LIVE UPDATES
Bota

Humbi zgjedhjet në Skënderaj, Jashari: Rezultati është manipuluar

19 Tetor 2021, 21:21 Nga DOSJA
Humbi zgjedhjet në Skënderaj, Jashari: Rezultati është

KOSOVË- Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar përsëri për rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Jashari përsëri ka aluduar në manipulim të votave dhe ka thënë se do t’i shkojë deri në fund rrugëve ligjore. Jashari fillimisht ka përmendur të gjitha projektet që ka realizuar gjatë katër viteve të kaluara që ishte kryetar.

“Të dashur qytetarë, mbështetës të Idealit tonë të përbashkët, Ju faleminderit mijëra herë nga zemra për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur gjatë qeverisjes sime 4 vjeçare, duke realizuar së bashku qindra projekte milionëshe që kanë ngritur mirëqenien e qytetarëve të Skenderajt dhe të cilat do të mbahen mend gjatë nga të gjithë. Jam jashtëzakonisht i lumtur që me vullnetin më të madh, pavarësisht shumë sfidave, me angazhim maksimal bashkë me qytetarët instaluam një qeverisje të mirë dhe transparente, një standard të ri të qeverisje për qytetarët tonë. Sot duhet të ndihemi krenar secili nga Ne që punuam me tërë mundin në këto 4 vite për qytetarët, për fushatën shembull që zhvilluam, për programin zhvillimor që ofruam, për ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve, për respektimin e ligjeve dhe institucioneve tona të ndërtuara me shumë mund e sakrificë”, shrkuan ai.

Ai më tej ka shkruar se qytetarët janë manipuluar e shantazhuar para qendrave të votimit dhe se ata që festuan nuk e kishin pritur fitoren.

“Të turpëruar duhet të ndihen vetëm ata që nuk lanë gurë pa lëvizur e metodë antiligjore pa përdorur për të marrë peng votën e qytetarëve, ata që ju bënë presion votuesve, ata që iu shkuan në shtëpi një ditë para votimit, ata që i ndalën votuesit para qendrave të votimit duke i shantazhuar e mashtruar, ata që vodhën vullnetin e lirë të qytetarëve e ata që festuan si festuan për një “fitore” që as vet nuk e kishin pritur. Të gjitha këto i dijnë shumë mirë qytetarët e vendit tonë, këto sot fliten gjithandej dhe tashmë çdo gjë dihet për manipulimin e këtyre zgjedhjeve”, shkruan ai.

Ai tregon se ka bërë mbi 10 ankesa në PZAP dhe se do të vazhdojë të luftojë për “drejtësi”

“Të dashur qytetarë, duke besuar fuqishëm në drejtësinë tonë kemi bërë mbi 10 ankesa në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor dhe presim që të zbardhet e vërteta edhe nëse duhet të hapet e të verifikohet çdo kuti e votimit. As këto zgjedhje, as manipulimet e shumta dhe as asgjë tjetër nuk mund të ndalë angazhimin tonë të përbashkët për qytetarët dhe vendin tonë të shenjtë. Fitues të vërtetë të këtyre zgjedhjeve jemi vetëm Ne qytetarë të dashur, numrat e vjedhur e manipuluar nuk mund t’i mbulojnë veprat dhe sjelljet e tyre antiligjore dhe anti morale. Shihemi së shpejti bashkë për Idealin tonë!”, përfundon ai.

Lajmi kryesor/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh më 14 nëntor

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni bekim jashari zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 bekim jashari zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet