LIVE UPDATES
Aktualitet

Hije dyshimi mbi kreun e SPAK, pse kërkon dy prokurorët e ‘konsumuar’ në Prokurorinë e Posaçme, dosjet që mbetën në

26 Dhjetor 2019, 14:00 Nga DOSJA
Hije dyshimi mbi kreun e SPAK, pse kërkon dy prokurorët e

Ajo që po ndodh ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është një nga episodet më interesante, që hedh hije të forta dyshimi mbi punën që do të bëjë SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion). Drejtuesi i SPAK kërkon nga KLP që të marrë në SPAK përkohësisht për jo më shumë se një vit, prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, me argumentin se të dy janë njohës të dosjeve të vjetra, dhe se prokurorët e rinj të SPAK kanë një punë tejet voluminoze me dosjet që kanë në ngarkim. Mara dhe Prençi janë dy prokurorë të cilët më herët, KLP ua ka hequr shansin për t’u bërë pjesë e SPAK, pasi janë renditur me pikë më pak nga sa duhet, megjithëse e kanë kaluar Vettingun. Sot që flasim, SPAK është ngritur me 8 anëtarë, ndërkohë që 7 të tjerë që janë në listën e pikëzimit, presin vendimin e Vettingut nga KPA. E pakuptueshme është ngutja e Krajës për të marrë Marën dhe Prençin në SPAK, duke thyer kështu çdo rregull të funksionimit të këtij insitucioni. Logjika e do që edhe prokurorët e dosjeve të tjera që ka në dorë SPAK të hyjnë në këtë organ, pavarësisht se janë përjashtuar më herët, por me “shfajësimin” se janë njohës të mirë të dosjeve respektive.

Së dyti, siç ka raportuar edhe sot Dosja.al, në realitet Kraja kërkon që në SPAK, dy prokurorët të hetojnë dosjen e njohur si 339/1, ku po hetohen lidhjet e grupit të Avdylajve me politikanët e PS, përfshirë këtu edhe Vangjush Dakon. Por, realiteti tregon që të dy e kanë mbajtur nën hetim këtë dosje nga viti 2018 e deri më tani, dhe ende nuk ka asnjë përparim apo rezultat konkret. Kanë kaluar gati 2 vite që nuk ka asnjë të arrestuar apo ndaluar… Kush është garanti se kjo dosje do të hetohet po prej tyre, por edhe më mirë në SPAK? Të qenit pjesë e SPAK jep më shumë garanci për hetimin, për shkak të mbrojtjes që ofrohet dhe mandatit 9-vjeçar, por për prokurorët e komanduar (përkohshëm), nuk ka asnjë saktësim që ju jep të njëjtat të drejta me ligj. Së treti, nëse KLP nuk i ka renditur për SPAK, arsyeja është pikërisht karriera e tyre. Ata e kanë kaluar njëherë vlerësimin në KLP dhe kanë rezultuar si jo të denjë për prokurorinë e Posaçme. E nëse KLP i ka “djegur”, atëherë pse Kraja i kërkon ata me këmbëngulje në SPAK?

E për këtë ka vetëm një shpjegim… Arben Kraja kërkon të lajë duart me dosjen 339/1, por pa e cënuar imazhin e SPAK. Komandimi i dy prokurorëve që nuk mund të jenë anëtarë të SPAK asnjëherë dhe mbyllja e dosjes pa asnjë rezultat, mbyll edhe çështjen si një dështim, por që nuk prek Prokurorinë e Posaçme, por dy emrat Mara e Prençi. Në të kundërt, drejtuesi i SPAk do t’ja jepte çështjen dy prokurorëve të mandatuar nga SPAK, që kanë mbrojtje dhe mjete për të hetuar politikanët, e mbi të gjitha do të bashkonte dy dosjet, 184 dhe 339/1 për të adresuar problemin e blerjes së votave.

 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja dosja 339/1 dritan prençi transferimi i prokuroreve te spak vladimir mara arben kraja dosja 339/1 dritan prençi transferimi i prokuroreve te spak vladimir mara

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet