LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia e një pengu/ Jak Prenga u kthye për prindërit, por u zhduk për kokainën e vëllait

3 Shkurt 2020, 15:00 Nga DOSJA
Historia e një pengu/ Jak Prenga u kthye për prindërit, por u

TIRANË- Ai e kishte emrin e lindjes Dod. Por, për shkak të jetës si emigrant në Greqi iu desh një emër i pranueshëm atje, si shumë shqiptarë emigrantë. Dhe mori emri Jan Prenga. Ishte fëmija i madh i pesë djemve të Ndoc Prengës. Siç thonë për gazetën “Si” ata që e njihnin nga Kaftalla e Pukës, familja Prenga u zhvendos në Bathore. Por, ndërsa katër vëllezërit e tjerë ikën në Angli, më i madhi i tyre Doda apo Jan Prenga u kthye në Kamëz për të provuar një jetë më të mirë në Shqipëri dhe për të mos lënë vetëm prindërit dhe familjen. Nga një marangoz, ai dha një ambient me qira në Kamëz dhe ata që e njihnin e tregojnë një person pa asnjë problem. Ishte pikërisht kjo e dhënë që e ka bindur policinë se diçka tjetër fshihej pas pengut të rrëmbyer. “Ishte një njeri në punë të vet, njeri i qetë”, kështu e përshkruan një banor Jan apo Dod Prengën për të cilin që prej datës 17 janar nuk dihet më asgjë. Që prej momentit kur ai shfaqet i ngrirë, me shumë mundësi i vdekur, teksa mbi të disa persona po tentojnë ta sjellin në vete, por ai nuk ka asnjë reagim. “Ndaj ne mendojmë që Jan Prenga ka ndërruar jetë”, tha për gazetën “Si” një burim, duke shpjeguar se çfarë tregonin kamerat e sigurisë.

Pafajësinë e Jan Prengës e konfirmoi edhe vëllai tjetër i tij, i cili jeton në Angli dhe punon në ndërtim. Antoni apo me emrin e mëparshëm Artani, është katër vjet më i vogël se Jani. Ai erdhi dhe foli me policinë dhe tregoi se “ata të dy jetonin me drejtësi dhe ndaj kishte dyshuar që ndonjëri nga vëllezërit mund të kishte bërë diçka”. Rrëfimi i Antonit është kyç në këtë histori që nga telefonata e familjes nga Shqipëria që e njoftoi për rrëmbimin dhe deri te llogaria që i kishte kërkuar Astritit. Ky i ka paguar që kishte vjedhur drogën dhe ka pranuar gjithçka duke treguar edhe emra kriminelësh, të cilët morën pengun derisa ai t’iu kthente drogën.

Ngjarja

49-vjeçari Jan Prenga u mor peng mesditën e17 janarit 2020 në rrugën “London”, në Kamëz. Duke qenë se rrëmbimi i tij me dhunë kishte në mes pazare droge, qëllimi ishte për të “baraspeshuar” situatën dhe presionin, por jo vrasja. Policia në një deklaratë zyrtare do të njoftonte se rrëmbimi i tij, i ndodhur në Kamëz ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Angli. Vëllai i Jan Prengës, që jeton në Angli, është kontaktuar nga një grup i fuqishëm që me kamionin e tij të nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar rreth 283 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine, Ekuadori.

Nga përgjimet rezultoi se ai e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion. Për pasojë, mendohet se grupi kriminal ka urdhëruar marrjen peng të vëllait të tij, Jan Prenga, për t’u hakmarrë, i cili për shkak të torturave të shumta, gjeti edhe vdekjen.

Pas kontrolleve të ushtruara në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, policia vu në pranga shtetasit: Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Bajram Hajri, të gjithë banues në Shijak, ku njëri prej tyre rezultonte i dënuar më parë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh. Siç njoftoi policia, të 4 shtetasit pas rrëmbimit të Jan Prengës, kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të Altin Hajrit.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 49-vjeçari si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng. Personat janë kujdesur për ta fshehur trupin e tij, ndërkohë që policia vijon kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit. Më vonë, u vu në pranga edhe Festim Bixhdili, në Kavajë, i cili akuzohej “Fshehje dhe asgjësim të kufomës”. Automjetin me të cilin e kanë rrëmbyer autorët mendohet se e kanë djegur, një mjet “Range-Rover”, që ishte në pronësi të një këngëtareje. Kokaina ishte porositur nga anëtarët e organizatës kriminale, prandaj edhe ata u hakmorën, por situata duket se u doli nga kontrolli. Deri më tani janë 5 të arrestuar, të cilët janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës dhe janë të shpallur në kërkim 10 persona.

Në burg janë Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Bajram Hajri, të cilët akuzohen për “Mbajtje peng personi” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa Festim Bixhdili, i cili u arrestua në Kavajë për “Fshehje dhe asgjësim të kufomës”. Ndërkohë, njëri nga personat e shpallur në kërkim Gentian Doçi nga Shkodra, cilësohet si “truri” i kësaj pengmarrjeje. Ai rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine. Po ashtu, një tjetër emër i njohur i botës së krimit në këtë ngjarje është Dritan Rexhepaj, i cili dyshohet se është dërguesi i kokainës nga Ekuadori.

(Marrë nga Gazeta Si)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jak prenga pengmarje ne kamez rrembehet jak prenga jak prenga pengmarje ne kamez rrembehet jak prenga

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Shkurt 2020, 11:16

Tiranë– Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për dosjen 339, pjesë e së cilës është edhe laboratori i gjetur në fshatin Brenogë të Hasit, janë zbard...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet