LIVE UPDATES
Politike

“Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim”, DW: Këtij hapi i parapriu një marrëveshje paraprake me Shqipërinë, tani s

19 Janar 2021, 12:51 Nga DOSJA
“Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim”, DW: Këtij

Të martën (19 janar) parlamenti në Athinë vendos mbi zonën-dymbëdhjetë-milje në Perëndim. Bëhet fjalë për detin midis Greqisë dhe Italisë. Miratimi i parlamentarëve konsiderohet i sigurt. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias shpjegon se është një e drejtë e paprekshme e sovranitetit për Greqinë të zgjerojë ujërat e saj territoriale – kjo nuk kërkon negociata me vendet e tjera. Dendias do të dëshironte të shpallte edhe zonën dymbëdhjetë miljesh në Egje. Por vendi fqinj Turqia kërcënon me luftë. Ministri i brendshëm grek Jorgos Gerapetritis siguron parlamentarët se kufiri detar do të zgjerohet edhe në Egje “kur të jetë koha e duhur”. Fakti që Greqia tani po i zgjeron të drejtat e saj sovrane në Perëndim, gjashtë ditë para se të rinisin bisedimet me Turqinë, duhet të kuptohet si një mesazh edhe në drejtim të Ankarasë.

Sipas Konventës së KB për ligjet e detit nga viti 1982, çdo shtet në thelb lejohet të përcaktojë ujërat territoriale prej një maksimum prej 12 miljesh detare. Përveç kësaj, ekziston një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ) deri në 200 milje detare. Përjashtim i rëndësishëm: Në rast të mosmarrëveshjeve apo caktimeve të paqarta të kufijve, palët e interesuara duhet të arrijnë marrëveshje dypalëshe. Juridiksioni i KB është instanca përfundimtare. Parimi duket i qartë, por zbatimi i tij në Egje nuk është i lehtë. Situata bëhet edhe më e vështirë për faktin se Turqia nuk e njeh Konventën e KB, e nuk e pranon as mendimin mbizotërues ligjor, sipas të cilit këto rregullore pasqyrojnë zakonin e zbatueshëm ndërkombëtar dhe si të tilla janë të detyrueshme edhe për ato vende që nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen e vitit 1982. Gjendja ështe e komplikuar. Kjo është arsyeja pse Greqia po zgjeron kufirin e saj detar në Detin Jon, në Perëndim të vendit.

Shqipëria si një ofrues zgjidhjesh

Ky hap nuk do të ishte i mundur nëse Greqia dhe Shqipëria nuk do të kishin mënjanuar mosmarrëveshjet e tyre. Ndonëse as këtu situata nuk është plotësisht e qartë. Sidoqoftë, pas një vizite në Tiranë në nëntor 2020, Ministri i Jashtëm Dendias deklaroi për herë të parë se të dy vendet fqinje janë të gatshme që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të sqarojë çdo mosmarrëveshje mbi vijën e kufirit detar. Në fillim të vitit 2021, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një vizitë të shpejtë në Athinë. Duket se po funksionon. Athina dhe Tirana kanë nënshkruar një marrëveshje mbi përcaktimin e Zonave të tyre Ekskluzive Ekonomike (AOZ) në vitin 2009, por kjo nuk u zbatua kurrë. Pse? “Marrëveshja Greko-Shqiptare u bazua në Konventën e KB për të Drejtën e Detit dhe ishte shembullore nga perspektivë e të drejtës ndërkombëtare”, thotë për DW Aristotelis Tziampiris, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Pireut. Por kompromisi me Athinën hasi asokohe në rezistencë të madhe politike në Tiranë, shton ai. Ishte Edi Rama ai, i cili i kritikoi rëndë udhëheqësit e opozitës në Tiranë për këto qëndrime. Pak më vonë, Gjykata e Lartë e Shqipërisë pezulloi marrëveshjen.

Tani duhet të shikojmë drejt të ardhmes. Sipas njoftimeve të medias, diplomacia e Greqisë po përpiqet të krijojë një raport më të ngushtë me presidentin shqiptar Ilir Meta, i cili është tepër skeptik për afrimin e mundshëm. Koha po kalon, beson Angelos Syrigos, profesor i shkencave politike dhe deputet i partisë konservatore në pushtet ND në Athinë. “Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në Shqipëri në prill, e deri atëherë duhet të bëhet kërkesa jonë e përbashkët për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, paralajmëron Syrigos në një shkrim të tij për gazetën Kathimerini. Eksperti politik Tziampiris e sheh këtë si një çështje jo tepër të rëndë. Ai nuk dëshiron të ndërhyjë në politikën e brendshme shqiptare. E të shkosh në GJND është një çështje që kërkon kohë. “Është e vështirë të thuash nëse do të kemi qartësi deri nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Por unë nuk mendoj se çështjet e tilla do të vendosin zgjedhjet”, beson shkencëtari politik.

Prova gjenerale për një kompromis me Turqinë

Në parim ka pak pika grindjeje midis Greqisë dhe Shqipërisë në këtë fushë. Më së shumti arkipelagu i vogël përreth grupit të ishujve të vogël Erikousses, në veri të Korfuzit, mund të shkaktojnë kokëçarje. Bëhet fjalë për një total prej njëmbëdhjetë ishujsh dhe zona të vogla në Detin Jon. Në verën e vitit 2015, kryeministri i atëhershëm Alexis Tsipras kaloi madje edhe pushimet atje. Sipas kërkimit nga e përjavshmja e Athinës Proto Thema, marrëveshja Greko-Shqiptare e vitit 2009 rregullon statusin e arkipelagut më shumë në frymën e Greqisë. Mbetet të shihet, nëse pala shqiptare do ta marrë si shkas që të kërkojë përmirësime.

Në çdo rast, është e rëndësishme të mos merret një vendim që shkakton mosmarrëveshje dhe që çështja të zgjidhet përmes një gjykimi detyruesi ligjor, thotë studiuesi i shkencave politike Tziampiris. Ai beson se kjo do të lehtësonte gjithashtu edhe një zgjidhje të mundshme kompromisi në të ardhmen me Turqinë. Grekët shpresojnë se vendimi të jetë në favor të tyre – si në Detin Jon ashtu edhe në Detin Egje. Por kjo nuk është e sigurt. Si një shembull ai përmend marrëveshjen e fundit për mosmarrëveshjet rreth emrit me Maqedoninë e Veriut.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll
Politike 19 Janar 2021, 11:11

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Fjorela Beleshi gjatë një video-konferencë në Kryeministri. Gazetarja e ka pyetur lidhur me letr...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet