPAK, për zgjatjen e hetimeve për tre gjyatëarët që vendosën që të ulnin dënimin e Dritan Dajtit...
Sikurse ndodhi edhe një vit më parë çifti i kalit të qyqes (Neophron percnopterus) ka preferuar stacionin e ushqimit suplementar të ndërtuar nga PPNEA, n...
Korçë- 35 shqiptarët, të cilët u karantinuan për 14 ditë në Hotel “Kristal” në Korçë, kanë dalë sot nga izolimi. 35 personat, me mbështetjen edhe...
TIRANË- Deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur sot se ai është shëruar nga COVID-19. Në një reagim në mediat sociale, Alimadhi shprehet se ai është mir...
Tiranë-Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka deklaruar ditën e sotme se një gazetar rezulton i infektuar me COVID-19. Fico ka bërë e dije se ai është në gjendje t...
DURRËS- Ndërsa shumica e qytetit të Durrësit është e mbyllur në shtëpi për shkak të masave të distancimit social që synojnë të parandalojnë epideminë e kor...
Tiranë- Zbardhet dëshmia e e vajzës së quajtur Jurgena. Xh, e cila ndërmjetësoi për të lidhur kontratën e shtëpusë për Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ky ...
TIRANË- Tregtarët e Vlorës po vijojnë protestën e tyre dhe kërkojnë nga bashkia një zgjidhje, pasi ata kanë mbetur pa punë pas mbylljes së tregut të orizit...
Krujë- 17 rastet e reja me COVID-19 në Krujë dhe 8 rastet në Kurbin mësohet se janë punonjës të fasonerisë dhe familjarë të tyre. Dosja.al mëson se gjendja e ty...