Afera e Inceneratorit/ SPAK mësynë në Bashkinë Tiranë, lëshon 15 urdhër-arreste, në pranga dhe i 'besuari' i Veliajt
BRIN: Skandali 100 milionë euro, SPAK lëshon 15 masa sigurie për incineratorin e Tiranës 8 Dhjetor, 23:02 ...
BRIN: Skandali 100 milionë euro, SPAK lëshon 15 masa sigurie për incineratorin e Tiranës 8 Dhjetor, 23:02 ...
U arrestua sot në Kosovë, kush është Gëzim Çela, efektivi i policisë që u kthe në baron drog...
"Shqipëria në majën e historisë"/ Berisha për fjalimin e Ramës: 35 përqind e popullatës në 10 ...
'21 Janari'/ Ulsi Manja: Vendimi i Strasburgut i hapi rrugë drejtësisë 8 Dhjetor, 12:08 Balluku në Kongr...
ELBASAN- Në 23 Mars, emisioni “Stop” transmetoi rastin e vëllezërve Vait dhe Naim Gega, të cilët për një çështje të vjedhjes së pronës, shkuan në Gjykatën e Elbasanit.
Çështja e tyre u gjykua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila vendosi ta pushojë në në 9 Mars 2021. Ka kaluar më shumë se një vit, por vendimi ende nuk ishte zbardhur edhe pse afati ligjor për zbardhjen e vendimit është 20 ditë.
Gazetarja: Na shpejgoni njëherë, si është problemi juaj?
Denoncuesi: Ne jemi vëllezërit Gega. Neve na është grabitur një pronë në vendin e quajtur Përrenjas. E kemi marrë sipas ligjit në fuqi të 7 501-shit, e kemi poseduar 23 vjet.
Gazetarja: Dhe ju përfunduat në Elbasan Z. Gega, çfarë ndodhi?
Denoncuesi: Po, në gjyq në Elbasan, me prokurorin Petref Asllani. Gjyqin na e vazhdoi Pajtime Fetahu. Më 9 Mars të 2021-shit, nuk na e zbardhi vendimin. Mbylli gjyqin dhe e pushoi çështjen dhe nuk na e zbardhi vendimin. Kemi ardhur me mijëra herë, kemi kërkuar për të marrë vendimin. Deri më sot, nuk e ka zbardhur në mënyrë që të vazhdojmë proceduar mëtej në gjykatë sipas rregullave në fuqi.
Avokaja Eda Grimci shpjegoi se afati ligjor për zbardhjen e vendimit është 20 ditë. Brenda kësaj kohe gjyqtarja duhet ta çojë vendimin e zbardhur në kryesekretari.
Avokatja: Në fakt, kjo është një vonesë e pajustifikuar. Afati i zbardhjes së vendimit është i përcaktuar mjaft qartë edhe në nenin 308 të Kodit të Procedurës Civile, ku gjykata mund të shpallë vetëm dispozitivin e vendimit në rast të ngarkesës së madhe duke e dorëzuar atë të arsyetuar në sekretari jo më vonë se 20 ditë ose të shtyjë shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 20 ditë.
Vëllezërit shkuan në Gjykatë për t’u interesuar në lidhje me vendimin, por iu është thënë se vendimi do të ju vijë në shtëpi.
Denoncuesi: Kemi bërë një gjyq me Pajtime Fetahun dhe nuk kemi marrë vendimin. Që më 9 Mars 2021 është mbyllur çështja, vendimin nuk e kemi marrë. Kemi ardhur gjithë ato herë, ju kemi bezdisur dhe ju këtu dhe s’kemi marrë asnjëlloj përgjigje.
Kryesekretarja: Vendimi do të vijë në shpi.
Denoncuesi:Kur do vijë? Një vit e ca…
Kryesekretarja: Nuk e di! Do të vijë në shpi, kshu që…
Pas transmetimit në emisionin investigativ Stop, vëllezërit Gega tregojnë se iu erdhi vendimi i zbardhur në shtëpi dhe në këtë mënyrë kanë mundësi ta ankimojnë.
Gazetarja: Ajo, Naim përshëndetje!
Denoncuesi: Alo! Përshëndetje! Ne, pas problematikës, që ishim bashkë te Gjykata, Para 2 ditësh na erdhi vendimi.
Gazetarja: Pas më shumë se një viti, mbërriti dhe vendimi i zbardhur.
Denoncuesi: Mbi një vit e ca, tani me ndihmën tuaj dhe të Stop-it u realizua që ne morëm vendimin.
Gazetarja: Na bëhet shumë qejfi dhe shpresoj që Gjykata e Apelit, ku ju do të apeloni këtë vendim pushimi nga ana e gjyqtares Fetahu, të ju vijë në ndihmë.
Denoncuesi: Ne, këtë vendim e apeluam dje në Elbasan. Nuk kërkojmë gjë tjetër, vetëm drejtësi! Shumë faleminderit dhe juve!
Marrë nga Tv Klan
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Pjesë nga biseda:Artan Lame: Shko sot në një gjykatë çfarëdo italiane, besoj mbi gjysma është për çështje pronash kështu që ne nuk mund të themi p...
KORÇË- Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Korçës në ish-konviktin e ndërtimit, ku aktualisht janë strehuar familje të pastreha dhe jetimë. Ban...
TIRANË– Drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka pranuar se në institucionin që drejton ka korrupsion. I ftuar në “Opinion”, Lame tha se korru...
TIRANË– Artan Lame, kreu i Kadastrës tha se Veriu i Shqipërisë është totalisht me dokumente tokash e pronash, sidomos në zonat e thella. I ftuar në &...
TIRANË- Kreu i Kadastrës Artan Lame ka folur lidhur me problematikat e pronësisë në Shqipëri. Në emisionin “Opinion”, Lame u pyet se çfarë ndodh kur...
TIRANË- Ministrja e Infrastruktutës dhe Energjisë Belinda Balluku ka deklaruar se liqeni i Fierzës ka pasur një rritje të vogël në ditët e fundit. Gjatë Ko...
TIRANË- Njëra prej seancave të gjyqit për “Dosjen 184” mori rrjedhë të çuditshme të martën, kur pas sulmeve të të pandehurit Robert Aga ndaj këtij r...
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është shprehur se nuk ka ‘pikë vdekje’ për energjinë në vend. Gjatë Komisioni...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se pas zgjedhjeve të 6 marsit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim k...
KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Plasë të Korçës. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë për...