LIVE UPDATES
Aktualitet

Hetohet nga SPAK për falsifikim dokumentesh, Shoqata e Avokatëve kërkon pezullimin e anëtarit të KLGJ-së, Alban Toro

26 Korrik 2021, 14:13 Nga DOSJA
Hetohet nga SPAK për falsifikim dokumentesh, Shoqata e Avokatëve

TIRANË– Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion në Shqipëri ka kërkuar pezullimin nga detyra të gjyqtarit Alban Toro si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, deri në përfundim të hetimeve nga Prokurororia e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në kërkesën e dërguar në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, Shoqata e Avokatëve shkruan se për zgjedhjen e tij si pjesë e KLGJ-së, janë dërguar ankimime të shumta që kanë krijuar bindjen se zgjedhja e tij është e dyshimtë.

Gjyqtari Alban Toro po hetohet nga Prokuroria e Posaçme pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh. Ai dyshohet se ka gënjyer për kriteret e emërimit në detyrë. Ai u padit në SPAK nga Shoqata e Avokatëve.

Kërkesa:

“Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare” me Kryetar Av.Ndue Pjetra, me seli në Tiranë, regjistruar me vendimin nr.3635 datë 30.07.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,me adresë komunikimi Rr.Ibrahim Rugova,Kompleksi “Green Park, Kulla 2,ap 13 Tiranë. Kërkohet marrja e masave deri në pezullimin si anëtar të “Këshillit të Lartë Gjyqësore” të Z..Alban Toro deri në përfundim të hetimeve nga ana e SPAK., I akuzuar për “Falsifikim dhe Deklarim të Pavërtetë”.

“Këshilli i Lartë Gjyqësorë” “Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë” Baza Ligjore: Vendimi Nr.3635, dt.30.07.2013 i Gjykatës së Tiranës, Ligji Nr.55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërise” Ligji Nr 119/2014 Për të Drejtën e Informimit”.

Z.Znj. Drejtues, Misioni i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion është ndihmë, mbështetje dhe mbrojtje për shtetasit në luftën kundër veprimeve korruptive dhe shkeljeve të të drejtave e lirive të njeriut nga punonjësit e organeve të administratës publike dhe të organeve të tjera publike e jo publike, që cënojnë kërkesat e Kushtetutës dhe akteve ligjore e nënligjore në zbatim saj, si dhe akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë.

Për realizimin e këtij misioni Shoqata ka legjitimimin që të shqyrtojë ankesat e kërkesat e qytetarëve për zgjidhjen e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit, mbështetjes dhe vënies në dispozicion të dokumenteve dhe akteve te mbajtura prej këtyre organeve, për çdo rast konkret. Avokatet Antikorrupsion kanë filluar hulumtimet lidhur me emërimin në detyrë të shtetasit Alban Toro, i biri i Irfanit dhe i Makbules, lindur me 09.03.1971, banues në Tirane si antare i Këshillit të Lartë Gjyqësorë zgjedhur nga rradhët e avokatisë, në bazë të nenit 19 të Ligjit Nr 115/2016. Për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësore, kanë arritur ankime të shumta, që kanë krijuar bindjen se zgjedhja e tij lë vend për dyshime, ku është shkelur rëndë proçedura e zgjedhjes së tij.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alban toro alban toro

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet