LIVE UPDATES
Bota

Hija e gjatë e komunizmit

9 Korrik 2020, 19:09 Nga DOSJA
Hija e gjatë e komunizmit

TIRANË– Agjentë të huaj – ata ishin! Forca të errëta përtej kufijve lëvizin fijet në demonstratat në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçiç është i sigurt për këtë. Vetëm disa javë më parë ai korri një fitore dërrmuese në të ashtuquajturat “zgjedhje”. Tani ai kontrollon dy të tretat e të gjitha vendeve në parlament. Kjo ia bën edhe më të vështirë të shpjegojë sfondin e trazirave, pakënaqësinë ndaj qeverisë së tij. Ose se si këta “agjentë të huaj” të vërtetë ose të shpikur mund të drejtojnë dhjetëra mijëra demonstrues në disa qytete.

Vuçiçi nuk i quan gjërat me emrin që kanë. Përhap vetëm teori konspirative, imazhe të vjetra të armikut komunist. Ai e ka mësuar këtë nga mentori i tij, krimineli Slobodan Milosheviç. Ashtu si ai, ai u shndërrua nga komunist në nacionalist dhe tani hiqet si demokrat. Nga Milosheviçi ai gjithashtu adoptoi metodat për të qëndruar në pushtet: persekutimin e opozitës, unifikimin e mediave, kontrollin e gjyqësorit. “Zgjedhjet” e fundit në Serbi nuk ishin zgjedhje – të paktën jo demokratike. Raportet e OSBE-së dhe të vëzhguesve të tjerë të zgjedhjeve flasin një gjuhë të qartë.

Banda gangsterësh kundër protestuesve

Populli i Serbisë ka demonstruar për natën e dytë radhazi sepse ndihet i mashtruar. Jo vetëm kur bëhet fjalë për zgjedhjet. Në javët e mëparshme, Vuçiçi i hoqi pothuajse të gjitha masat e kujdesit kundër përhapjes së pandemisë. Ai u hoq se e kishte krizën nën kontroll. Por pas zgjedhjeve, papritmas rezulton se gjithçka është shumë më keq sesa kishte thënë para zgjedhjeve: pandemia nuk ka të ndalur, e kërkon gjithnjë e më shumë jetë. Ekonomia është në rënie të lirë. Dhe presidenti përgjegjës luan rolin e të pafajshmit.

Vuçiçi tani dërgon bandat e tij të gangsterëve kundër protestuesve, njëherë me uniformë, ndonjëherë pa të. Po t’u besosh demonstruesve, me njerëzit në rrugë përzihen njerëz të shërbimit të fshehtë, bëhen të dhunshëm në mënyrë që të shkatërrojnë rezistencën. Policia nuk qëndron aspak e përmbajtur, siç pretendon Vuçiçi. Ka shumë foto të rojeve të sigurisë që rrahin shkopinj burra dhe gra të shtrirë në tokë dhe madje edhe fëmijë. Forcat e sigurisë së Serbisë janë një turp për këtë vend për dekada.

Serbia nuk është demokraci. Për sa kohë që mbetet kështu, ajo nuk ka ç’kërkon në Bashkimin Evropian. BE i mjaftojnë liderët autokratë në radhët e tij nga Evropa Qendrore Lindore. Jo dhe një tjetër nga ky lloj që duhet të bashkëfinancohet nga komuniteti.

Kancelarja duhet të veprojë

Angela Merkel gjeti fjalë bukurtingëlluese në Bruksel në fillim të Presidencës gjermane të BE për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe të demokracisë në Evropë. Këto deklarime kthehen në politika të besueshme vetëm kur kancelarja vepron në përputhje me to – për shembull duke pezulluar negociatat e pranimit me Serbinë për sa kohë që është në pushtet Vuçiçi. Brukseli gjithashtu duhet të kryejë një hetim të pavarur se kush është përgjegjës për sulmet brutale kundër demonstruesve. Po të refuzojë Serbia të bashkëpunojë, BE në të ardhmen duhet t’u refuzojë hyrjen në komunitet shefave të policisë, të Ministrive të Brendshme dhe të Mbrojtjes. BE nuk duhet t’i lejojë ata të shpëtojnë. Kancelarja e ka mbështetur shumë gjatë Vuçiçin. Ai mund të linte një njollë të errët në kancelarinë e saj të suksesshme.

Forca e Vuçiçit është dobësia e kundërshtarëve të tij: opozita serbe është e përçarë. Përveç kësaj, ateisti Vuçiç arriti gjithashtu të bëjë për vete Kishën Ortodokse Serbe. Më saktë: disa peshkopë – si ai në Vojvodina – kanë lejuar të mbrehen në karrocën e tij. Vuçiçi kontrollon aparatin shtetëror dhe të gjitha burimet e lidhura me të. Për sa kohë që vazhdon kjo, ai i bie të qëndrojë në pushtet.

Eksodi i serbëve

Në aspektet tragjike bën pjesë që situata nuk është aq e keqe për Perëndimin. Ka paqe në Ballkan, serbë të rinj dhe të arsimuar largohen nga vendi për ta kërkuar fatin e tyre në Kanada, Francë apo Gjermani. Nëse kur u shpërbë Jugosllavia në vend jetonin rreth dhjetë milionë serbë, numri tani është shtatë, ndoshta vetëm dy deri në tre milionë për disa dekada. Problemi i popullit të paqetë në Ballkan do të zgjidhet vetvetiu. Para së gjithash, në sajë të Aleksandar Vuçiçit dhe mbështetësve të tij.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hija e komunizmit miodrag soric protesta ne serbi hija e komunizmit miodrag soric protesta ne serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet