Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Historia e rrallë, kur mbreti Zog kundërshtonte zgjedhjet e 1945 e kërkonte të kthehej në Shqipëri
30 Dhjetor 2019, 09:38Nga DOSJA
TIRANË- Komunistët e shpallën Shqipërinë Republikë Socialiste Popullore, duke rrëzuar de jure Mbretin Zog. Më herët, Zogu lëshoi një deklaratë, duke i cilësuar zgjedhjet e dhjetorit 1945 jo të lira dhe, si të tilla, s’mund ta rrëzonin monarkinë. Ai nuk kishte abdikuar, por edhe vetë e kuptonte se teoria e legalitetit nuk mund të vlente në këtë rast, pasi vetë e rrëzoi në 1925-ën Princin Vid nga froni përmes shpalljes së republikës.
Por Zogu nuk e fshihte dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri. Një gazetari të “Daily Express”-it i tha: “Jam në ankth për t’u kthyer në Shqipëri, qoftë edhe si qytetar privat në republikë dhe të jap ndihmën time për shqiptarët. E gjithë shpresa ime është të kthehem. Të jesh Mbret në këto kohë është e vështirë, më e vështirë se para lufte, por gjatë këtyre viteve në Britani kam mësuar mjaft mbi qeverisjen”.
Mbret Zog e humbi luftën për të rifituar fronin, por jo atë pak sens humori që kishte. Një gazetar i “Daily Sketch” e vizitoi në vilë pak ditë pasi komunistët shqiptarë kishin deklaruar fitoren në zgjedhjet e dhjetorit 1945. Shqipëria do të rikthehej në republikë. Gazetari e pyeti Zogun se si ndihej tani që humbi gjithçka dhe që nuk do të kthehej më në Shqipëri.
Në pritje të ndonjë proteste nga Zogu, gazetari mori një përgjigje që nuk e priste. “Unë kam qenë gjithnjë republikani i parë i Shqipërisë. Kur u bëra Mbret, isha i vetmi që protestova”, – i tha Zogu me tonin e tij të zakonshëm e të butë. Kjo ishte përgjigjja e një monarku që e kishte fituar fronin e tij përmes rënies dhe ringritjes. Kurdoherë i gatshëm të sfidonte politikisht. Në fund të fundit, ishte Presidenti që u bë Mbret.
*(Marrë nga Facebook i Erald Kaprit)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Aktori i humorit Albano Bogdo i ftuar në emisionin ‘Thumbon’ ka treguar personazhin e njohur publik me të cilin nuk ka asnjë kontakt.Bodgo ka tregu...
TIRANË– Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka treguar historinë e tij se si hoqi dorë nga alkòoli.I ftuar në emisionin “Thumbon”, Bogdo tregoi se kisht...
Nostradamusi njihet në të gjithë botën për parashikimet e tij. Që prej librit të tij të parë të botuar në vitin 1555, ai rrémbeu famën dhe besimin e shumë perso...
TIRANË– Ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj ka qënë i ftuar në emisionin ‘Thumbon’ ku edhe ka folur për garën në “Dance with me”.Kolnikaj tregoi se fi...
TIRANË- Publikohen historia e panjohur të klerikut dhe intelektualit të famshëm nga qyteti i Shkodrës, Hafiz Ali Tari i cili pasi ishte diplomuar për Filo...
Tiranë- Aktorja dhe ish-Missi, Arjola Demiri ka folur së fundmi hapur edhe për jetën e saj personale.E ftuar në “E Diell” në Top Channel, ajo është pyetur se &c...
Tiranë- Bes Kallaku ka reaguar ndaj Encës dhe Ermal Mamaqit. Pas deklaratës së tij ndaj Ermal Mamaqit, se ky i fundit bën biznes dhe ai bën humor, aktori shpreh...
Tiranë- Këngëtari Kastro Zizo ka treguar së fundmi emrin e një personazhi të famshëm që me të cilin nuk ka muhabet.Teksa ishte u ftuar në emisionin “Pop Cultur...
DashiDo keni disa mosmarrëveshje te vogla gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift megjithatë marrëdhënia do përmirësohet me kalimin e orëve. Beqaret nuk d...