LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Gruaja në kanun mund të rrihet dhe vritet nga burri”, murgesha zvicerane i shpall luftë kanunit

27 Shtator 2019, 15:43 Nga DOSJA
“Gruaja në kanun mund të rrihet dhe vritet nga burri”,

TIRANË- “Në Shqipërinë e veriut funksionon edhe sot ligji i gjakmarrjes: Kush merr gjak, duhet të japë gjak (ta paguajë gjakun me gjak). Një grua zvicerane, motër nderi e rendit të kapucinëve, Christina Färber, i ka dhënë vetes misionin që të luftojë gjakmarrjen”.

Një artikull i gjatë i gazetës Luzerner Zeitung i bën portretin murgeshës në fjalë dhe dukurisë arkaike të gjakmarrjes në Shqipërinë e veriut.

Në vazhdim albinfo.ch sjell të përkthyer, me pak shkurtime, këtë reportazh.

Artikulli fillon  me lidhjen paksa problematike që autori i bën fenomenit të gjakmarrjes gjegjësisht vrasjes për “punë të nderit” me dy vrasje të cilat kanë ndopdhur muajve të fundit brenda komunitetit shqiptar të Zvicrës.

“Vrasjet që ndodhën kisuin të bënin me kanunin. Nderi qëndron mbi të gjitha, gratë nuk kanë pothuaj fare të drejta. Dhe shumë familje jetojnë ende nën kërcënimin e gjakmarrjes.

Christina Färber është gruaja e guximshme e cila i ka shpallur rezistencë paqësore të drejtës zakonore shqiptare, kanunit. Ajo lufton kundër dhunës mbi gratë, kundër martesës me detyrim. Dhe kundër gjakmarrjes, me të cilën këtu edhe sot jetojnë familje të shumta, transmeton albinfo.ch. Ajo e çon gazetarin te një familje në periferi të Shkodrës e cila jeton me frikën se gjakësi do ta vrasë djalin e saj 17 vjeçar, Kristianin.

“Në veriun shqiptar, në këtë malësi të egër, me pyjet, ujëvarat dhe liqenet e saj, kanuni është edhe sot i ngulitur fort në kokat e shumë njerëzve. Bëhet fjalë për “Ligjin e nderit”: nderi i familjes, i fisit dhe i burrit. Kanuni është një tërësi rregullash të pashkruara nga mesjeta, i cili gruas nuk i jep pothuaj fare të drejta, vazhdon gazeta.

“Gruaja sipas kanunit është një tub që lind fëmijë”, thotë Motër Christina. “burri në kanun ka të drejtë ta rrahë gruan e tij kur ajo nuk i dëgjon urdhrat e tij. Ai ka të drejtë madje edhe ta vrasë. Në rastet kur ajo e braktis ose e tradhëton”.

Motër Christina është vendosur para 20 vitesh në periferi të Shkodrës, ku, në kuadrin e përfaqësisë së rendit katolik të kapucinëve ndihmon më të varfrit dhe gratë. Shtëpia ku ajo dhe dy motra tjera nderi janë vendosur, është menduar si një lloj manastiri por tani funksionon më tepër si shoqatë humaniatre se sa si shtëpi lutjesh, përcjell tutje albinfo.ch. Ajo u shërben më të varfërve si një stacion shëndetësor, si pikë për shpërndarje të ushqimit, veshmbathjes etj.

Por në radhë të parë ky manastir është një pikëtakimi për gratë që përjetojnë dhunë në familjet e tyre. “Të tilla në këtë zonë janë mjerisht shumë, nëse jo edhe shumica e grave”, thotë murgesha. Ajo shton se trajtimi i tillë i gruas është nje plagë e rëndë shoqërore në Shqipëri, sidomos në veri të saj dhe në pjesë të Kosovës, të Maqedonisë, e të Malit të Zi. Për të ndryshuar sadopak gjendjen, ajo mbledh rreth njëzet vajza e djem me të cilët zhvillon rregullisht një herë në javë debat në kuadrin e kësaj shtëpie.

Në vazhdim të tekstit përshkruhet rasti i Kristianit 17 vjeçar, i cili detyrohet të jetojë i mbyllur dhe me frikë nga gjakmarrja. E gjithë kjo për faj të një xhaxhai të tij i cili para 21 vitesh kishte vrarë një bashkëfshatar dhe Kristiani, në pajtim me kanunin, “e ka hak” ta paguajë me gjak këtë vrasje, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë xhaxhai i tij, pasi ka mbaruar burgun, ka ikur diku në perëndim. E Kristiani, nga dita kur ka mbushur 16 vjet, sipas rregullave të kanunit, üështë “cak legjitim” i gjakmarrjes.

Motër Christina thotë se duhet të jenë rreth 200 familje në Shqipërinë e veriut që jetojnë nën kërcënimin e gjakmarrjes.

Familja e Kristianit, për të qenë larg gjakësit është shpërngulur nga rrethina e Thethit, në periferinë e Shkodrës. Kristiani ashtu si dhe babai i tij, pjesën më të madhe të kohës e kalon mbyllur në shtëpi, para televizorit. Të dalë të lozë futboll me shokët, është diçka shumë e rrezikshme për të. Por mëngjeseve bën megjithatë një përjashtim. Me biçikletën e tij shkon në shkollë. Çdo ditë zgjedh një rruzgë tjetër. Por edhe kështu ai rrezikon çdo ditë që të vritet. Edhe pse gjakësi jeton larg, Kristiani çdo ditë jeton me frikë, përcjell albinfo.ch. “Më duhet të jetoj me këtë”, thotë ai, i deprimuar, bosh.

“Në ndarje, babai i Kristianit i jep motrës Christina një pusullë me adresën e gjakësit. Ajo e merr pusullën dhe i premton atij se do ta vizitojë familjen e atyre që “duhet” të marrin gjak dhe do ta lusë për falje. Ndërmjetësuesit e deritashën nuk kanë pasur sukses.

Ndërmjetësimet për falje të gjakut në Shqipërinë e Veriut bëhen vetëm nga personat që njihen dhe respektohen njësoj nga të dyja familjet. Ndonjë kryebashkiak vendor, për shenmbull. Por më i sigurt pajtimi ështe kur bëhet nga prifti. Dhe akoma më mirë është kur ndërmjetëson personalisht ipeshkvi i Dioçezës Katolike të Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra.

Ai bën brenda vitit disa pajtime personalisht. Por vetëm në ditë festash, si në Pashkë ose në Rrshaja. Vetëm pasi që një ndërmjetësues civil ka biseduar paraprakisht me të dyja familjet dhe i ka thënë atij se pajtimi është i mundshëm, Massafra iu bën bashkë dy familjet. Këtë e bën madje në shtëpinë e familjes që duhet të falë gjakun, transmeton albinfo.ch. Së pari Massafra lut familjen e dorasit  para të gjithëve, për falje. Nëse kjo pranohet, ipeshkvi Masafra fillon ceremoninë. Ai vendos një kryq prej metali mbi tavolinë, të cilin duhet ta puthë secili pjesëtar i familjes, personalisht. Në përmbyllje shërbehet një drekë e bollshme. Dhe cakërrohen gotat me raki për nderin e rivendosur.

Te familjet myslimane në vend të  puthet Kurani.

Por, shkruan gazeta, ka raste kur pajtimi funksionon edhe pa kryq dhe kuran: Motra Christina, gjashtë javë pas vizitës që i bëmë familjes së Kriistianit ka vizituar edhe familjen e gjakësit në zonën e Tropojës, afër kufirit me Kosovën. Pesë orë t`i merr rruga deri atje me makinë terreni. Pas një bashkëbuisedimi të gjatë, familja e gjakësit i ka premtuar asaj se po heq dorë nga hakmarrja. Dhe e ka porositur të njoftojë familjen atje poshtë në Shkodër se ia kanë falur. “Kanë vuajtur mjaft tashmë dhe përfundimisht duan ta harrojnë”.

Marrë nga albinfo.ch

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture christina färber gruaja ne shqiperi kanuni luzerner zeitung murgesha zvicerane christina färber gruaja ne shqiperi kanuni luzerner zeitung murgesha zvicerane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet