Sociale

Humbën nënën dhe babain në aksident, çfarë ka ndodhur sot me 4 jetimët në Dibër

Ditën e sotme është vendosur që kujdestaria për 4 fëmijët e mbetur jetim pasi prindërit e tyre humbën jetën në aksident 5 ditë më parë, t'i kalojë gjyshit të tyre. Po ashtu, "Fundjavë Ndryshe" ka bërë me dije se është vendosur që shtëpia e re të blihet në Tiranë, duke menduar për të ardhmen e fëmijëve.
Featured image of article: Humbën nënën dhe babain në aksident, çfarë ka ndodhur sot me 4 jetimët në Dibër Aktivistët e "Fundjavë Ndryshe" dhe fëmijët jetimë

DIBËR- Një aksident i rëndë ndodhi më 10 Mars, ku burrë e grua humbën jetën në një aksident në aksin rrugor Dibër-Maqellarë, duke lënë jetimë 4 fëmijë të moshës 14, 11, 8 dhe 2 vjeç. (Lexo këtu)

Pas kësaj, fondacioni ‘Fundjavë Ndryshe’ një ditë më parë, bëri apel për ndihmë për fëmijët e mbetur pa nënë dhe baba, pasi sikur të mos mjaftonte kjo, familja jeton në kushte të vështira ekonomike.

Ditën e sotme në Peshkopi, ka shkuar aktivisti Arbër Hajdari i cili bën me dije se është vendosur që kujdestaria e vajzave t’i kalojë gjyshit dhe gjyshes.

“Gjithashtu vendosëm që shtëpia e re të blihet në Tiranë, duke menduar për një të ardhme më të mirë për fëmijët”, shkruan aktivisti, ndërsa bën thirrje për ndihmë.

Për ata që duan të kontribuojnë, numrat e llogarisë:

Fondacioni Fundjavë Ndryshe

Raiffeisen Bank

SWIFT CODE – SGSBALTX

0011184027 – ALL – AL76202110130000000011184027
0021184027 -EUR – AL61202110130000000021184027
0031184027 -USD – AL46202110130000000031184027

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment