LIVE UPDATES
Insights

Heronjtë e munguar të drejtësisë

2 Nëntor 2019, 09:41 Nga DOSJA
Heronjtë e munguar të drejtësisë

TIRANË– Heroi i luftës së Antimafias Italiane, Pier Luiggi Vigna, më ka thënë në një intervistë që i mara në vitin 2004 se drejtësia në Shqipëri do të fillojë të funksionojë vetëm atëherë kur krimi tëvrasë gjyqtarë dhe prokurorë. Njeriu që hetoi vrasjen e Giovanni Falcone-s dhe Paolo Borselino-s duke arrestuar 500 persona, (po po e lexuat shumë mirë, arrestoi fiks 500 persona të lidhur me mafian dhe të përfshirë në vrasjet e tyre), më shumë se një herë përmendi gjatë bisedës se gjyqtarët dhe prokurorët janë në luftë të ashpër me krimin. “Prokurorët dhe gjyqtarët arrestojnë dhe dënojnë, ndërsa kriminelët dhe mafiozët kërcënojnë, marrin peng dhe vrasin prokurorët dhe gjyqtarët pikërisht pse ata zbatojnë ligjin. Është një betejë e gjatë që ne e kemi marrë parasysh që kur u diplomuam dhe si çdo betejë ka edhe viktimat e veta, por qëllimi për drejtësi në shoqëri është shumë herë më i lartë se sa viktimat që sjell ai” tha heroi gjatë asaj interviste. Duket si parashikim i të keqes por realisht kjo ka brenda një të vërtetë të madhe. Asnjë drejtësi në botë nuk është vendosur pa viktimat e saj në mes njerëzve të drejtësisë.

Po a është Shqipëria në këtë situatë që përcakton veterani Vigna? A e ka zhvilluar Shqipëria jonë këtë betejë? Nga viti 1990 e deri më sot Shqipëria ka një bilanc jo dhe aq tragjik tënjerëzve të drejtësisë me krimin. Në një vend që në 29 vjet ka gjithsej rreth 7 mijë persona të vrarë me armë dhe vetëm 2 viktima prej tyre janë pjestarë të drejtësisë për shkak të detyrës është treguesi më i qartë se beteja e drejtësisë shqiptare me krimin nuk ka qenë fare e fortë, për të mos thënë nuk ka ekzistuar fare. Kështu, në këto 29 vite kanë mbetur të vrarë nga komuniteti i njerëzve të drejtësisë Skerdilajd Ikonomi, gjyqtar i Gjykatës së Vlorës dhe Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ndërkohë në po këto 29 vjet kemi tre përfaqësues të drejtësisë të plagosur të cilët janë Skënder Damini, gjyqtar i gjykatës së Fierit, Ardian Nuni, gjyqtarë i Gjykatës së Lartë dhe Arjan Ndoji, prokuror i prokurorisë së Durrësit në ngjarjen e të cilët në një rast ka mbetur i vrarë që është Genci Sina, shoferi i prokurorit të Përgjithshëm dhe vjehrri i prokurores së Korçës Ledina Riza, Agim Gjoka, polic i Gjykatës së Fierit në atentatin ndaj gjyqtares Irena Meneku, Andi Maloku, shofer i prokurorit Arjan Ndoji të ndodhur në ngjarjen e fundit. Ndërkohë që numri më i madh ngjarjeve ndaj njerëzve të drejtësisë i takon tentativave, ose më saktë përpjekjeve për ti frikësuar dhe paralajmëruar ata. Kështu kemi një rast me djegie banese, 3 sulme me armë e municione dhe 11 vendosje eksplozivi në banese, pa pasoja për jetën. E thënë me fjalë të tjera ky bilanc tregon se për drejtësinë shqiptare Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino janë heronj diku në Hënë.

Madje edhe këto pak ngjarje kanë dyshime nëse janë plotësisht si krime ndaj njerëzve të drejtësisë. Ngjarja e djeshme në Durrës kur një prokuror mbeti i plagosur në vend që të përfshihej si pjesë e kësaj beteje të madhe, në fakt është futur në një qerthur tjetër. Është jo pak kompromentues fakti që në makinën e prokurorit ndodhej një person me precedent penal. Pa bërë asnjë aludim derisa të dalin konkluzionet e hetimeve, prezenca e tij në makinë hedh në erë çdo dyshim që prokurori të jetë qëlluar për shkak të detyrës. Megjithatë fakti që pak ditë më parë me gojë ne tij kryeministri Rama akuzoi rëndë prokurorin Ndoji si të lidhur me bandat e ndërlikon ngjarjen duke ia shtuar të panjohurat.Nga salla e parlamentit më 9 tetor kryeministri Edi Rama tha pa i përmendur emrin:

Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting, por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë“.

Atë që kryeministri Rama nuk e artikuloi me emër e mbiemër e plotësoni zëvendësi i tij Erion Braçe në një status në facebook.

“Dyshoj shumë, që akuza (ndaj Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës në Durrës) jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. A e kuptoni në çfarë shkelje kushtetuese është ky prokuror (Arjan Ndoja)? Reforma në drejtësi duhet të marrë përpara këtë pisllëk zhuli”

Në rastin më të keq atentatorët janë frymëzuar nga kryeministri që masakroi më fjalë Ndojin si një njeri të lidhur me bandat duke shtuar këtu edhe premtimin se shumë shpejt do veprojëligji. Por nga ana tjetër nuk mund të injorohet fakti që Ndoji ka qenë në makinë me persona të inkriminuar. Dëshmia e tij se ai nuk ishte objekt i këtij sulmi dhe nëse donin ta vrisnin mund ta bënin përpara shtëpisë ose në prokurori nuk është shumë bindëse. Krimi dhe organizatat kriminale nuk japin llogari për vendin ku e realizojnë ata sulmin. Ndërkohë, e marrim të mirëqenë faktin që atentatorët janë të frymëzuar nga Rama dhe Braçe. Kësaj  bie që nëse Falcone do kishte në makinën teksa ecte në Kapaci ndonjë mafioz nga ata që hetonte, a do të cilësohej vrasje në krye të detyrës dhe hero? Përfundimisht ngjarja e mbrëmshme në Durrës shoqërohet me një pyetje që bëhet përherë sa ndodh diçka në këtë vend: Kush e bën ligjin në Shqipëri, shteti apo krimi? Me këtë bilanc që kemi dhe sidomos me ngjarjen e mbrëmshme përgjigja është afërmendsh për të gjithë: Krimi. Është negative për shoqërinë pikërisht edhe për një arsye të madhe: Mungojnë heronjtë e drejtësisë. Edhe kur ata mbeten viktimë, pranë tyre ndodhen njerëz të inkriminuar.

SULMET NDAJ NJERËZVE TË DREJTËSISË

NËNTOR 1996. Digjet në Pogradec banesa e prokurorit të këtij qyteti Bilbi Mete. Dyshohej se autorë të zjarrvënies ishin persona që kishin lidhje me ata që prokurori Mete i kishte arrestuar. Banesa u shkrumbua e gjitha por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Gjithsesi kjo shkaktoi panik të familja.

MAJ 1996. Shpërthen në Tiranë një sasi e madhe tritoli në hyrje të apartamentin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës Prel Martini. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha material në banesën e gjyqtarit por edhe të komshinjve të tij. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz por impakti dhe frika ishte e lartë.  Mendohej se ky shpërthim lidhej për shkak të detyrës dhe mosmarrëveshjeve të gjyqtarit Martini.

NËNTOR 1997. Sulmohet me armë në Linzë të Tiranës shtëpia e prokurorit të Tiranës Arqile Koçi. Ka qenë ora 02.00 kur persona të panjohur anë qëlluar me armë automatike në drejtim në banesës së prokurorit që ndodhej në gjumë në atë kohë. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz dhe sipas hetimeve mendohet se gjithçka ishte bërë nga të afërm të personave që Koci i kishte arrestuar.

KORRIK 1997. Disa persona të dalë nga burgu që u hapën në atë kohë në qytetin e Korçës rrethuan në mesnatë dhe sulmuan me armë banesën e prokurores së këtij qyteti Ledina Riza. Vjehrri i prokurores mbeti i plagosur, ndërkohë që pas disa orësh familja bashkë me prokuroren Riza mundën të largohen nga banesa. Një sulm I tillë u krye për hakmarrje nga ata që prokurorja Riza i kishte arrestuar.

DHJETOR 1997. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në qytetin e Bajram Currit në hyrje të banesës së prokurorit Besnik Cengu.Banesa e tij dëmtohet rëndë por për fat nuk pati dëme në njerëz. Ndërkohë që ngjarja shkaktoi terror në familjen e tij.

SHKURT 1998. I bëhet atentat me armë në Tiranë kryetarit të Dhomës Kombëtare së Avokatisë Kleanthi Koçi. Ngjarja ndodhi pranë hotel Tiranës në qendër të kryeqytetit kur një person qëlloi me pistoletë avokatin më të rëndësishëm në Shqipëri duke e lënëtë plagosur. Pas 20 ditësh Koçi ndërroi jetë. Dyshohej se autori ishte vrasës me pagesë dhe se ngjarja lidhej me çështjet konkrete që avokati mbulonte.

MARS 1998. Shpërthen në qytetin e Laçit një sasi tritoli në hyrje të banesës së prokurorit të këtij qyteti Aleksandër Plepi. Si pasojë shkaktohen dëme të mëdha në banesë. Për fat nuk pati dëme në njerëz, ndërkohë që u shkaktua terror në familjen e tij.

NËNTOR 1998. Hidhet një granatë në mesnatë në apartamentin e Drejtorit të Hetimit të Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme Bujar Himçi, në zonën e Tiranës së Re nëkryeqytet. Vetëm fati që granata nuk shpërtheu mënjanoi një tragjedi në familjen e tij e cila ishte në gjumë në ato moment.Prokurori Himçi ishte duke hetuar dosje sensitive në ato moment që kishin të bënin me ngjarjet e marsit të vitit 1997.

NËNTORT 1998. Rreth orës 20.00 një sasi e madhe tritoli shpërtheu në hyrje të banesës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu. Shumica e apartamentit të tij u shkatërrua, ndërkohë që dëme të mëdha pësuan edhe apartamentet e fqinjve të tij. Vetëm fakti që nuk ndodheshin nëdhomën pranë derës së jashtme shpëtoi Abdiun dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij. Dyshohej se atentati lidhje me çështje konkrete që Abdiu kishte gjykuar dhe gjykonte.

SHTATOR 2002. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Shkodër në hyrje të banesës së kryetarit të Gjykatës së këtij qyteti, Besnik Hoxha. Si pasojë u shkaktua dëme të mëdha materiale, ndërkohë që vetë kryegjykatësi dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.

SHTATOR 2003. Ekzekutohet në makinë në Tiranë Genci Sina, shoferi i prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, teksa në makinë ndodheshin bashkëshortja dhe vajza e kryeprokurorit.Zyrtarisht është deklaruar se vrasja  është kryer si paralajmërim për Sollakun për çështje konkrete të hetuara ndaj asaj që njihej si organizata “Hakmarrja për Drejtësi”. Vetë kjo organizatë e ka mohuar këtë akuzë.

JANAR 2006. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Burrel në hyrje të banesës së gjyqtarit të këtij qyteti, Artan Çupi. Si pasojë u shkaktua dëme të mëdha material, ndërkohë që vetë gjykatësi dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.

KORRIK 2006. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Fier në hyrje të banesës së gjyqtarit të këtij qyteti, Pirro Sota. Si pasojë u shkaktua dëme të mëdha material, ndërkohë që vetë gjykatësi dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.

DHJETOR 2006. Një sasi tritoli shpërtheu duke shkatërruar makinën e gjyqtarit të Lezhës Jak Ndoka. Gjyqtari Ndoka nuk ndodhej në atë moment në makinë, ndërkohë që dyshohej se ngjarja lidhej me punën e tij.

JANAR 2007. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Fier në hyrje të banesës së prokurorit të këtij qyteti, Shkëlqim Sina. Si pasojë u shkaktua dëme të mëdha materiale, ndërkohë që vetë prokurori dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.

JANAR 2007. Një person i panjohur i bën atentat në ambientet e gjyaktës së Fierit gjyqtares Irena Meneku. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur polici i gjykatës Agim Gjoka, ndërkohë që vetë gjykatësja nuk pëson dëmtime.

MARS 2007. Plagoset në Fier gjyqtari i këtij qyteti Skënder Damini. Policia arrestoi më pas dy persona sit ë dyshuar për këtë ngjarje dhe që lidhej për shkak të detyrës.

JANAR 2008. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Pogradec në hyrje të banesës së gjyqtarit të këtij qyteti, Liradin Lila. Si pasojë u shkaktua dëme të mëdha materiale, ndërkohë që vetë gjyqtari dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.

SHTATOR 2008. Qëllohet me armë në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë duke e plagosur me dy plumba anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Nuni. Për fat Nuni nuk pati rrezik për jetën. Vetë ai e lidhi ngjarjen me dosjet që kishte në hetim, ndërkohë që grupi hetimor ka qenë konfuz për pistat e hetimit.

SHKURT 2011. I vendoset në Tiranë  një sasi tritoli makinës së avokatit Genc Gjokutaj. Për fat tritoli nuk shpërtheu por ngjarja mund të kishte pasur pasoja të rënda nëse atentatorët do kishin arritur të realizonin qëllimin e tyre. Sipas hetimeve ngjarja lidhej me çështje që juristi Gjokutaj kishte në proces.

SHTATOR 2011. Ekzekutohet në Vlorë në makinë duke shpërthyer një sasi e madhe eksplozivi gjyqtari I Gjykatës së Vlorës Skerdilajd Konomi. Cilësohet si një ngjarjet më të rënda të tipit mafioz që kanë ndodhur në Shqipëri ndaj një përfaqësuesi të drejtësisë. Akoma më e rëndë bëhet kjo kur edhe sot nuk ka asnjë autor.

NËNTOR 2019. Plagoset në Durrës prokurori i këtij qyteti Arjan Ndoji. Perosna të panjohur kanë hapur zjarr me breshëri ndaj makinës në të cilën ai lëvizte duke e lënë të plagosur atë dhe shoferin Andi Maloku dhe një person me precedent penale Landi Muharremi.

BILANC I SULMEVE NDAJ NJERËZVE TË DREJTËSISË

Të vrarë:

Skerdilajd Ikonomi, gjyqtar i Gjykatës së Vlorës

Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Të plagosur:

Skënder Damini, gjyqtar i gjykatës së Fierit

Ardian Nuni, gjyqtarë i Gjykatës së Lartë

Arjan Ndoji, prokuror i prokurorisë së Durrësit

Pasoja të të afërmve të njerzve të drejtësisë

Të vrarë

Genci Sina, shoferi i prokurorit të Përgjithshëm

Të plagosur

Vjehrri i prokrurores së Korçës Ledina Riza

Agim Gjoka, polic i Gjykatës së Fierit në atentatin ndaj gjyqtares Irena Meneku.

Andi Maloku, shofer i prokurorit Arjan Ndoji

Tentativa

1 djegie banese

3 sulme me armë e municione në banesat e njerëzve të drejtësisë

11 vendosje eksplozivi në banesë pa pasoja për jetën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione heronjte e drejtesise roland qafoku heronjte e drejtesise roland qafoku

Sondazh

Poll
Insights 1 Nëntor 2019, 21:37

Çunat flori të Rilindjes dhe shokët e KM!

KM promovoi dhe shoqerohej me Arben Ndoken! KM promovoi e shoqerohej me Armando Prengen! KM promovoi dhe shoqerohej me Mark Frrokun! KM promovoi dhe shoqerohej/...

Insights 30 Tetor 2019, 16:15

Mos ma vrisni qenin

Pogradec. Gusht 1983. Gjatë viteve kur Eduardi, vëllai im, ndodhej në burg në Spaç, sa herë në ndërmarrjen e asfaltimit të rrugëve ku punoja si inxhinier...

Insights 30 Tetor 2019, 10:33

Ku je Opozitë?! Kryeministri Rama po tallet me ju!

Edi Rama vijon të qeverisë i qetë, të drekojë e darkojë me oligarkët, të bredhë me brekushe nëpër zyrat e BE dhe të tallet me opozitën që sot duket më e paqartë...

Insights 29 Tetor 2019, 18:04

Pse po e sulmojnë oligarkët opozitën?

TIRANË- Ne fillim te viteve 80, kartelet e droges ne Kolumbi nisen te aplikojne nje metode te re per te goditur nepunesit e shtetit, qe nuk i korruptonin d...

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre

Basha: Marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike.

“Maskat” grabisin banesën e biznesmenit në Lushnje, marrin paratë dhe bizhuteritë

Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë, Rama: Shfaqje e pabesueshme, ushtria ZERO fuqi....

Aksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në trotuar, plagoset taksisti dhe mësuesja

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë