LIVE UPDATES
Aktualitet

Granata dore, predha dhe bomba/ Municionet e pashpërthyera ushtarake ende kërcënojnë jetë

3 Maj 2019, 08:40 Nga DOSJA
Granata dore, predha dhe bomba/ Municionet e pashpërthyera ushtarake ende

SHQIPËRI– Në 20 vitet e fundit 151 persona kanë humbur jetën dhe 851 të tjerë janë plagosur nga mbetjet shpërthyese, luftarake, në një kohë kur rreziku në disa zona është ende i pranishëm.

Shqipëria, një vend i cili në 75 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë luftë në territorin e saj, sot është përsëri larg të qenit e sigurt nga mbetjet eksplozive, ushtarake.

Një investigim i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore zbulon se ky rrezik gjendet në det dhe në tokë, ku granata dore, predha, bomba dhe mina qëndrojnë ende të pashpërthyera, duke sjellë një kërcënim serioz, veçanërisht për jetën e banorëve që jetojnë afër këtyre zonave.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata problematike është e trashëguar nga shpërthimet e depove të armatim-municionit në të gjithë vendin gjatë trazirave civile në vitin 1997, mbetjet e pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore, si dhe mbetjet eksplozive në ish-rajonet dhe poligonet e asgjësimit të municioneve.

Një nga zonat, e cilat sot konsiderohet nga më problematiket, është ajo e Jubë-Sukthit në Durrës, e cila ka shërbyer si një zonë trajnimi për ushtrinë shqiptare për vite me radhë, kryesisht për qitje tokësore dhe detare, por edhe për shpërthime të municioneve.

Në zonën, e cila në perëndim kufizohet nga deti Adriatik dhe në lindje nga tokat bujqësore të fshatrave Rinia, Bisht-Kamëz dhe Jubë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendet ende një sipërfaqe prej 938,779 m2 e papastruar nga mbetjet shpërthyese.

Një zonë tjetër e rrezikshme është edhe ajo afër fshatit Sinanaj në Tepelenë.

Në maj të vitit 2006 demontimi i municioneve në një depo aty solli një aksident të rëndë, ku humbi jetën një tetar i ushtrisë shqiptare dhe u plagosën tre rreshterë. Ky shpërthim solli dhe kontaminimin e një sipërfaqeje toke prej 200,000 m2 në këtë zonë, e cila vijon ende të jetë e papastruar.

Por,marsi i vitit 2008 solli në vend njëtragjedi të madhe si pasojë e mungesës së trajnimit dhe kushteve të sigurisë në shpërthimin e municioneve.

Në Gërdec 26 njerëz humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi gjatë procesit të demontimit.

Municionet e paplasura i kanë sjellë në 20 vitet e fundit një bilanc lufte Shqipërisë, ku, si pasojë e shpërthimit të tyre, 151 ushtarakë dhe civilë kanë humbur jetën dhe 851 të tjerë janë plagosur.

Puna për pastrimin e sipërfaqeve ushtarake nga municionet shpërthyese për disa nga zonat më të vështira nisi me intensitet në vitin 2012 me ndihmën dhe nën drejtimin e organizatës norvegjeze NPA (Norwegian People’s Aid), mbështetur me fonde të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Si pasojë e këtij bashkëpunimi, në shumë nga depot dhe tunelet ushtarake demontimi i municioneve të rrezikshme ka përfunduar. Sipas ministrisë, numri i zonave të rrezikshme me municione të paplasura aktualisht është reduktuar në 2 nga 19 të identifikuara në fillim të vitit 2011.

Një nga këto dy zona, ku puna ende nuk ka përfunduar, është sipërfaqja e hapur e Jubë-Sukthit.

NPA tha për Qendrën se ata kanë përfunduar fazën e parë të pastrimit të zonës dhe se do ta ndihmojnë ushtrinë shqiptare që brenda vitit 2019 të fitojë kapacitet dhe ekspertizë për pastrimin e saj të plotë.

“Grupet e punës së NPA-së kanë gjetur dhe asgjësuar 16,000 lloje të ndryshme elementesh ushtarake, që nga kapsollat, predhat dhe mortajat. Po kështu, gjatë procesit të pastrimit u gjenden dhe bomba të mëdha ajrore, disa prej tyre dy metra nëntokë dhe po kështu edhe mina antitank”, – thanë përfaqësuesit e kësaj organizate.

Puna për përfundimin e pastrimit të plotë të kësaj zone pritet të zgjasë, në një kohë kur toka e kontaminuar aty është sfiduese dhe nuk mund të punohet gjatë kohës së shirave.

Nga ana tjetër, kjo zonë përreth ish-poligonit të qitjes ka nisur të popullohet me shpejtësi për shkak të afërsisë së saj me detin dhe po kështu me kryeqytetin.

Redion Qiriazi, drejtuesi i Programit për Siguri pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, tha për Qendrën se kjo zonë është konsideruar gjithmonë si tepër e rëndësishme për stërvitjet ushtarake dhe për këtë arsye afër saj nuk ka pasur zona të banuara.

“Gjatë viteve të komunizmit kjo zonë ishte konceptuar si një bazë e madhe ushtarake dhe një pjesë e madhe e shtëpive që tani ndodhen përreth saj nuk ekzistonin. Lëvizja e popullsisë, e kontrolluar ose jo, ka bërë që shumë shtëpi të vendosen në afërsi të zonës stërvitore, madje disa biznese,siç janë restorantet e peshkatarëve, të depërtojnë në brendësi të saj”, – theksoi ai.

Por,përveç joshjes për të nxjerrë fitime nga produktet e detit në këtë zonë, skrapi i municioneve ushtarake që gjendet nën ujë është bërë gjithashtu një tundim tejet i rrezikshëm.

Arben Braha, drejtor i Zyrës për Koordinimine Minave dhe Municioneve (AMMCO), tha për Qendrën se grumbulluesit e metaleve të municioneve për skrap shpesh mbledhin pjesë metalike në ujë për t’i shitur.

“Ky aktivitet përbën një rrezik për ta, prandaj ne kemi zhvilluar aktivitete sensibilizimi për banorët që jetojnë në afërsi të këtyre zonave duke iu bërë me dije rrezikun e mundshëm”, – theksoi ai.

Eva Veble e NPA-së (Norwegian People’s Aid), thotë se vazhdimisht takohen me banorë të zonës dhe i këshillojnë të mos prekin municione të pashpërthyera, të mos lëvizin materiale të shënjuara dhe të mos futen në zonë. Organizata ka vendosur sinjalistikë paralajmëruese në hyrje të zonës.

Por, në mënyrë të përsëritur kjo sinjalistikë hiqet”, – shprehet ajo.

Edhe për banorët që jetojnë përreth zonës nuk është e lehtë të jetojnë me rrezikun e municioneve të pashpërthyera pranë tyre.

Daniela, 12 vjeç, shtëpia e së cilës ndodhet shumë pranë zonës së asgjësimit, thotë se nuk del asnjëherë shëtitje rreth asaj zone, pasi prindërit e kanë lajmëruar se është e rrezikshme.

Ministria e Mbrojtjes ka si qëllim pastrimin e plotë të zonës dhe dorëzimin e saj tek autoritetet vendore me qëllim përdorimin e saj për turizëm.

Por kjo nuk është një ide që mbështetet nga të gjithë.

Sipas Redion Qiriazit të IDM-së, përsa kohë një vend ka një ushtri, atëherë ai duhet të ketë zona të mëdha stërvitore që të shërbejnë ekskluzivisht si të tilla.

Në çdo vend të botës këto zona ruhen për t`i shërbyer interesave të sigurisë kombëtare. Fatkeqësisht, qeveritë e shumta shqiptare e kanë nënvlerësuar këtë qëllim, duke reduktuar gjithmonë e më shumë zonat ushtarake dhe duke lejuar afrimin e zonave urbanepranë tyre. Kjo sjell dhe reduktimin e aktiviteteve ushtarake”, – tha Qiriazi.

Në një kohë kur diskutimi mbi hapësirat ushtarake në vend është strategjik, nevoja për siguri nga municionet e së shkuarës mbetet emergjente.

Marrë nga: Qualityjournalism.com.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet municionet ushtarake rreziku nga municionet municionet ushtarake rreziku nga municionet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet