Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Një ditë pas grabitjes së pikës së Postës Shqiptare në Kamëz, policia ka vënë në pranga një nga autorët. Në pranga u vu Algert Kurti ndërsa në kërkim është shpallur Elis Suçi, i dënuar më parë për vjedhje. Dosja.al raportoi ekskluzivisht grabitjen që ndodhi mesditën e djeshme.
Kurti dhe Suçi, rreth orës 14:20 të ditës së djeshme, të maskuar, nën kërcënimin e armës lodër, morën një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamëz. Ata mundën që të largoheshin dhe të identifikoheshin një ditë më pas. Ka qënë Kurti ai i cili dëshmoi para policisë se grabitjen e kreu në bashkëpunim me Suçin. Madje ai tregoi se nuk donte që ti bënte keq punonjëseve të bankës, nëse këto të fundit do t’i jepnin paratë që ai kërkonte. Po ashtu, 20-vjeçari tregoi se grabitjen e kreu Suçi ndërsa ai qëndroi jashtë postës duke e pritur. Po ashtu, i riu tha se nuk ka pasur më komunikim me bashkëautorin e tij që nga dita e djeshme.
Sot policia ka bërë të mundur sekurestron e një aparati celular dhe veshje, të cilat dy personat dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së grabitjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Filiali 2”. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Kamzë. Identifikohet dhe vihet në pranga njëri nga autorët që dyshohet se vodhi nën kërcënimin e një arme, një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare. Shpallet në kërkim bashkautori tjetër. Sekuestrohen një aparat celular dhe veshjet që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një shume parash në filialin e një poste në Kamzë, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Filiali 2”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. K., 20 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkautori tjetër, shtetasi E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, i dënuar më parë për vjedhje. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Me çantë dhe maskë Covid! Foto e autorit të filialit të postës në Kamëz
Grabitja e Postës, dëshmia e plotë e autorit: Elisi po vëzhgonte lëvizjet e punonjësve…
I vetmi që u arrestua!Kurti ‘tradhëton’ shokun, dëshmia: Nuk e bëra vetëm, s’do t’i vrisja
EMRAT/ Grabitën me maska Postën në Kamëz, kush janë autorët
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Maxhoranca kërkon bisedime për emrin e presidentit të ri, por vetëm me krerët e grupeve parlamentare. Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesi...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar përfundimisht gjyqin ndaj Erion Isufit. Gjykata e Posaçme të Apelit hodhi poshtë pretendimet e bi...
Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurëve në Europë për vitin 2021,me 4.595 të tillë, duke u renditur përkrah Rusisë, Turqisë etj. ...
DIVJAKË- Një 52-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare. 52-vjeçari i identifikuar me inicialet ...
SERBI– Britania e Madhe kërkon që nisma e Ballkanit të Hapur të dështojë. Kështu shkruan ‘Serbian Monitor’ e cila ndër reshta thotë se tregu i...
TIRANË– Algert Kurti, i riu i cili është arrestuar nga policia si autori që grabiti nën kërcënimin e një arme, në filialin e Postës Shqiptare në qyte...
TIRANË– Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që të mos përjashtojë Ornaldo Rakipin. Gjatë mbledhjes së sotme është vendosur që deputeti...
TIRANË– Personi në foto është Algert Kurti, i riu i cili dyshohet se është autorit i filialit të Postës në Kamëz. Ai shihet i maskuar dhe me një &cce...
ITALI– Në Luzzi, një 40-vjeçar shqiptar është vendosur në arrest shtëpie, pasi ka përndjekur ish-gruan dhe një person tjetër. Shqiptari me anë të p...
TIRANË– Nën kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili komentoi procesin e zgjedhjes së Presidentit nga ana e Partisë Socialiste. Duk...