LIVE UPDATES
Politike

Hapja e negociatave, komisioneri Vaferlei: Metodologjia e re e riktheu në shina politikën e BE për zgjerimin

16 Prill 2020, 19:51 Nga DOSJA
Hapja e negociatave, komisioneri Vaferlei: Metodologjia e re e riktheu në

BRUKSEL– Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, Komisioni Evropian tani po punon me Paketën e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet në qershor, si dhe me planin ekonomik për rajonin. Kështu thotë Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, për portalin European Western Balkans. 

Javët e kaluar kanë qenë të ngjeshura me ngjarje për krahun e zgjerimit në Komisioni Evropian: gjatë javës më të keq për kontinentin e goditur nga coronavirus, vendet anëtare ndezën dritën e gjelbër për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Komisioni ka meritat më të mëdha për këtë sukses, me propozimin e tij për metodologji të re zgjerimi dhe raportet e përditësuar mbi progresin e Shkupit e Tiranës të parë gjerësisht si instrumentalë për kompromisin final.

INTERVISTA E PLOTË

Besoni se adoptimi i metodologjisë së re dhe hapja e negociatave me MV dhe Shqipërinë tregon se ka vullnet politik për zgjerim midis vendeve anëtare?

Me rishikimin e metodologjisë për procesin e zgjerimit dhe me vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV, ne e kemi rikthyer në shina politikën e zgjerimit. Kemi rivendosur kredibilitetin e procesit, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për vendet tona anëtare. Më lejoni të theksoj se përkushtimi i nivelit më të lartë për perspektivën evropiane të BP gjithmonë ka ekzistuar. Zgjerimi mbetet një nga politikat kyç të Bashkimit Evropian dhe edhe në tetorin e kaluar, kur Këshilli i Evropës nuk arriti marrëveshjen për hapjen e negociatave, perspektiva e BE nuk u vu në diskutim. Megjithatë, ishte e qartë që procesit i mungonte besueshmëria. 

Komisioni ynë gjeo-politik e mori këtë seriozisht. Sapo morëm detyrën nisëm nga puna. Besueshmëria u vu në thelbin e metodologjisë së rishikuar, i pari nga katër parimet tona. Vendosëm edhe më tepër parashikueshmëri dhe dinamizëm në proces dhe i dhamë ngjyra më të forta politike. Qasja e re u përkrah unanimisht, edhe nga liderët e BE. Vendimi për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë ishte konfirmimi praktik. Dhe këto u kryen pavarësisht situatës së vështirë të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit. Edhe tani nuk po pushojmë: elementi i tretë i kësaj përqasjeje me tri pista, plani ekonomik dhe i investimeve – që tani merr edhe më tepër rëndësi duke parë ndikimin negativ të krizës së coronavirusit në ekonomitë e rajonit – është duke u përgatitur për samitin BE-BP. Ndaj kam besim se përparësia që po i japim BP dhe perspektivës së tij evropiane ka mbështetjen e plotë dhe përkrahjen politike të vendeve anëtare.

Tani që vendet anëtare kanë përkrahur hapjen e negociatave, hapi tjetër i Komisionit është hartimi i kuadrit të negociatave për këto dy vende. Kur pritet të kryhet?

Përgatitja e kuadrit të negociatave tashmë ka filluar. Ne kemi në plan ta vendosim mbi tryezën e Komisionit sa më shpejt të jetë e mundur, shpresoj në qershor, kur do të paraqesim Paketën Vjetore të Zgjerimit. Në këtë mënyrë mund të nisin shpejt edhe diskutimet në Këshill për kuadrin e negociatave.

Kur Këshilli miraton kuadrin e negociatave, formalisht zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare. Besoni se kjo do të ndodhë këtë vit për të dy vendet?

Në këtë fazë nuk kemi datë specifike për konferencat e para. Si hap tjetër, Komisioni do të vendosë përpara Kuadrin e Negociatave, bazuar në metodologjinë e ndryshuar. Pasta Kuadri do të duhet të diskutohet e të miratohet në Këshill, konferencat e para do të vendosen nga presidenca në rotacion e Këshillit sapo të jetë e mundur pas adoptimit.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria – po ashtu edhe vendet e tjera të BP – pritet të vazhdojnë me reformat. Shqipëria duhet të përmbushë disa kushte para konferencës së parë, por ka ecur përpara tashmë dhe raporti vjetor do të shërbejë si një përditësim për vendet anëtare në këtë aspekt. 

Cila është procedura për Malin e Zi dhe Serbinë që këto dy vende të pranojnë metodologjinë e re dhe çfarë prisni që të bëjnë?

Në fillim të shkurtit, sapo metodologjia e rishikuar u propozua nga Komisioni, unë shkova në Beograd e Podgoricë për ta prezantuar edhe atje. Përgjigjja ishte pozitive. Një gjë duhet të jetë e qartë: Nuk do të ketë ndryshime në kuadrin e negociatave me këto dy vende. Ato kanë ecur shumë përpara me bisedimet dhe rregullat e lojës nuk mund të ndryshohet teksa loja është në zhvillim e sipër.  Megjithatë, ka shumë përfitime nga metodologjia e re dhe ndryshimet mund të përfshihen në kuadrin e negociatave.

Kur duhet ta presim paketën e zgjerimit të këtij viti? Mund të shtyhet për shkak të krizës?

Pandemia e coronavirusit ka një ndikim të madh te të gjithë ne: institucionet e BE, vendet anëtare, BP. Jemi përqendruar fort tek ajo për të shpëtuar jetë duke mbështetur sektorët e shëndetësisë e duke luftuar impaktin social-ekonomik, për të shmangur pasoja edhe më shkatërruese. Megjithatë, detyra jonë kryesore vazhdon dhe pres që paketa të jetë gati në qershor.

A do të përfshirë raporti i këtij viti edhe vlerësimin e proporcionalitetit të masave të jashtëzakonshme të marra nga vendet kandidate për të luftuar coronavirusin?

Paketa Vjetore e Zgjerimit është ende duke u përgatitur dhe po shohim se si mund të pasqyrojmë në raport krizën aktuale, sidomos në pjesën ekonomike, por edhe në të tjerat. Pres që raporti të jetë me këmbë në tokë, duke vlerësuar progresin e arritur përmes fakteve, si për kriteret demokratike e ekonomike edhe për ligjet e BE.
Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me partnerët tanë në BP për sa i përket krizës së coronavirusit, për të ndihmuar sa të mundemi. Partnerët tanë kanë marrë masat që i kanë parë si të nevojshme për zgjidhjen e krizës, të vetëdijshëm për nevojën e të qenit efektivë por në proporcion. Kemi parë që disa masa janë ndryshuar, sepse kjo krizë nuk ka skenar të shkruar. Është e qartë që mund ta mposhtim vetëm së bashku. 

Ju keni qenë shumë aktiv për të siguruar asistencën e BE për BP gjatë kësaj krize. Çfarë mendoni për kritikat e ashpra të Presidentit të Serbisë në drejtim të solidaritetit të BE?

Mendoj se ne kemi qenë të shpejtë në reagim sapo ishim në gjendje të nisnim luftën kundër krizës brenda BE, epiqendra e pandemisë gjatë atyre ditëve. Dolëm menjëherë me një ndihmë për gjithë rajonin, me vlerë mbi 700 milion euro. Kemi siguruar 38 milion euro për nevojat emergjente, si financimi i pajosjeve mjekësore apo transportimi i pajisjeve mjekësore të blera. Kemi përgatitur paketa bilaterale duke ridrejtuar fonde që ndryshe do të mbeteshin pa u shpenzuar, në total mbi 374 milion euro. Dhe kjo do të plotësohet me 290 milion shtesë. Mendoj se është një shprehje shumë konkrete e solidaritetit, e pranuar edhe nga Serbia.

Ndihma kineze është pritur shumë mirë në Serbi, krahasuar me pritjen e vakët për asistencën nga BE. Shqetësoheni për reputacionin e BE në rajon, në veçanti në Serbi?

Kjo nuk është garë apo konkurs popullariteti, këtu bëhet fjalë për të ndihmuar. Ne po bëjmë gjithçka për të ndihmuar BP dhe e mirëpres faktin që edhe Kina po ndihmon atje. Evropa e ndihmoi më parë Kinën për të luftuar coronavirusin. Është e qartë që kjo është përgjigje globale që ka nevojë për përgjigje globale. 

Faktet janë të qartë: BP është fqinji ynë dhe partner natyror. Ne kemi praninë më të madhe atje: 75% e investimeve të huaj është nga BE, 70-80% e tregtisë kryhet me BE. Ndërsa vende të tjera janë gjithashtu të pranishme në rajon dhe përpiqen të ushtrojnë ndikimin e tyre, Ballkani Perëndimor bëri një zgjedhje të qartë për të ardhmen në BE. Dhe aty e kanë vendin.

(Marrë nga European Western Balkans)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e negociatave metodologjia e re e zgjerimit oliver vaferlei hapja e negociatave metodologjia e re e zgjerimit oliver vaferlei

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet