LIVE UPDATES
Bota

REL: Ringjallje e marrëveshjes bërthamore apo plan të ri për Iranin?

5 Janar 2022, 07:26 Nga DOSJA
REL: Ringjallje e marrëveshjes bërthamore apo plan të ri për

IRAN/SHBA – Më 2022 mund të ketë përshkallëzim të tensioneve në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nëse dështojnë bisedimet bërthamore, të cilat mëtojnë ringjalljen e marrëveshjes së nënshkruar mes Iranit dhe fuqive botërore më 2015. Ndonëse analistët besojnë se një marrëveshje është ende e arritshme, ndërkohë që negociatat hyjnë në vitin e ri, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se kanë mbetur disa “javë” për të punuar në dokument.

Marrëveshja – e cila parasheh kufizimin e aktivitetit bërthamor të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve – ka nisur të mos zbatohet pasi më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka larguar Uashingtonin nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet.

Një vit më vonë, duke e konsideruar marrëveshjen si të anuluar, ndonëse vendet e Bashkimit Evropian kanë tentuar ta mbajnë gjallë, Teherani ka nisur të rrisë aktivitetin bërthamor që i ishte ndaluar me marrëveshje.

Në muajt e fundit, Irani ka pasuruar uranium për 60 për qind, një nivel i pashembullt për një shtet pa program bërthamor, ka thënë shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Çështje Bërthamore.

Aktivitetet bërthamore të Iranit kanë rritur urgjencën për zbatim të marrëveshjes, në të cilën presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar se do të kthejë SHBA-në, nëse Teherani e zbaton atë në tërësi.

Mirëpo ndërkohë që Shtetet e Bashkuara – të cilat janë duke marrë pjesë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në negociata, për shkak të refuzimit të Teheranit për t’u ulur në tavolinë të njëjtë me Uashingtonin – janë duke kritikuar Teheranin dhe duke i konsideruar si joreale kërkesat e Iranit për t’u bërë sërish pjesë e marrëveshjes, vëzhguesit janë duke analizuar si do të mund të dukej një plan i ri.

Prej rinisjes së negociatave në fund të muajit nëntor, pas pesë muajve bllokadë dhe zgjedhjes së presidentit të ri të Iranit, Ebrahim Raisit, Teherani ndjek linjë të ashpër.

Shefi i ri negociator i Raisit, Ali Bagheri-Kani, është po ashtu kritik ndaj marrëveshjes bërthamore dhe ka lënë anash kompromiset që janë bërë në rundet tjera negociatore, duke bërë thirrje për heqje të sanksioneve, duke përfshirë edhe ato që nuk janë të lidhura me marrëveshjen bërthamore, si dhe garanci se administrata e ardhshme amerikane nuk do të largohet nga marrëveshja.

Pavarësisht vështirësive, shtetet perëndimore besojnë se marrëveshja bërthamore mbetet ende mundësia më e mirë për të shmangur krizën.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara janë duke paralajmëruar se dritarja e mundësive po mbyllet dhe vëzhguesit sugjerojnë se Teherani mund të përballet me qasje alternative duke nisur nga rritja e presionit, një marrëveshje e përkohshme, e deri te veprimet ushtarake.

Ali Vaez, drejtor për projektet rreth Iranit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka thënë se ekziston “rrugë e ngushtë” për zbatim të marrëveshjes së vitit 2015, duke shtuar se nevojitet fleksibilitet në të dyja anët dhe qasje pragmatike nga Teherani.

“Ekipi i ri negociator iranian me siguri e ka kuptuar se gjërat e diskutuara nga paraardhësi i tij nuk kanë qenë reale dhe nuk janë rezultat i mospunës apo naivitetit”, ka thënë Vaez për Radion Evropa e Lirë.

“Përmes arritjeve të veta eksponenciale bërthamore, Irani është në planin e saj B”, ka thënë Vaez.

“Pyetja ka të bëjë me atë se sa serioz është për Planin A, pra të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore. Bota do ta marrë vesh përgjigjen brenda disa javëve”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për “alternativa”, në rast se bisedimet dështojnë.

“Ne vazhdojmë të jemi orë e çast në kërkim të diplomacisë sepse ajo vazhdon të jetë mundësia më e mirë aktualisht, ndonëse ne jemi të angazhuar me aleatë dhe partnerë edhe në alternativa tjera”, ka thënë Blinken më 14 dhjetor, pa dhënë shumë hollësi.

Ekspertët mendojnë se alternativat për marrëveshjen bërthamore nuk janë atraktive.

“Asnjëra prej alternativave nuk janë të mira, prandaj Perëndimi është duke shtyrë përpara idenë e ringjalljes së marrëveshjes. Mirëpo Irani nuk është duke lënë shumë mundësi në tavolinë”, ka thënë Henry Rome, analist i lartë për Iranin në Grupin e Euroazisë në Uashington, duke komentuar situatën për Radion Evropa e Lirë.

“Ka mundësi që skenari pa marrëveshje të rezultojë me përshkallëzim të përparimit bërthamor të Iranit, sanksione amerikane dhe evropiane, kërcënime ushtarake nga Izraeli dhe SHBA-ja, protesta popullore dhe stagnim ekonomik në Iran”.

“Ka mundësi që Shtetet e Bashkuara të kenë qasje më të ashpër deri në fund të janarit, përveç nëse arrihet përparim në bisedime apo nëse bie intensiteti i aktivitetit bërthamor”, ka thënë Vaez.

Qasja më e ashpër do të përfshinte përpjekje të SHBA-së për të zvogëluar eksportet e naftës iraniane në Kinë, gjë e cila ka vazhduar pavarësisht sanksioneve amerikane, të cilat ia pamundësojnë Iranit shitjen e naftës jashtë shtetit.

Shitje të tilla të naftës, sipas kompanisë Kpler, kanë arritur në gati 18 milionë fuçi në muajin nëntor, çka i ka ndihmuar Teheranit të mbijetojë nën sanksione, të cilat e kanë shkatërruar ekonominë.

Ka pasur bisedime edhe për një marrëveshje të përkohshme, sipas të cilës, Teherani do të duhet të ndalte disa aktivitete të ndjeshme bërthamore, në këmbim të heqjes së disa sanksioneve.

Një marrëveshje e tillë, do të mund të eliminonte krizën aktuale bërthamore dhe do të krijonte më shumë hapësirë për një marrëveshje të re.

Mirëpo siç e thekson edhe Rome, Teherani nuk duket se pëlqen diçka të tillë.

“Dyshoj se mund të ketë marrëveshje të përkohshme”, ka thënë Rome.

“Nëse Iranin nuk e joshin përfitimet ekonomike të marrëveshjes bërthamore, nuk e kam të qartë pse do të nënshkruante një marrëveshje më të vogël”.

Nëse bisedimet dështojnë, palët që janë pjesë e marrëveshjes – Rusia Kina, Gjermania dhe Britania – mund ta lajmërojnë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për moszbtim të marrëveshjes nga ana e Iranit dhe të kthejnë sanksionet ndërkombëtare, të cilat janë hequr me marrëveshje.

Teherani mund të përballet edhe me kërcënime për aksione parandaluese ushtarake kundër zonave të saj bërthamore, diçka që sipas ekspertëve do të mund të vononte kapacitetet e Iranit për të pasur armë bërthamore, mirëpo nuk do ta zgjidhte problemin.

Pavarësisht se Teherani e ka mohuar se programi i tij bërthamor synon zhvillimin e armëve bërthamore, shqetësimet vazhdojnë të ekzistojnë dhe shembull, vendi armik, Izraeli, e ka përsëritur disa herë se mund të sulmojë zonat bërthamore të Iranit.

“Rreziku nga një sulm izraelit është më i larti prej vitit 2012, ndonëse një gjë e tillë ka pak mundësi të ndodhë dhe shihet si opsioni i fundit”, ka thënë Rome, që parashikon se Irani mund të përballet edhe me masa tjera, sikurse sabotazhi dhe sulmet kibernetike.

“Zona e ashtuquajtur gri e konfliktit në mes të Izraelit dhe Iranit vetëm do të përshkallëzohet”.

Zyrtarët iranianë kanë fajësuar Izraelin për një seri incidentesh në muajt e kaluar, duke përfshirë vrasjen e një shkencëtari në nëntor të vitit 2020.

Vrasja e Mohsen Fakhrizadeh ka përshpejtuar miratimin e legjislacionit që mundëson rritjen e aktiviteteve bërthamore të Iranit. Ky vendim është përcjellë me sulme hakmarrëse në Gjirin Persik për të cilat janë fajësuar forcat iraniane. Ekspertët besojnë se nëse rritet presioni ndaj Teheranit, njëjtë pritet të rriten edhe armiqësitë në rajon. (REL)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota irani marreveshje berthamore shba irani marreveshje berthamore shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës