Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel/ Borrell: Bisedimet nuk janë gjithmonë të lehta, i lumtur që po shoh përkushtim nga palët
7 Shtator 2020, 09:46Nga DOSJA
BRUKSEL– Diplomati i BE-së, Josep Borrell i cili është i angazhuar në ndërmjetësimin e takimit të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
Sa i përket këtij takimi që vjen vetëm 3 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Borrell ka thënë se bisedimet nuk janë gjithmonë të lehta por është i lumtur që po shoh përkushtim nga të dyja palët.
“Bisedimet nuk janë gjithmonë të lehta. Prandaj unë jam i lumtur të shoh përkushtim dhe respekt nga të dyja palët. Mirëpres faktin se ata e konfirmuan këtë së bashku në deklaratën e përbashkët ku u shprehen se e kanë si prioritet të lartë integrimin në BE dhe vazhdimin e punës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.”- ka deklaruar Borrell.
Ndër të tjera Borrell ka thënë se është e natyrshme që qëndrimet të jenë të ndryshme, por se ata kanë ardhur këtu për të gjetur gjërat e përbashkëta dhe të punojnë drejt normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve të tyre, duke u përballur më të gjitha çështjet e hapura.
Më herët Borrell tha se në këtë takim do të bisedohen për aranzhimet për komunitetet joshumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.
“Të dyja këto tema janë shumë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për raportet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe për jetën e përditshme të njerëzve.”- tha ai.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORE E JUGUT- Tajfuni “Haishen”, ka goditur Korenw e Jugut, pasi u përplas më parë në Japoni. Pjesa më e prekur është Ulsan, një nga qytet më të mëdha të Koresë...
PRISHTINË- Ditën e sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për mediat sa i takon nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovës d...
Bota 7 Shtator 2020, 09:12
BRUKSEL– Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë një takim ditën sotme në Bruksel me nd...
PALESTINË– Njohja e Kosovës nga Izraeli si shtet i pavarur ka shkaktuar reagime të shumta, por mesa duket jo të gjithë shtetet e mbështesin një vendim të ...
KOSOVË– Këtë e shpjegon një burim i afërt me zhvillimet, i cili tregon se krerët e AAK-së ende janë të irrituar me incidentin rreth Ujmanit, posa&cce...
ITALI- Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni teksa është i infektuar nga virusi vdekjeprurës duhet të presë edhe të tre ditë, të cilat do të jenë vendimta...
SHBA– Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump më katër shtator ndërmjetësoi takimin mes Kosovës dhe Serbisë dhe nënshkroi marrëveshjen në S...