Rajoni

Haradinaj takon Merkel, kryeministri: Gjermania mbron sovranitetin e Kosovës, “PO” liberalizimit të vizave

Kancelarja gjermane Angela Merkel pret në Berlin kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Featured image of article: Haradinaj takon Merkel, kryeministri: Gjermania mbron sovranitetin e Kosovës, “PO” liberalizimit të vizave Angela Merkel dhe Ramush Haradinaj
Përditësuar:

BERLIN- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur nga kancelarja Angela Merkel, në Berlin ku ka zhvilluar edhe një takim “kokë më kokë”, ku në fokus ka qenë situata në rajon dhe dialogu me Serbinë.

Ramush Haradinaj, kryeminister i Kosoves dhe Angela Merkel, kancelare

Kryeministri më herët u takua edhe me anëtarët e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen.

Në përfundim të takimit, ka ardhur edhe një reagim nga vetë Haradinaj, i cili bën me dije se me kancelaren ka diskutuar edhe për marrëveshjen, dhe tha se Kosova është pro marrëveshjes me Serbinë, por kundër ndryshimit të kufijve ekzistues.

Reagimi i Ramush Haradinajt:

I nderuar me ftesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues.

Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar.

Nga kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar!

RH

(F.g/dosja.al)

Shto Koment