LIVE UPDATES
Bota

Hovenier: Do ta inkurajoj Kosovën për konstruktivitet dhe fleksibilitet në dialog

6 Tetor 2021, 06:12 Nga DOSJA
Hovenier: Do ta inkurajoj Kosovën për konstruktivitet dhe

SHBA- Në Komitetin e Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, të martën, më 5 tetor, është paraqitur Jeffrey Hovenier, i nominuar i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për ambasador në Kosovë.

Gjatë paraqitjes së tij, Hovenier ka thënë se ka qenë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për ta mbrojtur popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit në disa aspekte, por ka theksuar rolin që ka pasur si pjesëtar i ekipit të Kombeve të Bashkuara, të krijuar nga ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, “i cili ka krijuar ‘Planin Ahtisari’ dhe ka hapur rrugën për pavarësinë e Kosovës”.

Ai ka thënë se nëse emërohet ambasador i SHBA-së në Kosovë, ai do ta ketë prioritet vazhdimin e mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike. Më pas ai ka përmendur mbështetjen për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili siç ka thënë Hovenier – duke cituar presidentin Biden – duhet të ketë në qendër “njohjen reciproke”.

“Normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për stabilitetin rajonal dhe do të hapë rrugën për dy shtetet drejt integrimeve në institucionet euro-atlantike. Nëse më konfirmohet nominimi, unë do ta inkurajoj Kosovën që të angazhohet me konstruktivitet, fleksibilitet dhe urgjencë”, ka deklaruar ai para senatorëve amerikanë.

Hovenier e ka përsëritur se Kosova është shtet i pavarur dhe se autoritetet në Kosovë qeverisin gjithë shtetin. Megjithatë ai ka përmendur sfidat me të cilat përballet ky shtet në këtë aspekt. Ai ka thënë se dialogu në Bruksel ka shënuar përparim në fushën e shërbimeve të doganave dhe gjyqësorit, mirëpo ende duhet bërë punë, sidomos në qeverisjen komunale.

“Ne e pranojmë se Serbia dëshiron të mbështesë komunitetin serb në Kosovë, kjo është e arsyeshme. Mirëpo kjo gjë duhet bërë brenda kornizës kushtetuese dhe sipas ligjeve të Kosovës”.

I pyetur nga senatori amerikan, Bob Menendez se si e sheh Hovenier rolin e Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën, pasi sipas tij Serbia jo gjithmonë del të jetë “partnere e mirë”, i nominuari për ambasador ka thënë se do të punojë për të normalizuar sa më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sikurse çdo problem tjetër në Ballkan, problemi kërkon punë nga të dyja palët. Fokusi im do të jetë për të inkurajuar autoritetet e Kosovës që të angazhohen me konstruktivitet dhe urgjencë në atë proces, mirëpo më duhet të pajtohem me ju se autoriteteve në Serbi u duhet shtytja e njëjtë dhe nuk mund të mos pajtohem me vlerësimin tuaj se bashkëbiseduesit serbë jo gjithmonë kanë qenë në atë linjë gjatë procesit”.

Mes tjerash gjatë paraqitjes së tij, Hovenier ka përmendur edhe rimëkëmbjen e Kosovës nga pandemia e koronavirusit.

“Kur Kosova ka kërkuar ndihmën tonë, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar. Në shtator, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbi 500 mijë doza vaksinash të kompanisë Pfizer për Kosovën”, ka deklaruar mes tjerash ai.

Ai ka përmendur edhe se do të punojë me partnerët në Kosovë për rritje të ekonomisë dhe adresim të shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë. Ai ka thënë se do të mbështesë zhvillimin gradual dhe transparent të FSK-së, duke thënë se SHBA-ja mund të ndihmojë në avancimin e Kosovës nga konsumatore në ofruese të sigurisë.

“Nëse zgjidhem ambasador, do të mbështes zhvillim gradual dhe të vazhdueshëm të FSK-së në forcë multi-etnike, ndërvepruese me NATO-n dhe forcë për mbrojtje territoriale”.

Hovenier ka thënë po ashtu gjatë prezantimit të tij se populli i Kosovës nuk e ka harruar rolin e SHBA-së në 20 vjetët e fundit.

“Si rezultat, Kosova është një nga vendet më proamerikane në botë dhe partnere e ngushtë”.

Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë në muajin shkurt, qeveria e re ka mandat të qartë dhe se marrëdhënia SHBA-Kosovë mbetet pozitive dhe produktive. I nominuari i Bidenit për ambasador në Kosovë, ka përmendur edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për të strehuar përkohësisht disa afganë të evakuuar nga Afganistani, pas largimit të trupave ndërkombëtare nga ky vend.

“Pranimi i refugjatëve kur kanë nevojë është diçka që shumë kosovarë e kujtojnë”.

Kur senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka pyetur të nominuarit për ambasadorë në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, Jeffrey Hovenier dhe Michael Murphy se si mund të drejtohen këto vende drejt Perëndimit dhe të mbahen larg ndikimit të Kinës dhe Rusisë, i nominuari për ambasador në Kosovë ka thënë se Kosova është rast “sui generis” në rajon, meqë as Rusia dhe as Kina nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe rrjedhimisht nuk vërehet shumë ndikimi i këtyre shteteve.

“Në periudhë afatshkurtër, mendoj se detyra jonë është që të inkurajojmë autoritetet e Kosovës që të bëjnë reformat e kërkuara në mënyrë që të jenë të gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. BE-ja ka luajtur rol konstruktiv në disa aspekte kur është fjala për Kosovën, mirëpo keni të drejtë kur thoni se stimuli për anëtarësim ka qenë katalizator për reforma dhe ndryshime”.

Ai ka thënë se nëse zgjidhet ambasador ai do të punojë për të krijuar një momentum të ri. Hovenier ka shtuar edhe se do të inkurajojë edhe vendet e BE-së që nuk kanë njohur shtetësinë e Kosovës për të menduar rreth ndikimit që mund të ketë kjo gjë në procesin e anëtarësimit. Vendet anëtare që nuk kanë njohur shtetësinë e Kosovës janë: Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia. Seanca për zgjedhjen e ambasadorit të ri në Kosovë vjen pas përfundimit të mandatit të Philip Kosnett si ambasador në Kosovë.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni jeanne shaheen jeffrey hovenier michael murphy philip kosnett jeanne shaheen jeffrey hovenier michael murphy philip kosnett

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet