Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ELBASAN– Metin Mehja 23 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet si një nga protagonistët e sherrit masiv më 4 tetor në Elbasan, ngjarje ku mbetën të plagosur dy vëllezërit Erand dhe Egis Bekteshi. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Elbasanit, Mehja është kapur dy ditë pas ngjarjes, ndërkohë që vijon kërkimi për gjashtë të tjerët.
23-vjeçari akuzohet se bashkë me të shpallurit në kërkim, ka goditur me sende të forta dy vëllezërit Bekteshi, duke i lënë të plagosur rëndë. Dy të plagosurit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në spital.
Njoftimi i Policisë: Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbetën të plagosur me sende të forta dy shtetas. Policia arreston një nga autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe profesionale, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i shtetasit M. M. u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç, E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, më datë 04.10.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ngjarja ndodhi mesnatën e 4 tetorit, ku disa të rinj u përfshinë në një sherr masiv në një lokal në lagjen “Haxhias”. Dëme pati edhe makina e pronarit të lokalit, ku ndodhi sherri, pasi të rinjtë i thyen xhamat. Shkaku i sherrit paraprakisht u raportua se ishin mosmarrëveshjet për pazaret e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Kjo nuk është hera e parë kur këta të rinj konfliktohen. Sherret mes tyre kanë nisur që para nëntë muajsh, kur një nga vëllezërit që ka mbetur i plagosur, i gërvishti automjetin një tjetri të identifikuar si Rafael Greca. Ky I fundit e qëlloi me armë zjarri, por fatmirësisht ngjarja u mbyll pa pasoja për jetën. Greca u vu në pranga në muajin shtator. Siç duket, edhe disa muaj pas përplasjeve, të rinjtë, s’i kanë mbyllur hesapet.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH-Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 9 të grevës së urisë. Mësohet se është rënduar gjendja shëndetësore e grevistëve, ndërkohë ata vijojnë të re...
SHKODËR- Rreth 100 të burgosur të burgut të Reçit në Shkodër prej 2 ditësh ndodhen në grevë urie, për shkak të moslejimit të vizitave që nga fillimi...
DURRËS– Një 36-vjeçar me inicialet E. T. është plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, në Ishëm ...
SHQIPËRI- Ditën e sotme në pjesën më të madhe të territorit do të ketë rrebeshe shiu. Meteoalb parashikon se kushtet atmosferike pritet të përmirësohen gja...
POGRADEC- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident pranë fshatit Buçimas në Pogradec. Mësohet se janë përplasur 2 makina, por fatmirësisht nuk ka perso...
TROPOJË- Reshjet intesive të shiut kanë bërë që lumi i Sylbicës në bashkinë e Tropojës të dalë nga shtrati dhe të dëmtojë rrugën për në bjeshkët e kësaj zo...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të parë reagimin e ndërk...
VLORË– Një zjarr masiv ka përfshirë një kodër në fshatin Tragjas, në Vlorë, duke djegur me ullinj dhe kullota.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shë...
RRËSHEN- Dioqeza e Rrëshenit, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka ndarë me ndjekësit lajmin për gjendjen e vështirë shëndetësore të rek...
SHIJAK-Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në kthesën e Shijakut, në autostradën Tiranë-Durrës. Në fotot e publikuar shihet se si një makinë, e për...