LIVE UPDATES
Aktualitet

Hoteli me 5 yje në Barcelonë u pagua 2 herë, nga Fusha dhe Bashkia e Tiranës

6 Mars 2020, 16:15 Nga DOSJA

TIRANË- Më 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të lartë të Bashkisë së kryeqytetit, të cilët akuzohen se përfituan pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për qëndrimin e tyre në një hotel me 5 yje në Barcelonë në qershor 2018. Vendimi për pushim u ndërmor vetëm 3 muaj pas regjistrimit të një procedimi penal me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, pas publikimit në media të një fature të paguar nga karta personale e biznesmenit Fusha për llogari të nënkryetarit të Bashkisë, Arbjan Mazniku. Por ndryshe nga konkluzioni i Prokurorisë, dokumentet hetimore të siguruara nga BIRN ngrejnë pikëpyetje të dyfishta mbi seriozitetin e hetimit dhe zyrtarët e përfshirë në këtë çështje –të cilët rezultojnë se jo vetëm përfituan qëndrimin në hotel nga Fusha, por përfituan edhe rimbursim për kostot e akomodimit në Barcelonë nga arka e Bashkisë së Tiranës.

Ceremonia e ndarjes së çmimit “European Prize for Public Urban Space” u zhvillua më 20 qershor në Barcelonë dhe Bashkia e Tiranës u përfaqësua në këtë event nga një delegacion prej 5 vetash. Në të morën pjesë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nënkryetari Arbjan Mazniku, drejtori i Planifikimit Urban, Ditjon Baboçi, drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Fatjon Sallaku dhe dy përfaqësues të drejtorisë së Medias, Denis Dedej dhe Luis Tanushi. Drejt Barcelonës udhëtuan më 19 qershor edhe biznesmeni Fusha dhe djali i tij, me ftesë të projektuesit belg të sheshit “Skënderbej”. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj u akomodua në hotelin “Alma Barcelona” nga organizatorët e eventit, dokumentet tregojnë se Mazniku e Baboçi zgjodhën të qëndrojnë në të njëjtin hotel me kryetarin falë bujarisë së biznesmenit Fusha, i cili e pagoi faturën e qëndrimit të tyre për dy netë me një vlerë prej 1816 euro në total.

Pas kthimit në Tiranë, Mazniku dhe Baboçi u rimbursuan edhe nga arka e Bashkisë e Tiranës për shpenzimet e hotelit me 1465 euro në total. Në dëshmitë e tyre për Prokurorinë, Mazniku dhe Baboçi në njërën anë dhe biznesmeni Fusha në anën tjetër dhanë deklarime kontradiktore për rrethanat e pagesës së hotelit nga ky i fundit. Por në kërkesën e Prokurorisë, dëshmia e biznesmenit Fusha konsiderohet si “versioni zyrtar” i historisë, duke shkarkuar nga përgjegjësia zyrtarët e kallëzuar. Mazniku dhe Baboçi pretenduan gjithashtu para Prokurorisë se ia kthyen paratë e hotelit Fushës në cash, pas mbërritjes së tyre në Tiranë. I pyetur nga BIRN për përfitimin e dyfishtë të pagesës së hotelit, Mazniku tha se nuk kishte koment, pasi sipas tij “çështja në fjalë është ezauruar në sistemin e drejtësisë”.

“Kur flet drejtësia, të tjerët duhet të heshtin,” tha Mazniku përmes një mesazhi. Ditjon Baboçi nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga BIRN. Ndërsa drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj nuk i shpjegoi kontradiktat e hetimit në një bisedë telefonike me BIRN. “Prokurori nuk mbyll hetime, por i bën kërkesë gjykatës. Presim një verdikt të gjykatës nëse kërkesa jonë për pushimin e procedimit do të vlerësohet apo jo e drejtë,” tha Imeraj. Vendimi i Prokurorisë së Tiranës për pushimin e hetimit shihet me dyshim nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila është pjesë e këtij procesi në cilësinë e kallëzuesit. “Kemi dyshime për ligjshmërinë e kërkesës së Prokurorisë për mbylljen e hetimit,” tha Adriana Kalaja, përfaqësuese e Aleancës për BIRN. “Mendojmë që hetimet me ndërhyrje nuk janë të plota dhe ne nuk jemi thirrur për t’u pyetur nga Prokuroria,” shtoi ajo.

“Nuk kishte dhoma, ndaj u dhashë të miat”

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, duke folur në njëmbledhje të Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, | Foto : LSA

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit “European Prize for Urban Public Space” më 20 qershor 2018 në Barcelonë, projekti i sheshit “Skënderbej”, i zbatuar nga kompania Fusha sh.p.k, fitoi çmimin e parë. Fusha Sh.p.k është kontraktori më i madh i bashkisë së Tiranës prej kohës që ky institucion drejtohet nga Erion Veliaj. Suksesi i Bashkisë në Barcelonë u mjegullua megjithatë në gusht 2019 nga publikimi në portalin JOQ i një fature hoteli të paguar nga karta personale e biznesmenit Fusha për llogari të Maznikut. Ngjarja u denoncua si “konflikt i pastër interesi” nga Partia Demokratike në opozitë, ndërsa në Prokurorinë e Tiranës mbërritën dy kallëzime paralele për hetimin e çështjes, një nga Prokuroria e Përgjithshme dhe i dyti nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Përgjatë tre muajve të hetimit, prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Alket Mersini administruan procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës për mbulimin e shpenzimeve të aktivitetit si dhe dëshmitë e personave të përfshirë. Urdhrat e shërbimit tregojnë se Bashkia shpenzoi mbi 1.2 milionë lekë dhe 590 euro për bileta avioni, pagesa hoteli dhe dieta për pesë anëtarët e delegacionit- me përjashtim të hotelit të Veliajt që rezulton i paguar nga organizatorët. Zyrtarët e Bashkisë u ndanë në dy hotele gjatë qëndrimit të tyre në Barcelonë: Veliaj, Mazniku dhe Baboçi u akomoduan në hotel Alma –vetëm disa hapa larg bulevardit kryesor “Passeig de Gràcia”, ndërsa tre punonjësit e tjerë në hotelin “Astoria”.  Biznesmeni Fusha dhe djali i tij rezultojnë të kenë qëndruar në hotelin “Majestic”.

Në dëshmitë e tyre për Prokurorinë, Mazniku dhe Baboçi mohuan që të ishin në dijeni se dhomat e hotelit të tyre për 19 dhe 20 qershorin ishin paguar më parë nga biznesmeni Fusha. Ata deklaruan se ishin akomoduar në hotel Alma në Barcelonë në orët e vona të natës, ndërsa të nesërmen e kishin kaluar ditën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Pagesën e faturës nga Fusha, Mazniku tha se e kishte mësuar mëngjesin e 21 qershorit 2018, kur kishte shkuar në recepsion për të paguar faturën. “Nga personeli i hotelit jam informuar që pagesa [578 euro për dy netë] ishte kryer nga shtetasi Shkëlqim Fusha, administrator i shoqërisë Fusha sh.p.k. Kam komunikuar me shtetasin Shkëlqim Fusha, të cilit i kam thënë se do ta bëj rimbursimin me t’u kthyer në Tiranë, për faktin se atë ditë kam udhëtuar në Londër…,” ka thënë Mazniku në Prokurori.

Mazniku ka shtuar gjithashtu se faturën e hotelit e kishte dorëzuar në Bashki dhe ishte rimbursuar nga Bashkia më 8 tetor 2018 në llogarinë së pagës. I pyetur mbi formën e pagesës së shumës ndaj Shkëlqim Fushës, Mazniku është përgjigjur “ia kam bërë në kesh”. Ndryshe nga Mazniku, Baboçi ka deklaruar në Prokurori se e kishte mësuar në Tiranë faktin se fatura e dhomës së tij në vlerën 887 euro ishte paguar nga biznesmeni Fusha, por nuk e mbante mend se nga kush. Edhe Baboçi deklaroi se paratë ia kishte kthyer Fushës cash në dorë. Biznesmeni Shkëlqim Fusha tregoi një tjetër version të historisë përballë Prokurorisë. Ai tha se kishte planifikuar të shkonte në Barcelonë së bashku me bashkëshorten, vajzën, djalin dhe drejtuesin teknik të kompanisë. Më 16 qershor 2018, ai tha se pagoi në mënyrë të pakthyeshme dy dhoma në hotel “Alma” për veten, bashkëshorten dhe vajzën dhe për shkak të mungesës së dhomave të tjera, kishte rezervuar në hotel Majestic dy dhoma të tjera për djalin dhe drejtuesin teknik. Planet sipas Fushës ndryshuan, pasi bashkëshortja dhe e bija e anuluan udhëtimin për arsye shëndetësore, ndërsa drejtuesi teknik e anuloi për arsye familjare.Kur Fusha me të birin mbërritën në hotel Alma në Barcelonë, dikush nga delegacioni i Bashkisë i kishte thënë se nuk kishte më dhoma të lira në hotel.

“Nuk më kujtohet se cili nga përfaqësuesit e bashkisë më ka thënë që nuk paska më dhoma të lira në këtë hotel. Aty u kam thënë që nëse dëshironi mund të përdorni dhomat e mia të cilat i kisha të prenotuara në hotelin “Alma Barcelona”, pasi kisha edhe dy dhoma të tjera të prenotuara te hoteli tjetër,” tha Fusha. Fusha ka pretenduar në Prokurori se kishte mësuar më 21 qershor se në dhomat e paguara prej tij ishin akomoduar Mazniku dhe Baboçi. Ai pretendoi gjithashtu se hoteli i kishte dërguar një formular pas mbërritjes në Shqipëri për shkak të mospërputhjes së emrit të prenotuesit me personat që kishin fjetur- por shtoi se nuk e dispononte këtë dokument. Fusha pretendoi gjithashtu se i kishte marrë mbrapsht pagesat e hotelit nga Mazniku dhe Baboçi. “Pasi jam kthyer në Tiranë më ka kontaktuar shtetasi Ditjon Baboçi me të cilin jam takuar dhe më ka bërë rimbursimin cash sipas faturës së hotelit për netët e qëndrimit te Alma Barcelona. Disa ditë më pas, të njëjtin veprim ka kryer edhe Arbjan Mazniku,” përfundon Fusha në dëshmi.

Mbyllja e hetimit

Elisabeta Imeraj

Kreu i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj | Foto mga : LSA

Prokuroria e Tiranës i nisi hetimet më 26 shtator 2019 për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Hetimet u kryen nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe prokurori Alket Mersini. Megjithatë më 17 dhjetor 2019, prokurorët i kërkuan gjykatës pushimin e procedimit penal, me konkluzionin se Mazniku dhe Baboçi  “nuk kanë përfituar në mënyrë të paligjshme asnjë lloj përfitimi, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi”.

Prokuroria i justifikon pagesat e hotelit që Mazniku dhe Baboçi përfituan nga Bashkia e Tiranës me argumentin se ata kishin dorëzuar pranë financës së Bashkisë dokument justifikues për këtë shpenzim, e cila është fatura e lëshuar nga hotel Alma në Barcelonë. Sipas Prokurorisë, rimbursimi i shpenzimeve nga buxheti i bashkisë është kryer në periudhën korrik-gusht në llogaritë personale të anëtarëve të delegacionit. Ndërsa për justifikimin e pagesës së faturës së hotelit nga karta personale e biznesmenit Shkëlqim Fusha, prokurorisë i ka ardhur në ndihmë dëshmia e këtij të fundit. “Nga aktet hetimore e pikërisht referuar dokumentacionit të administruar rezulton se shtetasit Arbjan Mazniku e Ditjon Baboçi nuk kanë bërë rezervim hoteli dhe në datën 19 qershor 2018… nga recepsioni i hotelit janë vënë në dijeni se nuk ka dhoma për akomodimin e tyre,” deklaron Prokuroria.

“Në këtë kohë, shtetasi Shkëlqim Fusha i gjendur i pranishëm u ka ofruar qëndrimin e tyre në dhomat e prenotuara nga ai për llogari të punonjësve dhe familjarëve të tij…,” argumenton më tej Prokuroria. Dy prokurorët argumentojnë gjithashtu se nuk provohet që Mazniku dhe Baboçi të kenë qenë në dijeni se fatura e hotelit të tyre ishte paguar nga Fusha –fakt që sipas Prokurorisë e kanë mësuar kur janë pajisur nga recepsioni me faturat përkatëse të qëndrimit të tyre në hotel. Prokuroria argumenton në anën tjetër se e ka të provuar faktin që më 16 qershor 2018, biznesmeni Fusha ka paguar në mënyrë të pakthyeshme me kartën e tij personale përmes faqes “Booking” dy dhoma për dy netë qëndrimi në hotelin Alma Barcelona dhe ka prenotuar dy dhoma të tjera në të njëjtën datë në hotelin “Majestic”.

Prokuroria merr gjithashtu për të mirëqenë pretendimin se hotel Alma i kishte dërguar Fushës një formular tip për saktësimin e mospërputhjes së emrit të prenotuesit me emrat e personave që kanë fjetur –ndonëse Fusha deklaroi se nuk e kishte ruajtur atë dhe një dokument i tillë nuk ekziston në dosjen hetimore. “Sa më sipër, megjithëse ekzistojnë dyshime nuk ka prova që të vërtetojnë se shtetasit Arbjan Mazniku dhe Ditjon Baboçi të kenë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal,” thonë prokurorët. “Gjithashtu fakti i provuar nuk parashikohet nga ligji as si ndonjë vepër penale e parashikuar në Kodin Penal,” përfundojnë ata, duke kërkuar pushimin e hetimit. Seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës për këtë kërkesë do të zhvillohet më 25 mars.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhurata e fushes per veliajt fusha dhe veliaj veliaj ne barlcelone dhurata e fushes per veliajt fusha dhe veliaj veliaj ne barlcelone

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet