Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
FIER– Ditën e sotme policia ka arrestuar dy pronarët e një lokali në Fier pasi këto të fundit kishin hapur lokalin e natës, i cili ishte pezulluar për 6 muaj.
Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasi A. H., 24 vjeç dhe shtetasen D. M., 47 vjeçe, banuese në Vlorë. Po ashtu bëhet me dije se gjatë ushtrimit të kontrollit në këtë lokal, pronarët e subjektit, kanë kundërshtuar forcat e policisë.
Njoftimi i policisë
Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Organizuan në mënyrë të përsëritur aktivitet me muzikë në një lokal nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që ishin gjobitur më parë dhe e kishin të pezulluar aktivitetin për një periudhë 6-mujore, arrestohen në flagrancë 2 pronarët e subjektit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në fshatin Mbrostar, kanë konstatuar të hapur një subjekt (lokal nate), i cili ishte gjobitur më parë dhe i ishte pezulluar aktiviteti për një periudhë 6-mujore.
Gjatë ushtrimit të kontrollit në këtë subjekt, pronarët e subjektit, shtetasi A. H. dhe shtetasja D. M. kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatim i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjendjes së epidemisë”, pronarët e subjektit, shtetasin A. H., 24 vjeç dhe shtetasen D. M., 47 vjeçe, banuese në Vlorë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Neritan Cena. Ky vendim u morr nga trup...
ELBASAN– Metin Mehja 23 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet si një nga protagonistët e sherrit masiv më 4 tetor në Elbasan, ngjarje ku mbetën të pla...
BALLSH-Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 9 të grevës së urisë. Mësohet se është rënduar gjendja shëndetësore e grevistëve, ndërkohë ata vijojnë të re...
SHKODËR- Rreth 100 të burgosur të burgut të Reçit në Shkodër prej 2 ditësh ndodhen në grevë urie, për shkak të moslejimit të vizitave që nga fillimi...
DURRËS– Një 36-vjeçar me inicialet E. T. është plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, në Ishëm ...
SHQIPËRI- Ditën e sotme në pjesën më të madhe të territorit do të ketë rrebeshe shiu. Meteoalb parashikon se kushtet atmosferike pritet të përmirësohen gja...
POGRADEC- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident pranë fshatit Buçimas në Pogradec. Mësohet se janë përplasur 2 makina, por fatmirësisht nuk ka perso...
TROPOJË- Reshjet intesive të shiut kanë bërë që lumi i Sylbicës në bashkinë e Tropojës të dalë nga shtrati dhe të dëmtojë rrugën për në bjeshkët e kësaj zo...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të parë reagimin e ndërk...
VLORË– Një zjarr masiv ka përfshirë një kodër në fshatin Tragjas, në Vlorë, duke djegur me ullinj dhe kullota.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shë...