LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllet PD, Bardhi: Bëjmë rregullime. Berisha: Çlirim më 8 janar (Foto me maskat)

6 Janar 2022, 10:03 Nga DOSJA
Mbyllet PD, Bardhi: Bëjmë rregullime. Berisha: Çlirim më 8

TIRANË– Dyert e Partisë Demokratike vijojnë të jenë të mbyllura! Për të ditën ditë radhazi, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri dhe Ivi Kaso e të rinjtë e FRPD-së që mbështesin “Foltoren” kanë trokitur në dyert e selisë qendrore të PD-së, por askush nuk ua ka hapur. Përpara mediave, vetë Bumçi tha se kishin shkuar për të zhvilluar një mbledhje me krerët e degëve por që ‘bunkerizimi’ i selisë, sipas tyre nuk ua mundëson kjo gjë. Ai shtoi se protesta e thirrur nga Berisha për ditën e shtunë do ta çlirojë “bunkerin” dhe ta kthejë në shtëpinë e demokratëve. Strazimiri zbuloi se në protestë do të jenë 44 mijë persona që do kërkojnë të hyjnë në selinë e demokratëve.

Të rinjtë e FRPD-së i bënë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha duke e quajtur ‘lul turpi’ teksa shtuan se mbyllja e dyerve tregon mospranimin e mendimit ndryshe. Vetë Basha konsumonte i qetë kafenë me një grup gazetarësh pranë selisë blu teksa vëzhgonte dhe situatën, por nuk reagonte aspak.  Basha qëndroi përafërisht 1 orë në kafe e më pas u fut brenda selisë nga dera e pasme duke mos dhënë asnjë koment për mediat që po raportonin ngjarjen. Nga e njëjt derë, Basha futi edhe Zëvendësambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith, me të cilin zhvilloi një takim për më shumë se një orë. Në përfundim të takimit, asnjë prej tyre nuk u ndal para mediave që të sqaronte temat mbi të cilat u diskutua.

Deklaratave të mbështetësve të Berishës u është përgjigjur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai e ka cilësuar protestën e thirrur më datë 8 janar nga ish-kryeministri Sali Berisha si një skenar për dhunë e për përplasje mes demokratëve. Ai shtoi se dyert janë mbyllur pasi po lyhet godina e po bëhen rregullime të vogla me adezivë, duke shtuar se e gjithë kjo situatë po përdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha për të përplasur demokratët. Numri dy i Partisë Demokratike deklaroi gjithashtu se ish-kryeministri Berisha shoqërohet nga trafikantë droge duke përmendur edhe emrin e Myftar Lumneshit. Sipas Bardhit, Lumneshi është një nga trafikantët e drogës që shoqëron Berishën pjesë e grupit kriminal B9 që operon në Britaninë e Madhe.

Vetë Berisha tha se problemi është te parimi themelor i çdo demokracie në të cilën shumica qeveris dhe pakica respektohet. Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri, referuar mbylljes së dyerve të selisë blu u shpreh se grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike është aq zemërgjerë saqë mund t’i falë kryetarit Lulzim Basha karrige dhe brava. Por, ajo që po trazon sërish ujërat në PD-në minutat e fundit është një foto e publikuar nërrjet ku shihen një grup djemsh të armatosur me maska. Ata pozojnë krah pastrueses së selisë blu dhe duket se pavarësisht mbylljes së dyerve e ka gjetur hyrjen për në ambientet e selisë. Zyra e shtypit të PD-së e pyetur nga Dosja.al në lidhje me këtë foto, ka preferuar të heshtë e të mos japë asnjë shpjegim.

Kjo është dita e dytë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD. Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

Çfarë ka ndodhur deri më tani në Partinë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2022 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Grupi i zjarrit’ në PD, zyra e shtypit hesht, nuk mohon foton me maska e armë

Me maska krah pastrueses, del fotoja e ‘Grupit të Zjarrit’ të Bashës brenda PD

VD-PD e mbyllur, Bardhi: Bëjmë rregullime,Berisha thirrje për dhunë krah trafikantit

FOTOJA- Si janë blinduar dyert e selisë blu, adezivi ‘kamuflon’ gjithçka

NUK DUHET HUMBUR! VD/Basha dëgjon akuzat teksa pi kafe, ngre sytë nga dera

Ditë e NGARKUAR për Bashën! Në selinë blu shkon zv. ambasadori amerikan

Grupi i Berishës dhe FRPD u larguan! Basha futet në seli, zgjedh derën e pasme

VD-Të rinjtë e FRPD afishojnë në derën e PD thirrjet: Parti e rinisë, jo burgut

E FORTË! I riu bërtet në seli: Për fajin tënd Basha jam burgosur, e di që më dëgjon

E PAPRITUR! Pas grupit të Berishës, paraqiten në selinë e PD anëtarët e FRPD-së

Protesta e 8 janarit, Berisha thirrje demokratëve: Të gjithë përpara selisë së PD!

DETAJET e 8 janarit! Strazimiri: Janë 44 mijë veta që do kërkojnë të hyjnë në seli

‘Ku ta marrim lejen, te e-albania?’/Bumçi: Basha s’ka punë tjetër, të pijë kafe

Dita e 2! Dera e selisë së PD nuk hapet, Bumçi: Të shtunën do çlirohet bunkeri

Grupi i Berishës përballë selisë blu! Bumçi troket në derë, nuk i hapet

Grupi i Berishës niset drejt selisë! Basha pi kafe me gazetarët (FOTO)

Ndyshimet në selinë e PD-së, mbulohet kati i 2 me logo

(A.B;F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike anetaret e frpd-se grupi i rithemelimit lulzim basha perplasje ne partine demokratike anetaret e frpd-se grupi i rithemelimit lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend