LIVE UPDATES
Aktualitet

I arrestuar për korrupsion/ Nuk kalon VETTINGU-n, shkarkohet prokurori i Sarandës Sali Hasa, KPK: Kishte probleme me pasurinë

3 Shtator 2021, 07:50 Nga DOSJA
I arrestuar për korrupsion/ Nuk kalon VETTINGU-n, shkarkohet prokurori i

TIRANË– Prokurori i Sarandës, Sali Hasa i arrestuar për korrupsion, është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi ka probleme të theksuara me pasurinë.

Ditën e sotme u mbajt dhe seanca e radhës ku u bë i ditur vendimi. Sërish Hasa nuk ishte i pranishëm në sallë, njësoj si radhën e kaluar. Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka pasur mungesë burimesh financiare.

GJETJET E KPK-së:

Vlerësimi i pasurisë ku konstatohet se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime financiare, ka kryer deklarim të rremë. Është bërë objekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2004. Një apartament në Kavajë të cilin e la shitur, e ka deklaruar të shitur në shumën 1 mln e 500 mijë lekë në 1998. Mungesë dokumentacioni për ndërtimin e një karabinaje.Nuk justifikon 900 mijë lekë. Ka deklaruar truall 500 m2, për 400 mijë lekë në 1998, që është materializuar në vitin 2001. Ka mospërputhje në deklarimet për shitjen e pasurisë karabina, duke deklaruar vetëm shitjen e sipërfaqen e pronës. Komisioni konstatoi mungesë leje ndërtimi dhe dokumentacioni. Në analizën financiare ndërtimi në fjalë është blerësuar në vlerën 3 mln e 600 mijë lekë, ndërsa subjekti e ka deklaruar në 2 mln lekë.Është i dyshimtë mos deklarimi i ndërtesës dhe shitblerja e saj pasi ka mospërputhje në deklarata. Mungesë dukomentacioni për shumën 2.5 lekë me të cilën deklaron se e ka shitur. 180 m2 sipërfaqja e karabinasë pa dokumentacion që justifikon burimet financiare. Apartament me sip 163m2 në Durrës, sipas kontratës janë paguar pjesërisht me afat përfundimi shlyerje në vitin 2001 për të cilin ka paguar 44 mijë dollarë amerikan. Mbetet e paqartë periudha e shlyerjes së kësaj shumë. Ka mungesë destinacioni.Subjekti nuk i ka deklaruar në 2004 apartamebtin dhe vlerën e tij brenda afateve ligjore kur ka kisur detyrën.

Subjekti ka deklaruar në 2006 shtëpi banimi 153 m2 ku deklaronte pagesln me këste. Ka bërë dekaklarime kontradiktore në të gjitha deklaratat. Shuma prej 2.5 mln lekë e deklaruar nga subjekti sënë llogari bankare nuk është oranuar nga komisioni për të justifikuar blerjen. Në shitjen e pronës janë konstatuar deklarime që dyshohet se janë të rreme pasi nuk përputhen me vlerën reale të tregut.Në 2005 ka deklaruar se nuk ka asnjë detyrim financiar brenda dhe jashtë vendit. Subjekti ka konfirmuar vlerat e paguara për shlyerjen e detyrimeve deri në vitin 2006, vit kur është bërë edhe shlyerja e plotë e shumës prej 40 mijë dollarë amerikan.

Depozitë bankare në bankën e kursimeve në vitin 2004 në emër të bashkëshortes me vlerë 2.5 milion lekë me burim shitjen e banesës. Nuk është vërtetuar fakti i të ardhurave për ndërtimin e saj. Kjo depozitë është tërhequr në vitin 2005, gjë të cilën subjekti nuk e ka deklaruar. Komisioni kërkoi nga subjekti burimin e kësaj shumë dhe ai nuk e ka provuar.Apartament 90 m2 në Sarandë. Nuk ka deklaruar shumën e këstit të parë 792 mijë lekë si dhe vlerën totale 3.9 milion lekë në vitin 2009. Vlera e pagesës do bëhej me këste. Kësti i parë 790 mijë lekë është paguar paraprakisht ndërsa kësti tjetër prej 1.3 mln lekë do të paguhej pas marrjes së apartamenti.Këtë shumë e ka paguar me një kredi të marrë në kushte lehtësuese, por djali dhe bashkëshortja nuk janë punonjës që përfitojnë nga këto lehtësira dhe është e dyshimtë marrja e kësaj shume prej 2 mln lekë.Subjekti nuk ka deklaruar kontratën e sipërmarrjes në vitin 2010. Nuk ka deklaruar pagesën e këstit prej 790 mijë lekë. Nuk ka deklaruar mbylljen e llogarisë bankare. Vlera e pasurisë nuk është përfshirë në vitin 2014 në deklarimet e tij.

Tokë kullotë Palermo Himarë, mungesë të lidhjes me dhuruesin me sipërfaqe 1000m2. Dhurata fëmijëvebtë tij. Rezulton se fëmijët e tij disponojnë 2000m2 dhe jo aq sa ka deklaruar dhe jo tokë kullotë. Në këtë sip toke rezukton se nuk është bërë asnjë investim. Dhuruesi është pronar i 38 mijë m2, që pranon se pjesën e dhuruar prej 1000 m2 e jep pa asnjë detyrim. Është regjistruar në emër të fëmijëve të Hasës në 2005. Konfirmohet regjistrimi i pronës dhuratë. Fëmijët dhe dhuruesi kanë firmosur deklaratë noteriale dhurim-pranimi në vitin 2014. Mbetet i dyshimtë dhurimi pavarësisht se nuk janë konstatuar shkelje. Subjekti duhet të justifikojë bindshëm si kanë përfituar familjarët e tij një pronë të tillë madje pa lidhje gjaku. Automjet i blerë me burime të dyshimta financiare, nuk është deklaruar shitja e tij. E blerë në 1 mln lekë, me burim huanë me afat 5 vjeçar me këste 200 mijë lekë, pa kontratë, ende vlera nuk është shtyrë sepse është bërë marrëveshje gojore për shtyerjen e afatit. Në 2008 ka marrë hua 1 mln lekë nga shtetasi I.M. duhej të përfundonte në 2013 shlyerja e huasë me këst 200 mijë lekë.

Duket se subjekti nuk ka justifikuar burimin e të ardhurave për dhënie huaje, ka paqartësi në deklarim, nuk provohet me dokumentacion, mbetet vetëm në nivelin deklerativ. Ndër vita ka pasur probleme në deklarimet periodike vjetore ndërsa në 2014 deklaron shlyerjen e plotë. Automjet tip Peugeot Blerje dhe shitje brenda 2 javëve ku ka deklaruar shitjen e tij dhe jo blerjen, me vlerë 500 euro, ndërsa e ka shitur në shumën 2 mijë e 500 euro. Deklarata e shitjes në gjuhën greke. Vlera e përfituar nga shitja nuk është përfshirë. Automjet tip audi, me vlerë 850 euro, shitjen djalit të tij në shumën 1000 euro tp cilën edhe ky e ka shtitur për 400 mijë lekë, të gjitha në harkun kohor 2 vjeçar. Hasa ka bërë kontratë shitblerje me djalin por jo një e tillë me blerësin e parë, pasi është bërë vetëm përmes një faturë. Ngelet e dyshimtë blerja fillestare dhe ajo e shitjes nga djali për 400 mijë lekë, për më tepër i biri nuk ka pasur burim të ligjshëm të krijimit të kësaj pasurie

Automjet tip ëolsvagen, në 2016 në vlerën 200 mijë lekë nga djali, me vlerë burimi përftuar nga shitja e audit. Mbetet i dyshimtë çmimi i blerjes në raport me vlerën e tij. Mbetet i pavërtetetuar burimi i kësaj pasurie

Shpenzimet e arsimimit të fëmijëve në Rusi. Janë deklaruar vetëm shpenzimet e jetesës e jo të studimeve. Në 2003-2004 dhe 2004-2005, subjekti deklaron se gjyshërit dërgonin para. Shpenzimet janë vlerësuar në 700 mijë lekë në vit subjekti ka bërë deklarime të ndryshme të shpenzimeve të fëmijëve. Ka mospërputhje deklarimesh të periudhës së shkollimit të fëmijëvebnë Rusi. Subjekti në i ka deklaruar. Ka deklaruar se ka një mercedez, që se ka deklaruar të tij, por si provë shtetasit D.A. vajza ka benz po ashtu në pronësi të shtetasit E.Gj. nuk ka justifikim për mbajtjen dhe kohen në përdorim. Subjekti ka pranuar senka pranuar dhurim, në rormën e përballimitntë shpenzimeve për një udhëtim në Moskë në vitin 2006. Nuk ka sqaruar rrethanat, shumën, arsye Evidentohen 15.5 milion lekë mungesë burimesh financiare në raport me investimet apo shpenzimet ngarkim të Hasës.

Sali Hasa u arrestua për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Ai është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprën penale të korrupsioni pasiv të funksionarëve të tjerë të drejtësis.

Bashkë me Hasën janë vënë në pranga edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Napolon Hodaj. Arbitri i ndeshjeve të futbollit Qerim Ruçi. Një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sali hasa sali hasa

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Shtator 2021, 06:43

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.30-vjeçari me inicialet A. (H).M. është vënë në pranga pas...

Aktualitet 3 Shtator 2021, 05:47

DURRËS– Makina e inspektorit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati është hedhur në erë. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:25 në lagjen numër 17, përballë ba...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet