LIVE UPDATES
Editorial

OKB përshëndet ndryshimet në programin amerikan të sistemimit të refugjatëve

21 Qershor 2021, 20:39 Nga DOSJA
OKB përshëndet ndryshimet në programin amerikan të

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi thotë se sistemi i azilit në Shtetet e Bashkuara është bërë “i pakontrollueshëm” dhe se agjencia e tij mbështet “një përmirësim gradual drejt një sistemi migrimi më efektiv dhe njerëzor”.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Grandi tha se reforma mund të jetë e ndërlikuar dhe mund të kërkojë vite për t’u realizuar, por ai është i inkurajuar nga ajo që ka parë nga administrata e Presidentit Biden pas shkurtimeve të mëdha gjatë administratës së zotit Trump.

“Ne e mbështesim sepse është një nismë e nevojshme në përballjen me fluksin nga Amerika Qendrore, mes të cilëve ka refugjatë që po ikin nga dhuna, persekutimi, dhe diskriminimi”, tha ai. “Kjo punë duhet të bëhet në çdo nivel, në vendet e origjinës, kryesisht Honduras, El Salvador, në njëfarë mase në Guatemalë, në vendet e tranzitit, duke përfshirë Meksikën, dhe në kufi”, shtoi ai.

Numri maksimal i refugjatëve të lejuar në Shtetet e Bashkuara ra nga 85,000 në 2016 në 18,000 në 2020. Administrata e Presidentit Biden e ka rritur atë në 62,500 këtë vit, dhe planifikon ta rrisë në të ardhmen deri në 125,000 numrin e refugjatëve të pranuar në vit.

Zyrtari i OKB-sëpër refugjatët tha se përveç rënies së kapacitetit të Shteteve të Bashkuara, pandemia e koronavirusit gjithashtu ndihmoi në uljen drastike të numrit të refugjatëve të sistemuar në të gjithë botën gjatë vitit 2020. Ai tha se numri i përgjithshëm i refugjatëve të sistemuar ra nga rreth 100,000 në 2019 në 34,000 vitin e kaluar.

“U detyruam të pezullonim udhëtimet sepse nuk kishte më fluturime“, tha ai për Zërin e Amerikës.

Zoti Grandi tha se pandemia e koronavirusit e ka bërë të qartë se vendet “nuk mund të përballen të vetme” me këtë problem dhe se qeveritë ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë për t’ua shpjeguar qytetarëve të tyre vlerën e programeve për të ndihmuar refugjatët.

“Ata kanë nevojë për mbështetje ndërkombëtare, veçanërisht kur ndërmarrin politika që mund të jenë të vështira, madje edhe të debatueshme, për audiencat e tyre të brendshme”, tha zoti Grandi. “Mbështetja ndërkombëtare ndihmon për t’i shpjeguar popullatës së tyre rëndësinë e këtyre politikave shumë të mira.”

Ai theksoi përparimin në Kolumbi, e cila në shkurt miratoi statusin mbrojtës 10-vjeçar për 1.7 milion njerëz të zhvendosur nga Venezuela.

“Tashmë më shumë se një milion venezuelianë kanë hyrë në fazën e parë të regjistrimit. Kjo është e mahnitshme”, tha zoti Grandi. “Kjo ndodhi në një kohë kur Kolumbia po ndeshet me sfida të vështira, si pandemia, trazirat shoqërore dhe politike, zhvendosjet e mbetura nga konflikti, procesi i paqes. Kështu që, në mes të gjithë kësaj, unë mendoj se përqafimi nga Kolumbia i një politike gjithëpërfshirëse dhe largpamëse për refugjatët dhe migracionin është shumë i rëndësishëm.”

Megjithatë, zoti Grandi tha se veprimi i Kolumbisë përfaqëson “një nga hapat e vetëm pozitivë në këtë peisazh shumë negativ”.

Ai përmendi sfidën e vazhdueshme të rritjes së numrit të njerëzve që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, që u rrit me 3 milionë vitin e kaluar duke arritur në 82.4 milionë në fund të vitit 2020, bazuar në shifrat e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

“Luftërat, diskriminimi, qeverisja e keqe, shpesh e kombinuar me faktorë të tjerë si ndryshimi i klimës, pabarazia dhe varfëria, prishja e ekuilibrit demografik, e gjithë kjo nuk e ka ndalur lëvizjen njerëzore, veçanërisht lëvizjen e detyruar të njerëzve”, tha zoti Grandi.

“Sekretari i Përgjithshëm (i OKB-së) lëshoi ​një numër thirrjesh për një armëpushim global. Të them të drejtën, thirrjet e tij nuk u morën në konsideratë”, tha ai.

Pavarësisht nga sfidat e vazhdueshme, kur u pyet se çfarë mesazhi ka për refugjatët, zoti Grandi tha: “Mos e humbisni kurajon”.

“Ne inkurajohemi nga qëndresa juaj. Mos u dorëzoni dhe ne do t’ju ndihmojmë që të ecni përpara“, tha ai.

* Gazetarja e shërbimit spanjoll të Zërit të Amerikës, Celia Mendoza kontribuoi në këtë raportim nga Kolumbia.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial filippo grandi okb filippo grandi okb

Sondazh

Poll
Editorial 21 Qershor 2021, 18:22

Futbolli – dritarja ku pamë botën

Goool…mijëra njerëz në stadium dhe miliona që e ndjekin ndeshjen përballë ekraneve të televizorëve apo aparateve celularë, përjetojnë një ekstazë të vërtetë. Ma...

Editorial 14 Qershor 2021, 09:55

Një brez në ikje që lufton me kohën

Ata që hapën sytë në pluralizëm, që nuk e jetuan asnjë minutë komunizmin dhe nuk e mbajnë mend Ramiz Alinë, si komunistin e fundit – President, sot janë 31 – vj...

Editorial 10 Qershor 2021, 06:17

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës