Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se është i gatshëm që t’i shpall zgjedhjet e reja, nëse partitë politike nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit.
Ai citohet të ketë thënë këtë pas një takimi me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ku është diskutuar për gatishmërinë e këtij institucioni për t’i organizuar zgjedhjet e parakohshme.
Në njoftimin e zyrës së presidentit të Kosovës, ai citohet të ketë thënë se “është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re, funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme”, ndërsa ka nënvizuar se në përputhje me detyrimin e tij kushtetues do t’i shterojë të gjitha mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik.
“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”,citohet presidenti Thaçi.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se në takim është diskutuar për afatet kushtetuese në qoftë se mbahen zgjedhjet.
“Nuk mund të diskutohet për data pa u shtjerrë të gjitha mundësitë kushtetuese. Ato janë çështje që diskutohen pasi që të shpallen zgjedhjet, nëse shpallen natyrisht”, tha zonja Daka.
Presidenti i Kosovës i ka dy mundësi për mënyrën se si të vazhdohet më tutje; njëra që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, 45 ditë pas shpërndarjes së parlamentit, apo caktimit të një mandatari të ri për kryeministër nga koalicioni i deritashëm qeverisës.
Partitë politike deri tash kanë hedhur poshtë çdo mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të reja, ndërsa një pjesë e tyre kanë kërkuar nga presidenti i vendit që të veprohet më shpejt në të kundërtën do të shpërbëjnë parlamentin e Kosovës.
Kosova po përballet me një krizë të re politike pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e posaçme në Hagë.
Veprimi i zotit Haradinaj ngjalli shumë reagime dhe zuri në befasi partitë politike, një pjesë e të cilëve e kanë cilësuar dorëheqjen e kryeministrit si të paramenduar dhe me kalkulime partiake.
Më 19 Korrik, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë.
Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Marrë nga VOA
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KOSOVË- Një mërgimtar bashkë me motrën e tij pasi kanë ardhur nga Belgjika në Kosovë, kanë pasur një përplasje me sigurimin e Agjencionit për Regjistrimin ...
RUSI- Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Rusi, ku një modele 24-vjeçare, e cila u gjet e zhveshur dhe me fyt të prerë në një valixhe. në apar...
HONG KONG- Të paktën 10 njerëz janë plagosur sulmi i aktivistëve pro-demokracisë në Hong Kong.Video të postuara në mediat sociale tregojën sesi njerëzit vrapo...
KINË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chongqing të Kinës ku një fëmijë 6-vjeçar ka rënë nga kati i 6 i një pallati, por fatmirësisht ka arritur të ...
SHBA-Ish presidenti amerikan Ronald Reagan i përshkroi delegatët afrikanë si “majmunë”.Reagan e ka bërë këtë koment në thirrjen telefonike të vitit 1971 me Pres...
BRITANI– Anglia është përshirë nga stuhi të furishme që kanë shkaktuar dëme material. Ura të rrëzuara shtëpi të shkatërruara dhe ndërprerje e energjisë elektri...
SHBA- Ylli i Disney Cameron Boyce ka ndërruar jetë si shkak i epilepsisë. 20-vjeçari vdiq në gjumë pasi kaloi një goditje të rëndë më 6 korrik të këtij v...
PAKISTAN- Një ngjarje e rëndë ka ka ndodhur një ditë më parë në paktistan ku kanë mbetur të vdekur të paktën 18 njerëz.Shkak u bë rrëzimi i një avioni në një zo...
LONDËR-Princesha Haya është larguar duke kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj martesës së detyruar nga një gjykatë në Britaninë e Madhe.Ndërkohë është raportuar ...
SUDAN- Në të gjitha shkollat e Sudanit është pezulluar mësimi pa afat si shkak i demonstratave masive pas vrasjes së disa nxënësve në një tubim.Autoritetet qev...