6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
I përballur me një izolim të pashembull politik, Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo u shfaq përsëri sfidues duke këmbëngulur të premten se nuk do të dorëhiqet, pavarësisht akuzave në rritje ndaj tij për ngacmim seksual. Ai kritikoi koalicionin e gjerë të demokratëve që po kërkojnë dorëheqjen e tij duke i cilësuar si “të nxituar e të rrezikshëm”.
Guvernatori Cuomo duket se ka humbur mbështetjen e pothuajse të gjithë delegacionit të ligjvënësve të shtetit të tij. Goditja më e rëndë erdhi kur dy senatorët e Nju Jorkut, udhëheqësi i shumicës në Senat Chuck Schumer dhe Senatorja Kirsten Gillibrand bënë thirrje për dorëheqjen e tij.
“Për shkak të akuzave të shumta, të besueshme, për ngacmim seksual dhe sjellje të papërshtatshme, është e qartë se Guvernatori Cuomo ka humbur besimin e partnerëve të tij qeverisës dhe banorëve të Nju Jorkut”, u shprehën senatorët demokratë nëpërmjet një deklarate të përbashkët.
Disa orë më herët, guvernatori demokrat prej tre mandatesh, një nga kritikët kryesorë të mënyrës se si ish-Presidenti Donald Trump menaxhoi pandeminë, evokoi ish-presidentin republikan për t’u mbrojtur kundër asaj që e cilësoi si “kultura e përjashtimit”.
“Politikanët që nuk dinë asnjë fakt të vetëm, por që megjithatë dalin në një përfundim dhe krijojnë një opinion, janë për mendimin tim të pakujdesshëm dhe të rrezikshëm. Populli i Nju Jorkut nuk duhet të ketë besim tek politikanët që mbajnë një qëndrim pa ditur faktet apo thelbin. Kjo, miqtë e mi, është politikë në formën më të keqe… Le të kryhet ekzaminimi. Unë nuk do të dorëhiqem. Mua nuk më zgjodhën politikanët. Unë u zgjodha nga populli. Një pjesë e kësaj vjen ngaqë unë nuk jam pjesë e klubit politik dhe jam krenar për këtë gjë”, tha Guvernatori Cuomo.
Ndërsa Partia Demokrate është kthyer ashpër kundër guvenatorit demokrat të Nju Jorkut për akuzat për ngacmime seksuale, edhe Shtëpia e Bardhë komentoi për këtë çështje.
“Presidenti beson se çdo grua që del publikisht, janë bërë gjashtë tashmë, meriton të dëgjohet. Ato duhet të trajtohen me respekt dhe duhet të kenë mundësinë të tregojnë variantin e tyre. Ka edhe një hetim të pavarur që vazhdon në atë shtet, nën mbikqyrjen e prokurores që e mbështet vazhdimin e hetimit. Kemi parë sigurisht lajmet se një numër ligjvënësish kanë bërë thirrje për hetime, por nuk kam komente të mëtejshme në këtë pikë”, tha Jen Psaki, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
Komentet u bënë një ditë pasi partia e tij në Nju Jork e më gjerë është kthyer ashpër kundër guvernatorit, në vazhdën e akuzave për ngacmim seksual, si dhe kritikave ndaj zotit Cuomo për mospublikimin e të dhënave lidhur me numrin e saktë të banorëve që kanë humbur jetën në shtëpitë e të moshuarve në Nju Jork si pasojë e COVID-19ës.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Qeveria afgane tha se do të marrë pjesë në dy konferencat e ndara të paqes, të sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.Rusia ka ftuar disa shtete rajona...
KAZAKISTAN-Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në qytetin më të madh të Kazakistanit Almaty, ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 2 të tje...
KOSOVË-Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur, masën e paraburgimit për një muaj ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviqit. Sipas Ga...
BRITANIA E MADHE-Një pilot i ri, i Forcave Ajrore Britanike (RAF) është sulmuar seksualisht nga kolegët e tij, gjatë një ceremonie. Sipas Daily Mail, skandali ë...
GREQI-Qyteti Xanthi është mbushur me njerëz, të cilët kanë dalë në rrugë për të festuar karnavalet, pavarësisht masave anti-Covid.Sipas mediave greke, njerëzit ...
GREQI-Forcat e policisë në Greqi, kanë zbuluar një telefonat që është bërë nga dy të rinj, të cilët janë arrestuar gjatë protestave në Nea Smyrni.Sipas CNN, të ...
MIANMAR-Forcat e juntës së Mianmarit, ditën e sotme kanë vrarë 12 protestues, ku midis tyre dhe një fëmijë dhe një murg budist.Protestat për të larguar ushtrinë...
JORDANI-Ministri i shëndetësisë i Jordanisë, Nathir Obeidat ka dhënë dorëheqjen, pasi gjashtë persona ndërruan jetë në një spital për shkak të mungesës së oksig...
RUSI-Policia ruse ka ndaluar një konferencë të opozitës, ku ka arrestuar 200 persona përfshirë dhe figura të larta të partisë.Sipas BBC, konferenca sapo kishte ...
FRANCË- Revista satirike franceze Charlie Hebdo, ka publikuar një karikaturë, ku mbretëresha e Anglisë, gjunjëzon Megahan Markle, njësoj si policët me Geor...