LIVE UPDATES
Politike

Greva e naftëtarëve/ Basha: Situata është njësoj në të gjithë Shqipërinë, kolapsi shëndetësor do të pasohet nga ai

13 Tetor 2020, 10:48 Nga DOSJA
Greva e naftëtarëve/ Basha: Situata është njësoj

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha tha se po ndjek zhvillimet e grevës së naftëtarëve në Ballsh dhe shtoi se e njëjta situatë është në të gjithë Shqipërinë. Basha tha se zgjidhja është zbatimi i planit të demokratëve, me 5 pika për të parandaluar falimentimin.  “Ngjarjet e sotme në Ballsh tregojnë braktisjen e plotë nga qeveria dhe heshtje totale për t’iu përgjigjur kërkesave të drejta për bukën e fëmijëve. Numri i familjeve që kanë arritur gjendjen e falimentimit financiar po rritet në mënyrë dramatike çdo ditë. Ajo që po ndodh sot në Ballsh po ndodh në të gjithë Shqipërinë. Kolapsin e sistemit shëndetësor do ta ndjekë falimentimi i ekonomisë. Zgjidhja është plani ynë me 5 pika i cili ka qëllim: të parandalojë kolapsin e sistemit shëndetësor dhe falimentimin e ekonomisë. Plani me 5 pika, në total 300 milion euro për 2 vite buxhetore.”-tha Basha. 

Lajmi kryesor: Shëndetësia/ Basha: Zgjeroni korpusin e trajtimit, të dy spitalet COVID janë të shteruar! Ramën e pret përgjegjësia penale nëse nuk zbaton planin me 5 pika!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greva e naftetareve lulzim basha greva e naftetareve lulzim basha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta