LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitësit donin dokumentet, Çangu për fajdet: Beqjas i dhashë 150 mijë euro borxh

26 Tetor 2021, 20:09 Nga DOSJA
Grabitësit donin dokumentet, Çangu për fajdet: Beqjas i

SHKODËR- Padyshim që dhënia e parave me fajde është një nga fenomenet që po gëlon në tregun e zi dhe rolet janë si më poshtë. Individë që nuk justifikojnë të ardhurat, tregohen “zemër gjerë“ me përqindje për dhënien e parave dhe hallexhiu lë kapar diçka, derisa shlyen borxhin me fajde.

Ky është rasti më i mirë, më faktkeqi është i tillë, hallexhinjtë zhyten akoma më thellë, duke humbur tokën, shtëpinë (ka pasur raste në disa qytete dhe të pa hetuara), automjetin dhe në pak raste të gjurmuara, ata kanë humbur edhe jetën. Ose duke u vetëvrarë, ose për shkaqe që publikut i referohen për motive të dobëta.

Qyteti i Shkodrës pati goditjen e parë të fajdexhinjve të hetuar. Por grabitja e banesës së Nazmi Çangut nga persona ende të paidentifikuar, ndonëse deklarohet si një vjedhje parash, ka si pistë më të fortë ndërhyrjen e personave të armatosur për të rrëmbyer dokumente, që mund të ishin lënë aty si garanci për paratë e marra me fajde.

Ky dyshim vjen për shkak të profilit të qytetarit nga Nikla, që shkurt prezantohet si biznesmen dhe që jetonte në luks në një banesë të re dhe që për të ardhurat e mbyllura në kasafortë, ai këmbëngul se i ka nga puna të bujqësi.

Por Çangu, sipas dosjes që iu vu në dispozicion Gazetasi.al është përmendur vite më parë në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve me të. Emri i tij u lakua nga bashkëpunëtori i drejtësisë dhe më pas ai dëshmon, sipas proces-verbalëve të dhëna ekskluzivisht Gazetasi.al në dispozicion. Ai e konsideroi marrjen e parave si borxhe për të zgjidhur hallin e ish-Hotel Vollgës, ndërkohë që pretendoi se u kërcënua.

Nazmi Çangu thotë se e njihte Ylvi Beqjen, pasi kishte pirë dy herë kafe me të përmes Sali Çakës, “me shtetasin Sali Çaka kam lidhje miqësore me stërnipin tim, shumë herët. …me shtetasin Ylvi Beqja, as kam marrë e as kam dhënë ndonjëherë. …Nuk mbaj mend të kem mbajtur komunikime telefonike me shtetasin Ylvi Beqja. Nuk kam folur ndonjëherë. Nuk kam diskutuar gjë me të. Më ka marrë 2-3 herë, kështu kot, më ka pyetur për shëndetin, kaq. …Më ka marrë nja dy herë në telefon. Kontaktet e fundit telefonike me këtë shtetas, nuk i mbaj mend. Nuk kam pasur lidhje me të. Komunikimi me këtë shtetas është bërë për muhabetin e Sal Çakës, se i ka marrë ca lekë Sal Çakës e do ia jepte. Nuk e di cila ka qenë marrëdhënia e Ylviut me Sali Çakën”.

Por çfarë thuhet në dosjen e siguruar nga Gazetasi.al për Sali Çakën? Ky person dëshmon në atë kohë pranë gjykatës kundër krimeve të rënda, duke pranuar që e njihte prej 5 apo gjashtë vitesh Ylvi Beqjen. Ai i quajti fajdet, si para borxh në gjykatë, ndonëse dëshmitari foli për një fenomen tjetër. Sali Çaka kujton për borxhin, për të cilin Beqja kundërshton se e kishin kërcënuar që të sajonte diçka të tillë.

“I kam dhënë borxh 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) euro, rreth 2 vite më parë. …Ia kam dhënë me akt të shkruar para noterit. Ylviu më ka thënë më duhen ca lekë borxh se do marr një pronë në Durrës. Borxhi është dhënë me marrëveshje mes të dyve dhe kemi firmosur tek noteri. …Shuma e marrë nga shtetasi Ylvi Beqja, deri më sot nuk më është kthyer. Këto para m’i kishte marrë për 6 muaj – 1 vit maksimumi. …Kontakte telefonike me Ylviun kam pasur kur kam bërë denoncimin, që na humbën lekët. Denoncimin e kam bërë në Vorë tek një avokat, të cilit nuk ia mbaj mend emrin, por i kam dorëzuar letrat. E kam denoncuar për 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) eurot.

…Sinan Topin e kam mik. Di që ka pas bllokuar një tokë 9.000 (nëntë mijë) metra Sinani, 35.000-45.000 (tridhjetë e pesë mijë – dyzet e pesë mijë) euro. …Toka ndodhet në zonën e Vorës, është bllokuar për një vlerë…ka marrë para borxh Vili (Ylviu) nga një person, që nuk e njoh, por Mjeshtri më duket e ka mbiemrin. Ka marrë lekë dhe ka lënë garant këtë tokën, e cila është e Sinan Topit. …Sinani ka punuar shumë me Vilin, por se si, unë nuk e di, se nuk di as të shkruaj as të lexoj. Unë vetëm i kam bërë prezantimin si dy miq të mitë. …Më ka treguar Ylviu për një rast, që është acaruar Sinani, që i kam lekë, por unë do ia jap shumë shpejt. …Ka afërsisht dy vjet, në mos më shumë. Tha do ia zhbllokoj tokën Sinanit e do i jap lekët Mjeshtrit, diçka e tillë. Kontakti i fundit telefonik me Ylviun, ishte kur nuk erdhi të takoheshim më. I bija telefonit e dilte i fikur. …Më ka marrë njëherë, përsëri, me një telefon tjetër, të cilin unë nuk ia kisha. …Në telefon më ka thënë, mos u mërzit, do të t’i jap lekët. …I kam thënë më shkatërrove jetën, më shkatërrove familjen, po më vret me njerëzit, më sill lekët, ta mbyllim këtë punë.

…Unë kam hyrë garant për Vilin me dy shokë dhe dy miq, që quhen Hamit Gordi dhe Rexhep Sukthi. …Hamitit, Ylviu i ka bllokuar tokën si Sinan Topit. Toka ndodhet në Fushë Prezë. …Rexhep Sukthit, Ylviu i ka pas marrë 160.000 (njëqind e gjashtëdhjetë mijë) euro borxh, ka për t’i kthyer edhe 36 apo 46. Do ia kthente gradualisht nga pak. Ata morën vesh se Vili humbi, kështu dhe më vinin mua tek shtëpia e më thoshin se, isha unë garanti. Kërkonin lekë prej meje, thoshin se nuk e njihnin atë dhe se e kishin njohur prej meje. …Ka 10 ditë, që çuni i Xhep Sukthit më merr në telefon e më thotë dua lekët. Për Hamitin, Rexhepin, apo edhe Sinan Topin, më kanë thënë që kanë bërë edhe ata kallëzim kundër Ylviut. …Ka pasur një rast kur ne e kemi bërë kallëzimin bashkë, përafërsisht para 4-5 muajsh, kemi qenë Sinani, unë, Hamit Gordi, Ed Pisli, nja dy lezhjanë a shkodranë, borxhlinj si puna jonë. …Hajde shkojmë të bëjmë denoncim thamë. …Xhep Sukthi, Hamit Gordi, thanë, o Salë, ça do bëjmë se na le brenda, na fike…. …Denoncimin kemi shkuar e kemi bërë tek ai avokati i Vorës, Haxhi Ismaili më duket se e ka emrin. …Unë kam një letër që kam borxh, njihet apo jo kjo letër, se unë nuk di të shkruaj e lexoj. Çfarë më tha avokati, bëmë.

…Ed Pislin, Vili ma ka prezantuar. …Nuk e di nëse Ed Pisli kishte apo jo marrëdhënie borxhi me Vilin, por unë e njihja si miku i Vilit. ..Nuk kam dijeni nëse Ed Pisli, njihet me ndonjë nga të pandehurit, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani apo Endrit Zela. …Nuk është diskutuar asnjëherë për këta persona. Mua, Ylvi Beqja, pa Ed Pislin, me Sinan Topin, më ka thënë jam njohur me një mik, Emiljano Shullazin, do marrim pronën siç e kemi pasur, më duhen kaq lek borxh, më mashtroi e më çoi deri këtu.

…Ylviu për Emiljano Shullazin, më ka thënë që e morëm pronën, një “Vollga”, në Durrës. …Do iu jap lekët, fitova gjyqin, e regjistrova pronën, na dha nga një birrë, festuam e u kënaqëm se shpëtuam, por asgjë s’shpëtuam. …Kam dalë një herë në televizion, më kanë nxjerrë një herë si borxhli. …Nuk e mbaj mend kush ka qenë iniciatori, por të gjithë grup, unë, Sukthi, Hamit Gordi, Sinan Topi, kemi shkuar.

…Ylviu më ka thënë, më jep 150.000 euro se do të të ndihmoj edhe ty kur të marr “Vollga”-n. …M’i ka borxh 150.000 euro, para një noteri, jo se do mi falte. Do më jepte edhe më tepër kur të m’i kthente. …Paratë i kam pasur, pasi kam shitur pronën e kalamajve. Kam 100 (njëqind) dynym tokë, që i administroj vetë, i punoj, i mbjell, i korr, me gjithë familjen. Ia dhashë me mirëbesim. …”

Por dëshmitari I mbrojtur, Yvi Beqja, konsideroi në dëshminë e tij, se e njihte Çangun prej Saliut dhe kur ishte kërcënuar për t’u tërhequr prej dëshmisë në prokurori, ai pa t’i hipnin mbi shpinë një sërë njerëzish, mes tyre E.M., që në një moment e quan “gentelman”, pasi i kishte dhënë borxhe dhe ai e kishte likuiduar.

Ylviu tha në gjykatë: “Në bisedë e sipër me Salën, në telefon, bashkë me Nazmi Çangun, më thotë se, i kanë marrë 5 veta nga Fushë-Kruja me armë, e theksoi me armë dhe i kanë çuar në fshatin Thumanë, ku kanë marrë dhe 2-3 televizione dhe aty, këta dëshmitarë, miqtë e mi, të cilët i kanë intimiduar, i kanë kërcënuar, u kanë thënë, do të thoni kështu siç them unë. Të gjithë kanë thënë kështu, normal, duke filluar që nga Sala, që s’ka një letër me mua, veçse një akt-dhurimi, jo akt-detyrimi. Dhe unë, për ta lënë të qetë atë njeri, ia pezullova në një zyrë noteriale. I thashë urdhëro, që të rrish i qetë ti, e që mos të të marrin më ata avokatët e Shullazit dhe Gilmando Danit, po të lehtësoj. Kështu e mbylla bisedën me këta. Ndërsa më vonë, po atë periudhë, marr vesh se, kanë marrë ndër njerëzit më të besuar të mitë, kanë marrë ‘bodyguard’-in tim, Romeo Tarja, që e kam marrë që nga mosha 20 vjec, deri 37 vjec, kemi 17 vjet punë me të dhe e kanë kërcënuar dhe intimiduar.

Unë këto i kam denoncuar në Prokurori, kam bërë kallëzim në Prokurori. E kanë marrë këtë person, që ka qenë ndër të besuarit e mi, njeri shembullor, njeri i mrekullueshëm dhe bashkë me këta që e kanë kërcënuar, ka thënë dhe ai ato të vetat. Para se të largohej, më kërkoi të lutem Ylvi, të largohem, se kam dy pleq e dy fëmijë. Mirë nuk më erdhi, se ‘bodyguard’-i për ditë të zezë është, por u largua. Këtë njeri e kanë kërcënuar. Me këtë njeri kam pasur shumë marrëdhënie, por ka dy punë që i kam ngarkuar dhe që më lidh me këta të pandehur. E para, kur isha në Rinas dhe nuk hyja e dilja dot në Shqipëri për arsye të tyre, se kërkonin lekë dhe vetëm lekë, ishte frika për jetën. I kam thënë të lutem shko, më merr noteren Aida Spahiu në Durrës dhe tregoi se, çfarë problemi kemi. Me pak fjalë, thuaji të vijë në Rinas. Unë erdha nga jashtë dhe lamë një orë takimi nga darka. Kam ardhur me avionin e orës 9 më duket dhe ajo ka ardhur, i kemi shpjeguar problemin, se kisha për t’i hedhur një firmë. …Pasi ka shkuar në Durrës, ka folur me noteren Aida Spahiu, ia ka treguar të gjithë problematikën dhe i ka thënë, hajde të të marr unë me makinë. Ajo i ka thënë jo, se vij vetë dhe ka ardhur me djalin e saj, rreth të 20-ve dhe jemi ulur të katërt në tavolinë. …Jemi ulur në tavolinë, unë Aida Spahiu, djali i Aida Spahiut dhe Romeo Tarja. … Noteren, të jem i sinqertë, nuk më kujtohet mirë, por kam firmosur diçka në tavolinë. Kisha nevojë të firmosja diçka, nuk e di se çfarë dokumenti. Midis këtyre gjërave, filluam dhe i treguam se çfarë na ka ngjarë. Ajo filloi të qante dhe tha unë e kuptova që kishte diçka që nuk shkonte, ajo hapja e qepenit, dalja jashtë dhe kapja për qafe e Shullazit, që të kapi ty dhe të nxori përjashta, nuk më pëlqeu. Pastaj ajo iku në Durrës dhe u ndamë. Kështu, e kemi thirrur edhe një herë tjetër, ku, ka qenë edhe shofer Besnik Musai”.

Marrë nga Gazeta SI

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet nazmi cangu nazmi çangu sali çaka dhunohet nazmi cangu nazmi çangu sali çaka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet