LIVE UPDATES
Aktualitet

Hetimet belge/ Si ia theu Safet Bajri legenin, vajzës që prostituonte

8 Dhjetor 2021, 21:36 Nga DOSJA
Hetimet belge/ Si ia theu Safet Bajri legenin, vajzës që prostituonte

Pjesa e tretë/ Bajrat në Belgjikë nuk ushtronin terror vetëm mbi pronarët e lokaleve, por kishin krijuar edhe një rrjet të gjerë të shfrytëzimit të prostituimit. Sipas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Brukselit, e cila disponohet e plotë nga emisioni “Në Shënjestër”, banda drejtohej nga Safet Bajri dhe vëllai i tij Sead Selhani me mbiemrin e ndryshuar Rustemi, dhe kishte 10 anëtarë.

Në këtë dosje, e cila iu vu në dispozicion Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, tregohet me detaje shfrytëzimi i 7 femrave nëpër rrugët e Brukselit, 6 prej të cilave shqiptare dhe një shtetase rumune. Sipas dosjes në fundin e vitit 2009, vëllezërit Bajri, ose siç njihen ndryshe Rrustemi, kërkuan azil politik në Belgjikë. Menjëherë pasi depozituan kërkesën ata nisën aktivitetin e tyre kriminal. Më 22 shkurt të vitit 2010, pra rreth dy muaj më pas, policia konstaton në rrugë një femër e cila prostituonte! Femra në rrugë u identifikua me emrin Sara!

Policia lokale belge ushtroi menjëherë kontroll në regjistrat e popullatës nga ku rezultoi që vajza ishte shënuar si bashkëjetuese e Sead Rrustemit nga data 1 shkurt deri më 25 gusht të vitit 2010, në një banesë në Schaerbeek! Më datë 22 nëntor të vitit 2011, policia ushtroi një tjetër kontroll, në një tjetër banesë të Sead Rustemit. Aty ku gjeti 4 shtretër dhe 4 dollapë me veshje femrash si dhe pasaportën e një tjetër vajze, me emrin Kristina. Pasaportë që u gjend e fshehur poshtë çatisë së shtëpisë!

Pak ditë më pas, policia ndërmori një tjetër aksion në këtë banesë ku gjeti brenda Seadin me Sarën. Vajzën që më herët ishte identifikuar si prostitutë në rrugët e Brukselit! Gjatë marrjes në pyetje, më 16 dhjetor 2014, Sara pranoi se punonte prej afro 1 viti e gjysmë, si prostitutë në ‘Avenue Louise’! Të njëjtin zanat e kishte ushtruar edhe në Gembloux, ku më pas ishte bërë drejtuese e një “Bar -Champagne” në rretin e Namur-it.

Ajo i tregoi policisë se njeh Sabrinën që gjithashtu punonte si prostitutë në “Avenue Louise”, sikurse Anxhelën dhe Mozën… Në dosjen e hetimit të Prokurorisë së Brukselit ishin shënuar ndër të tjera edhe disa biseda telefonike që ishin kryer nga vajza që ishin shënuar si ‘bashkëjetuese’ e Seadit! Gjatë këtyre bisedave del hapur, jo vetëm aktiviteti kriminal i vëllezërve por edhe shfrytëzimi i vajzave nën dhunë dhe terror! Nga komunikimet telefonike të Sarës, hetuesit zbuluan dhunën që vëllezërit Bajri ushtronin ndaj vajzave:

Bisedat e vajzave

‘Më 9 shtator 2014, Sara i qahet Anxhelës se i duhet të punojë gjithë kohës dhe se ndihet e lodhur.

Më 14 shtator 2014, Sara i shpjegoi Sabrinës se nuk ka ardhur në festën e ditëlindjes së Safet Rustemit sepse e dinte që Saed Selhani do të pinte dhe do ta godiste siç e ka zakon.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, Sara pranoi që gjatë një muaji personi në fjalë kishte ushtruar dhunë mbi të. Edhe pse më vonë i modifikoi fjalët duke pretenduar se ishte një zënkë e ndërsjelltë dhe se kjo ka ndodhur në një bar në Spanjë. Përgjatë të njëjtës bisedë ajo u shpreh edhe në lidhje me Sabrinën, aktivitetin si dhe meshkujt e tyre.

‘Të njëjtën ditë Anxhela i kërkon që ta dërgojë “DUSH-i”, (me këtë pseudonim njihet Sead Selhani), në kafe për të evituar që ajo të rrihej prej Safet Rustemit, gjë që tregon se ajo është ende në kontakt të vazhdueshëm më “DUSHIN”, ndryshe nga ato që thotë.

Më 3 tetor 2010, i ka telefonuar dikujt që ka mbetur i paidentifikuar dhe që i ka kërkuar të thotë në rast kontrolli nga policia se ajo dhe “DUSH” janë të dashur. Përgjatë një komunikimi telefonik, më 14 shtator 2014, Kristina dhe e quajtura Sabrina po bisedonin rreth një ngjarje ku përmendej fakti që Sara ishte rrahur sërish nga “Dush-i”.

Gjatë bisedës u përdor edhe termi “makro” dhe Kristina shton se duhet bërë një kryq mbi ‘makrot Rrustemi’.’ Nga hetimet e gjata dhe të shumta të policisë belge, mbi aktivitetin e vëllezërve Bajri, në shfrytëzimin e prostituimit në Belgjikë, del se nga data 22 shkurt 2010 deri më 3 tetor 2014, që përkon me ditën e arrestimit të Sead Selhani, ai ka bashkëjetuar me Sarën ose ka pasur kontakte me të, dhe që nuk është aspak e kundërshtueshme që përgjatë kësaj periudhe ajo punonte si prostitutë.

Nga shqyrtimi që ka bërë gjykata është faktuar që i pandehuri Sead Selhani e ka rekrutuar Sarën që në Shqipëri me qëllim që ta dërgonte atë drejt prostitucionit. Ku e ka angazhuar me qëllime prostitucioni dhe ka përfituar nga prostitucioni i asaj, atë që ai e quante mikeshë.

Ndërkohë në lidhje me të pandehurin Safet Rustemi nga dosja mësohet se që përgjatë periudhës 30 gusht 2013-3 tetor 2014 ai ka strehuar të quajturën Anxhela për qëllime shfrytëzimi në prostitucion si dhe ka përfituar nga prostitucioni i saj duke përdorur dhunën, kërcënimet dhe detyrimin. Anxhela rezulton se është kontrolluar për herë të parë si prostitutë në datën 30 gusht 2013 në Avenue Luuise në Bruksel. Në atë kohë ajo banonte së bashku me të pandehurin Safet Rustemin, i cili e strehonte atë!

Policia

I pandehuri Safet Rustemi është kontrolluar në datën 4 nëntor 2013 në orën 01:44 kur po qarkullonte me shpejtësi tepër të ulët në ‘Avenue Luise’, e njëjta rrugë ku Anxhela punonte si prostitutë. E pyetur në datën 3 tetor 2014, ditën e arrestimit të Safet Rustemit, ajo ka deklaruar se banon në një ndërtesë me dy prostituta të tjera, të cilat sipas elementëve të dosjes kanë lidhje me klanin RUSTEMI.

Pyetjes së inspektorit të policisë nëse ajo ka shkuar për t’u mjekuar në spital gjatë muajit të kaluar, ajo i përgjigjet pozitivisht dhe shton: “U rrëzova nga shkallët pasi më ngeci taka dhe rashë, kjo është e gjitha”. Por dhuna e Safet Bajrit ndaj vajzave që prostituonin, siç do të dilte edhe më vonë nga hetimet, do të ishte e pashoqe. Këtë fakt e dëshmon edhe dhuna rrëqethëse ndaj njërës prej tyre, së cilës i kishte thyer legenin.

Policia

-Më 4 shtator 2014, Kristina , njëra prej dy prostitutave me të cilat banonte së bashku, është dëgjuar të thotë nga një vajzë tjetër që quhej Alesia…., me të njëjtin profesion, se Safeti pasi kishte pirë i kishte thyer legenin Anxhelës.

Anxhela më pas dëgon një mesazh/SMS në Shqipëri, në të cilin i shpreh korrespondentit të saj që ka legenin të thyer dhe se është Safeti që e ka goditur. Të nesërmen në një bisedë me Sabrinën, Anxhela i thotë se ajo vetëm sa e pyeti Safet Rustemin, për arsyen që e shtynte të pinte aq shumë në një kohë që ajo punonte për të pa problem, që pastronte, që lante enët dhe përgatiste për të ngrënë për të.

-Një ditë më pas Anxhela i thotë Sabrinës që ka shkuar në spital për të hequr fashot nga legeni dhe duhet sërish të punojë pasi nuk kishte para.’

Falë këtyre përgjimeve, prokuroria arriti në përfundimin se nisur nga këto biseda Anxhela nuk ishte aspak e besueshme kur thoshte që kishte rënë nga shkallët.

Dosja hetimore

“I pandehuri Safet Rustemi është ende më pak i besueshëm kur u thotë hetuesve në datën 3 tetor 2014 se Anxhela është një vajzë që e takonte herë pas herë për tu zbavitur, që nuk e dinte ku punonte dhe se nuk e kishte goditur kurrë. Ai është po aq i pabesueshëm kur i thotë gjyqtarit-hetues që nuk e di me se merret Anxhela në jetën e saj të përditshme, që nuk e ka dëmtuar kurrë dhe meqë ishte kështu nuk kishte dëshirë të shprehej.”

“Nga këto dëgjime telefonike del se Anxhela dhe i pandehuri Safet Rustemi kanë patur kontakt të vazhdueshëm gjatë muajit shtator 2014. Në datën 9 shtator 2014 Anxhela i uron ditëlindjen Safet Rustemit dhe më pas janë dy klientë që e telefonojnë. Ajo e ritelefonon Safet Rustemin për ta pyetur se tek cili klient duhet të shkojë.

Në datën 10 shtator Anxhela flet me Sabrinën në lidhje me festën e organizuar me rastin e ditëlindjes së Safetit dhe ajo i tregon se paratë që ajo fiton nga puna si prostitutë ndodhen në një dollap tek dhoma e saj.

Po ashtu ajo thotë se Safet Rustemi i kërkoi që t`ia sjellë, pra 3200 euro, për t`ia dhënë këngëtares që këndoi në festën e ditëlindjes, dhe se Safet Rustemi i kërkoi të punonte më shumë dhe që të mos kthehej në banesë shumë herët. Anxhela shton se këngëtarja fitoi në një natë shumën që asaj i është dashur të mbledhë prej prostitucionit të saj në tre muaj.

Në datën 14 shtator 2014, Safet Rustemi i thotë Anxhelës që të shkojë të punojë pasi nuk kanë më para. Anxhela i qahet që është e detyruar të prostituohet prej faktit që ai nuk ka para në një kohë kur nuk ndjehet në formë.

Safet Rustemi i thotë disa fjalë përkëdhelëse dhe më pas e nxit të shkojë tek klientët për të sjellë para në shtëpi. Në datën 22 shtator 2014, pasi i thotë Maria se Safet Rustemi ia merrte të gjitha paratë dhe se ishte në gjendje ta linte pa ngrënë, ajo i thotë gjithashtu se Safet Rustemi mund edhe ta vrasë sepse ajo tha diçka që nuk duhej të thoshte.

Pra kishte frikë nga Safeti nga zemërimi i tij dhe e shihte veten të vdekur, edhe pse thotë se gjithashtu ishte e apasionuar pas tij. Në të njëjtën ditë Safet Rustemi merr një telefonatë nga vëllai i tij nga burgu në Shqipëri, më shumë dashamirësi e urdhëron që të mos e godasë Anxhela përndryshe gjithçka do të mbaronte mes tyre.” Të gjitha përgjimet e kryera nga prokuroria belge rrëzuan edhe alibinë e Safet Rustemit, se paratë që shpenzonte pa tepri, ishin të ardhura nga familja në Shqipëri. Prokuroria i rrëzoi pretendimet e Bajrit në gjykatë.

Dosja hetimore

“Të ardhurat personale që përfitonte i pandehuri Safet Rustemi dhe që mbrojtja kërkon t’i trumpetojë me të madhe me qëllim që të mbrojë tezën se ai nuk varej nga të ardhurat e Anxhelës e kanë burimin e tyre, në mënyrë fare evidente, jo nga rritja e peshkut që familja Rustemi kultivon në Shqipëri, por nga aktivitete të tjera të paligjshme. Si rrjedhojë të gjitha konkluzionet në lidhje me akuzat të trupit të parë gjykues në lidhje me të pandehurin Safet Rustemi, mbeten të faktuara!”

Safet Rustemi u lirua në datën 22 dhjetor 2015 nga Dhoma e Akuzës por u arrestua sërish më 17 tetor 2016. Por edhe pse u lirua ai vazhdoi të ushtronte normalisht aktivitetin e tij në trafikun e qenieve njerëzore. Më 3 mars 2016 u konstatua se Anxhela ishte kthyer sërish në Belgjikë dhe punonte sërish si prostitutë në Avenue Luoise.

Sipas dosjes hetimore ajo ishte kthyer në Bruksel me kërkesë të Safet Rustemit, çka faktonte se ky i fundit shfrytëzonte ende prostituimin e saj. Ku janë regjistruar tri biseda në tri ditë të ndryshme mes tyre, ndërkohë që shqiptarja Anxhela ka rezultuar se ka punuar për Rustemin deri në vitin 2016 në rrugë!

Por Safet Bajrami e kishte ushtruar kontrollin mbi prostitucionin edhe gjatë kohës së qëndrimit në burg. Duke përfituar të ardhura nga prostituimi i shtetases rumune, Andresa. Ku në dosje e prokurorisë belge, nga përgjimet e bisedave të Safet Rrustemit me Andresën, del se ai i kërkon të dalë në punë dhe se kur të ishte në vendin ku prostituonte duhej t`i telefononte. Ndërsa në një tjetër procesverbal del fakti i trafikut të lëndëve narkotike, aktivitet në të cilin ishte përfshirë që kur ishte liruar nga burgu.

Marrë nga Balkan Web

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet safet bajri safet rustemi sead selhani safet bajri safet rustemi sead selhani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë