LIVE UPDATES
Aktualitet

“Hip në makinë se…”, dhunohen barbarisht dy vajza në Tiranë, rikthehet Elidon Kotorri,  killeri i liruar nga burgu rr

25 Prill 2020, 09:48 Nga DOSJA
“Hip në makinë se…”, dhunohen barbarisht dy vajza

Rishpallet në kërkim Elidon Kotorri. Për Gazetën “Si”, lajmi ekskluziv konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Shtetit . Ish i dënuari i përjetshëm , të cilit i zbriti dënimi në 25 vjet burg dhe që më pas fitoi lirinë kërkohet nga policia, sepse dhunoi dy gra të reja. Njgjarja e pazakontë ku dyshohet se autor është ish i burgosuri nis me denoncimin e dy vajzave që teksa po ktheheshin në shtëpi dhe rrugët ishin bosh në kryeqytet për shkak të karantinimit, tre meshkuj i kanë dhunuar. Emri i Elidon Kotorrit, si një ndër tre autorët që dhunuan dy vajzat e panjohura pasi ato refuzuan ftesën e tyre për të udhëtuar me makinë, doli pas kqyrjes së një automjeti që kërkohej për një nga njerëzit që dy dekada më parë ishte në listat e njerëzve problematikë me drejtësinë dhe iu nënshtrua një procesi të gjatë gjykimi për tre vrasje dhe një plagosje (ndodhur më 11 Janar 2000).

Burimi i sigurtë i tha Gazetës “Si” exlusivisht se hetimi nisi pas një njoftimi nga Spitali Ushtarak që njoftoi se në urgjencë kishin mbërritur dy shtetase të dhunuara keqazi. Gjithçka kanë rrëfyer vajzat është tronditëse. Dy vajzat me inicialet O.S dhe D. C. rrëfejnë për policinë çastet e dhunës së beftë, duke u rrahur nga tre meshkuj që nuk i njihnin.

Vajzat treguan se për shkak të karantinës, mbaruan punën rreth orës 16. Dhe sapo mbyllën supermarketin që gjendet në lagjen Ali Demiu u nisën për në shtëpi. “ Tek ish merkata , na u afrua një automjet me tre persona. Na kërkuan që të hipnim në makinë. Ne refuzuam. Ata na ofenduan dhe u larguan. Ata të tre po udhëtonin një fuoristradë ngjyrë kafe”. Vajzat sipas kallëzimit që disponon Gazeta “Si”, kanë vazhduar rrugën në këmbë.

Por “sa kishim ecur mbase 50 metra, kur ata të tre personat që na kërkuan të shkonim me ta, e kishin fikur makinën pak më tutje dhe po prisnin. Si fillim i’u afruan shoqes sime O. dhe pastaj u drejtuan edhe nga unë. Bërtitën: çfarë ju duket vetja juve që nuk pranoni të vini me ne. Pastaj filluan të na qëllojnë me shkelma dhe me grushta ngado. Pastaj na shtrinë për tokë dhe na goditën edhe në kokë e fytyrë. Nuk e di sa ka zgjatur. Por ishte disa minuta kjo dhunë”, rrëfen njëra nga vajzat.

Vajzat i thanë policisë se ata të tre që asnjëra nuk i njihte, pasi i kanë lënë për tokë, janë larguar së bashku, kanë hipur në makinë dhe janë larguar të pashqetësuar. Ato pas këtij momenti kanë kërkuar ndihmë mjekësore sepse që të dyja kanë pësuar fraktura në fytyrë dhe në trup.

Policia, sic mëson Gazeta “Si”, ka kontrolluar të gjitha kamerat e sigurisë duke u bazuar tek përshkrimi i vajzave për një makinë me ngjyrë kafe dhe kanë mundur të identifikojnë targën AA 562 JM. “Ne zbuluam se ky mjet ishte marrë me qira nga një shtetas, i cili ja kishte kaluar prej një muaji në përdorim Elidon Kotorrit” pohon për Gazetën “Si” një nga agjentët e hetimit.

Mësohet se janë kryer disa kontrolle blic në Tiranë , por ish i dënuari i rrezikshëm, i cili u lirua si pasojë e një vendimi të gjykatës së Strasburgut, nuk është gjetur ende. Gazeta “Si” kërkoi informacion zyrtar nga policia dhe mësoi se Eliton Kotorri, 45 vjeç, është shpallur në kërkim për dy vepra, plagosje dhe kanosje, ndërkohë që nuk jepet asnjë informacion për dy ndihmësit e tij.

Kush është Elidon Kotorri?

Elidon Kotorri është shoku i Elton Zajmit vrarë në 1998, për të cilin drejtësia beson që 45 vjeçari hyri në odisenë e hakmarrjeve. Pas dyshimeve se këtë krim e kishte kryer Andi Hasani, Kotori hakmerret dy vjet më pas. Prokuroria tha në atë kohë se teksa Kotorri kishte urdhëruar vëzhgimin e shënjestrës, sapo viktima hipi në një makinë bashkë me Sokol Alushin, Gazmend Zenelin dhe Gregor Stefanin ndaj tyre u qëllua me breshëri. Aty mbetën të vrarë tre të parët, ndërsa Stefani u plagos. Jo vetëm kaq, por pas krimit Elidon Kotorii u kthye në vendngjarje me motorr për të konfirmuar që ishte eleminuar shenjestra kryesore e tij dhe më pas udhëtoi drejt Turqisë. Fillimisht ai u shpall fajtor për këtë krim dhe u dënua me burgim të përjetshëm që më pas zbriti në 25 vjet dhe që më pas procesi u konsiderua i padrejtë, pasi sipas pretendimeve të tij, Elidon Kotorrit i ishte marrë fija e flokut pa avokat. Ishte kjo fije floku që kur u krahasua me kapelen në vendangjarje zbuloi se Kotorri ishte njëri nga autorët. Sidoqoftë Kotorri qëndroi ditë më ditë në një burg të sigurisë së lartë vetëm 19 vite, që llogaritur së bashku me paraburgimin , drejtësia ja numëroi si 25 vite burgim. Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon kotorri rikthehet elidon kotorri elidon kotorri rikthehet elidon kotorri

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen