Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Demokratët dhe republikanët po paraqesin strategjitë e tyrepara fillimit të martën të gjykimit për herë të dytë në Senat të ish-Presidentit Donald Trump. Materiali në vazhdim shpjegon argumentet që paraqesin të dy palët e spektrit politik.
Sulmi i dhunshëm muajin e shkuar ndaj Kapitolit bëri që Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët dhe me mbështetjen e 10 republikanëve të fillojë procesin për shkarkimin e Presidentit Trump, për herë të dytë. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, që do të ngrenë akuzat para një jurie me senatorë amerikanë, thonë se zoti Trump nxiti sulmin që la pesë të vdekur, mes tyre një polic. Ata do të përdorin fjalimin e zotit Trump e pamje nga trazirat për të bindur jurinë.
“Demokratët po përdorin strategjinë për të treguar se ai përbënte dhe vazhdon të përbëjë kërcënim. Sulmi i dhunshëm është rezultat i retorikës së tij të nxitjes së dhunës”, thotë Jennifer Mercieca, profesoreshë e retorikës politike amerikane në Universitetin A&M në Teksas.
“Nëse arrijnë të ngjallin kujtesën e njerëzve për ngjarjet që ndodhën në Kapitol, t’u kujtojnë atyre frikën që ndjenë dhe ringjallin reagimin e tyre kundër saj, ata mund të gjejnë mbështetje përtej vijës partiake.”
Në Senatin prej 100 anëtarësh, të ndarë në mënyrë të barabartë, demokratëve u nevojitetn votat e 17 republikanëve për të fajësuar ish-Presidentin Trump. Vetë fjala “ish” është në themel të strategjisë republikane. Rand Paul është senator republikan.
“Nëse i akuzuari nuk është më president, ku është fuqia kushtetuese për të zhvilluar një proces gjyqësor në Senat ndaj tij? Qytetarët privatë nuk mund t’i heqësh nga puna. Ky proces është për pushimin nga puna. I akuzuari tashmë e ka lënë detyrën”.
Republikanët humbën një votë mbi kushtetueshmërinë e gjykimit, por rezultati i votimit 55 pro zhvillimit të gjyqit dhe 45 kundër, i lë demokratët të dobët para 67 votave të nevojshme.
“Ata po e trajtojnë në nivel procedurial. Në këtë pikë është një pikëpyetje proceduriale, (për republikanët) dhe nuk duan të ringjallin pikëpyetjet për sulm të dhunshëm dhe nëse Trump-i është fajtor apo jo”,thotë profesoresha Jennifer Mercieca .
Ajo thotë se përjashtimi i zotit Trump nga media sociale mund të funksionojë kundër strategjisë së demokratëve.
“Ata do të përpiqen të përdorin frikën për të apeluar dhe argumentuar rreth sigurisë dhe se ai përbën rrezik të qartë e të pranishëm. Fakti që ai është përjashtuar nga platformat, e dëmton atë argument, sepse po të ishte i pranishëm, ai do të vazhdonte të bënte të njëjtat argumente. Pra do të përbënte rrezik të qartë dhe të pranishëm”, thotë profesoresha.
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar që zoti Trump të dëshmojë në gjyqin kundër tij që fillon të martën. Avokatët e tij kanë thënë se zoti Trump nuk do ta bëjë këtë.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
EVROPË-Europa është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Sipas mediave të huaja, në Gjermani dhe Francë ka pasur përmbytje ku dhjetëra familje janë evak...
KOSOVË-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka zhvilluar takime për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ndërkohë, në rrjete sociale është virale një batutë të...
DANIMARKË-Agjencia daneze e Energjisë njoftoi se ka në plan të ndërtojë një ishull artificial që shërben për prodhimin e energjisë.Ishulli, i cili në fazën...
KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të tyre. Gjatë bashkë...
VATIKAN-Papa Françesku, ditën e sotme ka emëruar francezen, Natalie Bequard si nënsekretare të Sinodit të Ipeshkvijve, duke e bërë kështu gruan e parë në...
SHBA-Themeluesi i Microsoft Bill Gates ka treguar se cilat janë dy kërcënimet kryesore për njerëzimin në të ardhmen, përveç pandemive.Sipas mediave të hu...
Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti. Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e s...
INDI-Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë bërë të mundur shpëtimin e një burri, i cili ishte bllokuar në një tunel në Uttarkahand, pas përmbytjeve të shkaktuara nga s...
SHBA-Presidenti Joe Biden ka deklaruar se do të ndryshojë politikën politikën e Trump për marrëdhënien SHBA-Kinë, duke thënë se të dy kombet mund të shmangin nj...
Dhjetëra mijëra njerëz dolën të dielën në rrugët e Mianmarit për të dytën ditë me radhë për të protestuar kundër grushtit të shtetit ushtarak të javës së kaluar...