Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Goditi macen në tavernën greke, shqiptari nuk paraqitet në gjyq, avokati: Është i sëmurë
6 Maj 2022, 13:06Nga DOSJA
GREQI- Më 16 maj do të zhvillohet gjyqi ndaj 30-vjeçarit shqiptar i cili u pa në video teksa shkelmonte një kotele në det, në Edipsos, pasi më parë kishte tentuar ta “tallte” duke i ofruar ushqim.
Sipas Protothemës, në gjykimin e sotëm, në gjykatën e Kalkidës, i akuzuari nuk është paraqitur ndërsa avokati i tij është paraqitur me shënimin e mjekut, i cili megjithatë nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.
30-vjeçari ka paraqitur një dokument nga spitali, sipas të cilit ka pësuar djegie në kofshën e majtë dhe në bazë të së cilës i është dhënë një pushim mjekësor shtatëditor, ndërsa avokati i ka thënë se ai donte të ishte në gjykatë. Prokurori propozoi rrëzimin e kërkesës së tij, duke theksuar se ky nuk është një problem i rëndë shëndetësor që e ka penguar daljen e tij në gjykim.
Njëkohësisht në gjykatë kanë munguar dëshmitarët, personat që janë dëgjuar duke qeshur me veprimin e shokut të tyre në tavernën e Edipsos, ku si pasojë gjyqtari ka shtyrë për dhjetë ditë, duke i vendosur gjobë prej 200 eurosh. dëshmitarët.
Lajmi për arrestimin e 30-vjeçarit është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos i cili theksoi se dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme.
(d.a/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
FIER– Disa shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë, Tiranë, Fier dhe Kukës me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Në kuadër të operacionit “Coin” u ...
TIRANË– Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit, që prej muajsh janë në protestë kundër shembjes së shtëpive të tyre, paraditen e sotme u futën në ambiente...
ELBASAN- Rasti i Elbasanit ku dy minorenë të dashuruar me njëri-tjetrin u arratisën drejt Tiranës ka nxjerrë në pah rëndësinë e komunikimit më fëmijët tanë adol...
DIBËR-Ditën e sotme janë gjetur të tjera predha luftarake në zonën e Klosit. Pas zbulimit të një predhe granathedhësi në afër të urës së fshatit Fullqet në...
TIRANË– Raporti i Drogave i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), i sapopublikuar, përshkruan me hollësi aktivitetin e grupeve krimin...
SHKODËR-Waldemar Makowski dhe Marta Makowska kanë gjetur vdekjen në vendin tonë. Ditën e sotme, turistët nga Polonia raportohet se u përfshinë në një aksid...
SHKODËR– Waldemar Makowski dhe Marta Makowska janë dy turistët polakë që gjetën vdekjen sot në Shkodër. Ata po iknin nga Shkodra në drejtim të Lezhës...