LIVE UPDATES
Politike

Grabitja e milionave, Vasili: Duhet të kishte shkarkime dhe arrestime, imazhi i Shqipërisë u shkatërrua

10 Prill 2019, 12:40 Nga DOSJA
Grabitja e milionave, Vasili: Duhet të kishte shkarkime dhe arrestime,

TIRANË- Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një deklartatë për mediat ka reaguar për grabitjen spektakolare në Rinas. Petrit Vasili deklaroi se përgjegjësit duhet të shkarkoheshin dhe të arrestoheshin për atë që ndodhi. Ai shtoi se pas kësaj ngjarje imazhi i Shqipërisë është rrënuar shumë.

“E gjithë media botërore, jo vetëm ka reflektuar me shumë shqetësim ngjarjen e djeshme, por ka demonstruar qartë edhe njëherë se kjo është një ngjarje shumë e rëndë sepse është shumë herë e përsëritur dhe ku në vend të reflektimit shteti shqiptar, tashmë i mbaruar dhe i kapur nga Rilindja shkon keq e më keq”, shprehet Vasili.

Më tej në deklaratën e tij ish-deputeti shprehet se të gjithë kanë pritur që për këtë ngjarje të ketë shkarkime, pezullime apo arrestime të zyrtarëve, kjo gjë nuk ka ndodhur. “Por ju sot nuk keni asnjë zyrtar të shtetit, i cili të ngarkohet me përgjegjësi nga ligji, që të jetë përpara drejtësisë dhe të ndalohet”, tha ai.

DEKLARATA E PLOTË

Qytetarët shqiptarë janë të shokuar nga ngjarja që ndodhi në aeroportin e Rinasit, ku një grup kriminal demonstroi qartë me veprimet e tij që siguria në këtë aeroport është zero, roli i shtetit në garantimin e kësaj sigurie është sigurisht zero dhe reagimi i shtetit sërish zero. Reflektimi i shtetit pas ngjarjeve të përsëritura herë pas herë, njëra më e rëndë se tjetra në aeroportin e Rinasit, ka sjellë që të kishim një ngjarje akoma më të rëndë sesa të tjerat. Pra në vend të reflektimit shteti ka zgjedhur dorëzimin e plotë të tij dhe të interesave të tij krimit dhe kriminelëve.

Qytetarët janë ndjerë dje, por vazhdojnë të përjetojnë të njëjtën gjë edhe sot dhe në vazhdimësi, pra ndihen gjithmonë e më të rrezikuar. Ndihen më të rrezikuar dhe pikërisht ku? Në atë pjesë dhe atë pikë të vendit, në atë pikë të territorit që është aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit, ku parametrat e tij të sigurisë duhet të ishin absolutisht maksimale dhe të pa diskutueshme. Është porta e hyrjes në Shqipëri. Është vendi ku mund të vijnë që të vizitojnë Shqipërinë personalitetet më të rëndësishme të botës. Njëherazi mundësi për transportimin e vlerave monetare të rëndësishme dhe shumë elementëve të tjerë. Dhe mbi të gjitha duhet të garantonte sigurinë absolute, qetësinë maksimale dhe provën që Shqipëria dhe shteti i saj është një vend serioz që di të garantojë maksimumin e sigurisë në ato institucione dhe në ato pika, ku kjo garanci duhet të jetë e pa diskutueshme.

Imazhi i Shqipërisë ka pësuar një goditje të pariparueshme. E gjithë media botërore, jo vetëm ka reflektuar me shumë shqetësim ngjarjen e djeshme, por ka demonstruar qartë edhe njëherë se kjo është një ngjarje shumë e rëndë sepse është shumë herë e përsëritur dhe ku në vend të reflektimit shteti shqiptar, tashmë i mbaruar dhe i kapur nga Rilindja shkon keq e më keq. Dhe në vend të reflektimit shkon te heqja e garancive dhe përgjegjësive, duke treguar qartazi që siguria e vendit është në dorë të Zotit, apo më mirë të themi në dorë të kriminelëve, po kurrsesi në dorë të shtetit, i cili ka detyrën e vetme tua bëjë jetën e lehtë dhe jo të vështirë atyre.

Vendimi i marrë nga kompania austriake “Austrian Airlines”, për të mos transportuar më ngarkesa me vlera monetare, është një vendim i paprecedentë. Sigurisht që një vendim i drejtë, por që ekspozon Shqipërinë si një vend me siguri zero.

Të nderuar qytetarë, të gjithë ju e keni pritur që dikush të shkarkohej, dikush të pezullohej nga detyra, dikush të arrestohej në vend pse i ka munguar detyrës. Por ju sot nuk keni asnjë zyrtar të shtetit, i cili të ngarkohet me përgjegjësi nga ligji, që të jetë përpara drejtësisë dhe të ndalohet. Përkundrazi, shikoni qindra forca policie që ndalojnë qytetarë të thjeshtë, qoftë tek Unaza e Re, qoftë tek Bregu i Lumit. Në mënyrë të pa mëshirshme edhe rrihen. Tregohet një egërsi dhe një mizori shumë e madhe ndaj tyre. Ndërsa siç e shikoni, janë të pafuqishëm, të pazotë, të dorëzuar përpara 4 kriminelëve, të cilët bëjnë çfarë duan në aeroportin ndërkombëtar të vendit, në vendi e sigurisë më të lartë. Pra, ja u përsëris qytetarëve, asnjë shkarkim, asnjë pezullim, asnjë arrestim nga përgjegjësit e kësaj pune. Ka përgjegjësi Policia e Shtetit, ka përgjegjësi Aviacioni Civil i Republikës, ka përgjegjësi shërbimet informative të vendit, kanë përgjegjësi të gjithë aktorët, të cilët kanë garancinë e sigurisë dhe kërrkushi nuk përgjigjet. Dhe kush do përgjigjet? Qytetarët pyesin, unë pyes, kush do përgjigjet? Kush e ka këtë përgjegjësi? Por kjo qeveri, ditët e së cilës kanë mbaruar, ka vetëm një përgjigje: kështu ndodh në të gjithë botën. Departamenti Amerikan i Shtetit na paralajmëroi qartë dhe na tha që Shqipëria është bërë një bazë për aksionet e krimit të organizuar edhe për Amerikën, për Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Europën, mendoni më për Shqipërinë. Kjo ishte një provë tjetër që krimi i organizuar bën çtë dojë dhe përderisa rrezja e veprimit të tij shkon deri larg, në Amerikë dhe në Amerikën Latine, mendoni se sa e thjesht dhe sa e lehtë është të bëjë çtë dojë në një Shqipëri ku shteti është dorëzuar tërësisht para tij. Praktikisht kjo qeveri e ka dorëzuar shtetin te krimi, kështu që është e qartë që Kryepërgjegjësi i saj, i cili nuk ka folur deri më sot, sepse nuk ka se çfarë të flas, sepse nuk ka mundësi dhe guxim shtetëror dhe kushtetues që të marrë përgjegjësi të rreptë përpara përgjegjësve që duhet të ishin për sigurinë e vendit, për një ngjarje të përsëritur e të përsëritur, që përfundimisht i vuri damkën Shqipërisë përpara opinionit ndërkombëtar, për një shtet inegzistent dhe të dorëzuar. Dhe sigurisht qytetarët, kaq të pasigurt nuk e ndjejnë më Shqipërinë si shtëpinë e tyre, por si një Shqipëri të huaj ku ndodhen të pasigurt edhe duke qenë të hipur në avion, pasi ju e dini që pasagjerët e avionit janë ndalur për orë e orë të tëra për të bërë të gjitha verifikimet, gjoja shumë të sofistikuara, ndërkohë që kriminelët kishin marrë paratë, ishin zhdukur, dhe si përherë gjurmët e tyre humbasin. Pra përfundimisht e kam përsëritur dhe e përsëris, që çdo ditë që ky kryeministër dhe kjo qeveri  qëndrojnë në ato karrige dhe marrin përgjegjësinë për ta lënë vendin në dorë të Zotit dhe në dorë të kriminelëve është sigurisht një ditë e zezë për shqiptarët. Po ja u përsëris dhe atyre që qeverisin, është një ditë akoma edhe më e zezë dhe më e rëndë për ta, pasi për të gjitha këto faje shumë të rënda, përpara vendit dhe përpara ndërgjegjes së çdo qytetari, dhe përgjigja do jetë shumë e rreptë dhe kurrkush nuk do t’i falë.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja e milionave grabitja e parave ne rinas grabitja ne rinas petrit vasili grabitja e milionave grabitja e parave ne rinas grabitja ne rinas petrit vasili

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë