LIVE UPDATES
Politike

Holanda i tha ‘jo’ Shqipërisë, Kryemadhi: Na dha një shuplakë të fortë, armiqtë tanë janë miqtë e Rilndjes

13 Qershor 2019, 09:50 Nga DOSJA
Holanda i tha ‘jo’ Shqipërisë, Kryemadhi: Na dha një

TIRANË– Monika Kryemadhi ka bërë një koment lidhur me ‘jo’-në që i dha Holanda Shqipërisë një natë më parë. Në një status në rrjetet scoiale, Kryemadhi shkruan se kjo përgjigje i ka dhënë fund shpresës së shqiptarëve për hapjen e negociatave.

Kryetarja e LSI-së shkruan më tej se armiqtë e shqiptarëve janë miqtë më të ngushtë të qeverisë së Rilindjes, krimi i organizuar dhe korrupsioni i frikshëm.

Ajo theksoi më tej se Holanda e di këtë gjë dhe se për këtë arsye ka dhënë këtë përgjigje në mënyrë që Shqipëria të shohë veten në pasqyrë.

Kryemadhi vijon më tej teksa shkruan se Shqipëria është e fundit realisht në proceset e integrimit

Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit

Hollanda dje i dha fund shpresës për çeljen e negociatave këtë qershor, duke shpjeguar qartë arsyet kryesore të këtij vendimi.

Parlamenti hollandez na vuri para një pasqyre ku ne duhet të shohim veten, qeverinë dhe realitetin në të cilin jetojmë. Votimi i mbrëmshëm ishte një shuplakë e fortë për qeverinë e krimit të organizuar, manipulimit zgjedhor, mashtrimit, korrupsionit dhe gënjeshtrës. Mbrëmë Parlamenti hollandez e tha qartë të vërtetën e moshapjes së negociatave, dy armiqtë e shqiptarëve janë krimi i organizuar dhe korrupsioni i frikshëm, të cilët për fat të keq të shqiptarëve janë miqtë më të ngushtë të qeverisë së Rilindjes. Bashkë me to vjedh zgjedhjet dhe së bashku grabisin pronat dhe taksat e shqiptarëve. Parlamentarët hollandezë shkuan edhe më tej duke i treguar burokracisë europiane se nuk mund të tallen as me parlamentet e vendeve anëtare të BE dhe as me shqiptarët. Problemet madhore me të cilat po ndeshet Shqipëria nuk mund të fshihen as me gafa dhe as me të puthura të zgjatura midis burrash.
Lajmi shumë i keq për Shqipërinë është se tashmë u nda edhe nga grupi i Maqedonisë së Veriut, për të cilën Holanda dha dritën jeshile për të vazhduar më tej në rrugën e integrimit evropian. 
Ky votim i Parlamentit hollandez, tregon qartë që nuk ka euroskeptikë për zgjerimin, por shtete që e meritojnë dhe ata që nuk e meritojnë. Procesi i integrimit është proces meritash në reforma dhe jo i demagogjisë dhe mashtrimit. 
Sot jemi të fundit realisht në proceset e integrimit. Dhe për këtë fajtorët janë krimi i organizuar dhe korrupsioni, të cilët kanë kumbar të tyre Edi Ramën.
Qesharake të mendosh, se vetëm pak javë më parë, nga Hollanda delegacionet e Kuvendit gjysmak dhe atyre të ministrave “të zotë” rigënjyen shqiptarët tashmë nga ekranet e televizioneve që kishin me vete se Hollanda do të hapë negociatat. Mashtrues të paskrupullt dhe qesharakë deri në dhimbje. Kush do mbajë përgjegjësi për mashtrimin publik të shqiptarëve?! 
Ata harrojnë se integrimi europian nuk është lobim dhe as shitje e produktit të skaduar. 
Integrimi do të thotë standarde, mirëqeverisje, mirëqenie për qytetarët. Seriozitet dhe besueshmëri me partnerët. Kjo është ajo ç’ka mungon sot dhe është për të ardhur keq që kanë kaluar 3 vite që qeveria i shet negociatat si të çelura dhe çdo vit ne presim me padurim hapjen e një kapitulli historik për vendin.

Trinomi Edi Rama, krimi i organizuar dhe korrupsioni tashmë nuk mbajnë peng vetëm kumbarin dhe Partinë Socialiste, por në radhë të parë Shqipërinë dhe ëndrrën europiane të të gjithë shqiptarëve.

Ndaj përballë këtij trinomi të së keqes, nuk duhet të bëjmë asnjë hap pas! 
Të gjithë bashkë në betejën tonë për të çliruar të ardhmen e shqiptarëve nga vargojntë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të pafre të Rilindjes!

Një ditë më parë ministri holandez, Stef Block doli sërish kundra hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë,”- u shpreh ministri i punëve të Jashtme në Dhomën e Ulët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave holanda per shqoperine monika kryemadhi hapja e negociatave holanda per shqoperine monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet