Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit vijojnë grevën e urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është rënduar, pasi që prej ditës së djeshme kanë refuzuar ujin dhe ndihmën mjekësore. Grevistët po qëndrojnë mes të ftohtit dhe njëri prej tyre, Jonuz Muçaj ka marrë mjekim pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Ndërkohë pranë tyre ndodhen dhe mjeku, i cili herë pas herë monitoron gjendjen e shëndetësore të grevistëve.
10 naftëtarët e Ballshit sot janë në ditën e katërt të grevës së urisë dhe kanë deklaruar se do të vijojnë të mos pranojnë ujë dhe ndihmë mjekësore deri në plotësimin e dy kushteve, marrjen e pagave dhe rifillimin e punës. Ata kanë kërkuar që t’iu jepet paga minimale dhe që çështja e tyre të hetohet nga prokuroria.
“Duam paratë. Këtu kanë ardhur kompani dhe në fund të çdo viti ata ndërronin emrat. Kjo lojë ka disa vite. Ikën 2 vjet nuk morrëm lekët, sollën një kompani tjetër dhe u katandisëm në këtë gjendje. Punëtorët e kuptuan vonë, heshtja e shtetit deri në këto momente do të thotë që ne jemi të braktisur deri në themel. Uzina e Ballshit duhet të punojë”, shprehet një prej naftëtarëve. Po kështu edhe punëtorët e stacionit të Pompimit të Poçemit janë sot në ditën e 8-të grevës së urisë dhe shprehen të vendosur se duan pagat. “Shteti ka mbaruar, i bëjmë thirrje ambasadorëve që të ndërhyjnë për gjendjen tonë “, është shprehur ai.
Sot grevën e urisë e ka vizituar dhe Basha duke thënë se kërkesat e tyre janë të drejta dhe PD dhe ai vetë do jenë zëri i tyre. Sipas Bashës, naftëtarët janë tradhtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria, pasi janë njerëz të thjeshtë. Që prej ditës së djeshme, naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre, pasi kanë vendosur të mos pijnë as ujë. Ata shprehen të vendosur se duan pagat e prapambetura ose do të ketë viktima.
Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.
Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator. Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.
J.V. Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË- Fax Neës ka siguruar pamjet se ku tregon veprimet e policisë bashkiake duke nxjerrë jashtë palestrës të strehuarit nga dëmtimi i tërmeti në La&ccedi...
Shqipëri- Ditën e sotme i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës. Në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të de...
Itali- Policia italiane ka arrestuar 42-vjeçarin shqiptar, Alfred Arapi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për transport droge. Sipas mediave it...
Tiranë- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualuteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al k...
MAQEDONI E VERIUT- Kokaina e kapur sot në Maqedoninë e Veriurt dyshohet se u përket dy shqiptarëve. Dosja.al mëson se vëllezërit Sejdullah, Enver dhe Jetmir Heb...
MAQEDONI E VERIUT– Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i Policisë në Maqedoninë e Veriut, ku u kap një kamion që po trafikonte kokainë të fshehur mes bananev...
TIRANË– Forcat anti-KÇK kanë zbritur në terren ku edhe po ‘ndjekin’ këmba-këmbës personat që dyshohet se pasurinë e kanë vënë nga krimi.Por superope...
TIRANË– Zbardhen emrat e të dyshuarve të tjerë të lidhur me krimin që do të kalojnë në ‘sitën’ e Operacionit Forca e Ligjit. Në emisionin “Repolitix”, gaze...
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, ka reaguar në lidhje me kamionin me kokainë që kaloi përmes Shqipërisë dhe u kap ...
ITALI– Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ndaj tij ishte lëshuar një fletë-arresti nga pala greke më 3 shkurt të këtij viti.Mësoh...