LIVE UPDATES
Editorial

Gratë në krye të demokracive të botës

26 Korrik 2019, 09:23 Nga DOSJA
Gratë në krye të demokracive të botës

Deklarata e fundit e presidentit amerikan Donald Trump se katër kongresmene demokrate me ngjyrë – Ayanna Pressley, Aleksandra Ocasio-Cortez, Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib – duhet të “kthehen” në vendet e tyre ishte një tjetër shenjë e racizmit dhe seksizmit të tij të hapur. (Tre prej tyre kanë lindur në Shtetet e Bashkuara dhe e katërta u bë shtetase amerikane kur ishte adoleshente.)

Por kjo gjithashtu vuri në dukje profilet në rritje të grave në politikë – një prirje që do të vazhdojë, pavarësisht se sa kjo gjë i tmerron burrat e pasigurt si Trumpi.

Një shekull më parë në Europë, sufragistet kryesore – si Inessa Armand, Rosa Luxemburg dhe Clara Zetkin – s’u mbetej shumë mundësi zgjedhjeje, veçse të kërkonin burra të pushtetshëm për të vërtetuar aspiratat e tyre.

Një njeri i tillë ishte udhëheqësi sovjetik Vladimir Lenini, i cili mbështeti eliminimin e “ligjeve të vjetra që e vendosnin gruan në pabarazi në lidhje me burrin”.

Armand ishte (me sa duket) e lidhur me Leninin dhe Zetkin e intervistoi atë “në lidhje me çështje e grave” në vitin 1920, pas fjalimit të tij të vitit 1919 mbi “detyrat e lëvizjes së grave që punonin në republikën sovjetike”.

Kjo qasje ishte e kuptueshme, por rezultoi e paefektshme. Lenini këmbënguli që vetëm socializmi – me premtimin e barazisë për të gjithë – mund t’i çlironte gratë. “Kudo ku ruhet fuqia e kapitalit”, deklaroi ai në atë fjalim, “burrat ruajnë privilegjet e tyre”.

Por, ndërsa mbi 80 për qind e grave në Bashkimin Sovjetik të moshave 15-54 vjeçare kishin punë (që nga viti 1983), shumë pak kishin karriera. Gjatë epokës staliniste, grave u thuhej qartë që të riktheheshin në “frontin e familjes”.

Gjyshja ime u detyrua të hiqte dorë nga pozita e saj si edukatore, pasi gjyshi im, Nikita Hrushovi, u emërua kreu i Partisë Komuniste të Ukrainës në vitin 1937. Ajo duhej të shërbente si një shembull për gratë e tjera që punonin të funksionarëve politikë.

Sot, jo vetëm që ka shumë pak gra në qeverinë e presidentit rus Vladimir Putin, por rolet e tyre janë kryesisht ceremoniale.

E thënë qartë, në një vend ku dhuna në familje vret mesatarisht një grua çdo 40 minuta, një ndryshim që dekriminalizonte disa forma të dhunës në familje kaloi në Duma (parlamenti i Rusisë) në vitin 2017, përpara se të nënshkruhej nga Putini.

Ndryshe nga kjo, ndërsa shumë demokraci europiane mbetën prapa sovjetikëve për të drejtën e votës së grave – Belgjika, Franca dhe Italia u dhanë grave të drejta të plota votimi vetëm në vitet 1940 – ato kanë rezultuar shumë më të favorshme për rritjen profesionale të grave.

Dyzet vjet më parë, kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, edhe pse shpesh jo fleksibël dhe dogmatike, ndihmoi për të thyer tavanin e vendosur hipotetikisht për gratë. Dhe, në 15 vitet e fundit, shkalla ka shkuar akoma më lart – dhe me më shumë gra – se kurrë më parë.

Angela Merkel është bërë kancelarja e tretë që qëndron më gjatë në post në Gjermani që kur u bë gruaja e parë që e zuri këtë post në vitin 2005. Një tjetër grua, Annegret Kramp-Karrenbauer, aktualisht ministre e mbrojtjes e Gjermanisë, ka gjasa ta pasojë atë në 2021.

Shtrirja e grave në politikë shtrihet edhe në Europë – dhe në spektrin politik.

Dalia Grybauskaite, “Zonja e Hekurt” e Lituanisë, e cila u bë presidentja e parë femër e vendit të saj në vitin 2009 (ajo u largua nga posti këtë muaj), mban pikëpamje të qendrës së djathtë, por nuk ka lidhje me ndonjë parti politike.

Konservatorja Erna Solberg, e cila u bë kryeministre e Norvegjisë në vitin 2013, ka arritur të krijojë një ekuilibër midis liberalizmit dhe mirëqenies.

Konservatorja liberale Kersti Kaljulaid u bë gruaja e parë në krye të shtetit të Estonisë dhe presidentja e saj më e re në vitin 2016.

Dhe muajin e kaluar, socialdemokratja Mette Frederiksen u zgjodh si kryeministrja më e re e Danimarkës dhe gruaja e dytë që mban atë post.

Ndërkohë, një tjetër polifikane e pushtetshme, nacionalistja Pia Kjærsgaard, që bashkë-themeloi Partinë Popullore Daneze, dha dorëheqjen si kryetare e parlamentit të Danimarkës pasi e mbajti këtë post për katër vjet.

Një tjetër parti e ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar i Francës, gjithashtu ka di kryetare një grua, Marine Le Pen, e cila në vitin 2011 pasoi babanë e saj, Jean-Marie Le Pen, me qëllim që t’i bënte pikëpamjet e tij ekstreme më të këndshme dhe të zgjeronte përkrahjen e partisë.

Po ashtu, ish-kryeministrja britanike Theresa May u ngarkua të ndreqte rrëmujën e bërë nga paraardhësi i saj mashkull, David Cameron.

Pasi organizoi referendumin e Brexit për të qetësuar euroskeptikët në Partinë e tij Konservatore, zgjedhja e tij e vetme ishte të jepte dorëheqjen kur votimi nuk shkoi siç donte ai. May, e cila gjithashtu kundërshtoi largimin nga Bashkimi Europian, në një farë mënyre duhej ta bënte të mundur këtë. (Kjo nuk ishte e mundur, prandaj ajo nuk e bëri.)

Përfaqësimi i grave është gjithashtu në rritje në nivel europian.

Gjatë mandatit të saj si komisionere e konkurrencës në Europë, Margrethe Vestager e Danimarkës mori hapa të guximshme për të drejtuar në Big Tech.

Ish-ministrja franceze e financave Christine Lagarde, e cila u bë drejtoresha e parë femër e Fondit Monetar Ndërkombëtar në 2011, tani do të konfirmohet si presidentja e parë femër e Bankës Qendrore Europiane.

Dhe e përkrahura e Merkelit, Ursula von der Leyen, do të marrë përsipër detyrën si presidentja e parë femër të Komisionit Europian.

Sa për Shtetet e Bashkuara, edhe pse ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton humbi në garën e saj me Donald Trump në 2016, ajo vendosi një precedent të rëndësishëm (dhe fitoi më shumë vota). Zgjedhjet afatmesme të vitit 2018 sollën një numër rekord të grave në Kongresin e SHBA-së, duke përfshirë katër kongresmenet e përfolura nga Trump. Dhe dy nga pesë kryesueset për të dalë përballë Trumpit në zgjedhjet e vitit 2020 janë gra.

Asnjë nga këto gra nuk ka nevojë për përkrahjen e burrave. Por kjo nuk do të thotë se ato nuk do të mirëprisnin mbështetjen e burrave, qoftë ajo politike, personale, madje edhe artistike.

Për shembull, Philipp Stölzl po vë në skenë një përshtatje bashkëkohore të Rigolettos të Giuseppe Verdit në Austri. Sipas mendimit të tij, Rigoletto – në të cilin një gjykatëse përpiqet t’i japë fund veprimtarive të shthurura të punëdhënësit të saj të fuqishëm – është opera ideale për epokën #MeToo.

Ndoshta kjo është arsyeja pse një grua, drejtoresha e operës australiane Lindy Hume, po sjell përshtatjen e saj të Rigolettos në Siatëll muajin e ardhshëm.

Në botën e sotme, ashtu si e Rigoletto, burrat vazhdojnë të mbajnë pushtet disproporcionale, të cilin ata shpesh e përdorin në mënyra që i pengojnë gratë të fitojnë më shumë.

Por, duke gjykuar nga numri në rritje i grave në skenën politike – dhe duke pasur parasysh se ato përfshijnë fashiste, liberale, të gjelbra dhe socialiste – ditët e supremacisë së burrave janë të numëruara. Nuk është çudi që po dëshmojmë një reagim nga “meshkujt alfa” si Trump.

Marrë nga BIRN 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial gratë në krye të demokracive të botës gratë në krye të demokracive të botës

Sondazh

Poll
Editorial 21 Korrik 2019, 13:24

Modeli sovjetik i Nomenklaturës

(Nga cikli “Me historinë poshtë nënkresës”)Rusia pararevolucionare kishte trashëguar nga Perandoria romake e Lindjes ose Bizanti një “Katalog të Rangjeve”, që d...

Editorial 19 Korrik 2019, 07:53

Gënjeshtra e padobishme e 13 tetorit

Opozita po bie pre e bestydnisë naive sipas së cilës mashtrimi i pushtetit mposhtet me një gënjeshtër edhe më të madhe. Të gjithë udhëheqësit e saj po sillen si...

Editorial 19 Korrik 2019, 07:50

Zgjedhje e mirë në kohë të vështira

Edhe në epokën e internetit ka momente, në të cilat fjala është vendimtare. Këtë e tregoi Ursula von der Leyen të martën në Parlamentin Europian në Strazburg. E...

Editorial 16 Korrik 2019, 09:16

Një kapak për të fikur “kazanin” e kritikave

Tiranë- Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kund...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet