LIVE UPDATES
Bota

Haradinaj: Lajçak s’e përparon dot dialogun, marrëveshja me Serbinë ka nevojë për Merkel e Macron

6 Nëntor 2020, 19:48 Nga DOSJA
Haradinaj: Lajçak s’e përparon dot dialogun, marrëveshja

TIRANË- Ish-kryeministri i Kosovës dhe një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të saj (UÇK), Ramush Haradinaj tha në një intervistë me gazetarin Franko Egro në Balkan Talks se marrëveshja e mundshme me Serbinë ka nevojë të domosdoshme për përfshirjen në dialog të udhëheqësve të mëdhenj të Bashkimit Evropian si kancelarja Merkel apo dhe presidenti francez Macron.

Gjatë intervistës në Balkan Talks, Haradinaj foli me vlerësime për marrëveshjen e Uashingtonit nënshkruar në muajin shtator me Serbinë, u ndal të diskutonte për çështjen e dialogut dhe sidomos problematikat që e kanë shoqëruar atë me dyshimet për shkëmbime territoresh.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) rikujtoi skepticizmin e shprehur prej tij ndaj ish-përfaqësueses për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini në ndërmjetësimin e dialogut dhe qasjen e ngjashme edhe me emërimin së fundmi nga BE të një emisari për dialogun siç është Miroslav Lajçak. Sipas Haradinajt, Kosovës i duhej e njëjta qasje si ajo e SHBA nga BE-ja, që dialogu të merrej përsipër nga udhëheqësit e shteteve si Gjermania apo Franca, siç bëri në rastin e tij Donald Trump.

Gazetari Franko Egro e pyeti Haradinajn për kërkesën që Lajçak bëri për rishqyrtimin e Kushtetutës për t’i dhënë mundësi zbatimit të marrëveshjes së dakordësuar për asosacionin e komunave serbe. Kryetari i AAK-së tha se kjo do të krijonte dy precedentë, së pari do të bënte që ekzekutivi do të dilte nga funksioni i interpretimit të Kushtetutës dhe i dyti do të bënte që Kosova do të dilte nga qëndrimi i BE-së së asaj kohe se “Kosova e zbaton asosacionin në përputhje me Kushtetutën e saj”.

“Ne s’mundemi të dalim nga detyrimet e tilla, që janë të paraleazueshme, mirëpo Lajçak ndodhet në këtë situatë që në vend që ta mbartë përgjegjësinë në njërën palë për ngecjen në dialog, ose të bëhet palë me Serbinë për të mbartë përgjegjësinë te Kosova si dikur me taksën, se taksa e ka bllokuar dialogun, në vend që ai të prodhojë një ‘taksë të re’ për asosacionin dhe me arsyetuar Serbinë për mos-avancim në dialog, më mirë t’u kërkojë palëve rikthim në tavolinë, por me liderë politikë, në tavolinë të nivelit të lartë, me kancelaren Merkel me presidentin Macron, në mënyrë që të finalizohen parametrat e marrëveshjes finale të njohjes recirpoke Kosovë-Serbi, e ka të pamundur ai [Lajçak] të avancojë dialogun në parametrat aktual,” – u shpreh Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës këmbënguli se çështja me Serbinë ka nevojë për ndikimin e udhëheqësve me peshë ndërkombëtare.

“Jo se Lajçak dhe Borrell nuk duan që dialogu të ketë sukses, por kjo ka nevojë për shefat politikë, si Merkel, Macron apo Trump, është e pamundur…” – këmbënguli Haradinaj.

Gjatë intervistës me gazetarin e Euronews Albania, Franko Egro, Haradinaj u ndal te zhvillimet e fundit për sa i përket çështjes së minishengenit, aktakuzave ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe po kështu për situatën politike pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi.

Marrë nga EuroNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll
Bota 6 Nëntor 2020, 19:32

SHBA- Kryetari i bashkisë demorakatike të Filadelfias, Jim Kenney ka reaguar, pas akuzave që janë ngritur se në Pensilvani po manipulohen votat. Sipas BBC, Kenn...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet