LIVE UPDATES
Aktualitet

Rithemelimi merr PD! Berisha i jep dorën Alibeajt e Bardhit: Garoj për kryetar! (Zhvillime)

25 Mars 2022, 12:12 Nga DOSJA
Rithemelimi merr PD! Berisha i jep dorën Alibeajt e Bardhit: Garoj për

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha është rikthyer në selinë e Partisë Demokratike dhe këtë herë, jo si i përjashtuar, por me vendimin e Gjykatës së Tiranës që i jep të drejtën Komisionit të Rithemelimit që të marrë drejtimin e tij. Fillimisht pranë zyrave qendrore mbërritën deputetët Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Elda Hoti, Flamur Noka dhe Edmond Spaho, të cilët u pritën me ovacione nga demokatët. Pas tyre, mbërriti dhe ish-kryeministri Berisha. Ai zbriti dhe teksa merrte uratat nga mbështetësit që e konsiderojnë hero, u ngjit në katin e dytë ku e priste kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Duke alternuar vendet, një për Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas këtij vendimi tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.

Bardhi qëndronte në cepin e majtë të tryezës, duke ruajtur distancë me Berishën që u ul krah tij, më pas në radhë vinte Arbi Agalliu, Albana Vokshi, Enkelejd Alibeaj dhe në fund Flamur Noka e Indrit Hoxha. Pas takimit të zhvilluar, Berisha doli në një konferencë për mediat nga kur rikonfirmoi se do të garojë për postin e kryetarit të PD-së. Ai tha se me Alibeajn kishte diskutuar në lidhje me ankimin që pretendon të bëjë për vendimin e Gjykatës që njohu ndryshimet statuore të 11 dhjetorit dhe e kishte ftuar të tërhiqej. Për të, nuk do të ishte problem nëse në takim do të kishte qenë edhe vetë Basha, të cilit tashmë ia ka hequr nofkën ‘Brava’ dhe e konsideron deputet të Partisë Demokratike.

Por Alibeaj nuk bindet! Në një konferencë për mediat, pas Berishës, kryetari i komanduar tha se gjyqtari Zhukri ka shkelur në mënyrë të paprecedentë ligjin dhe ka marrë një vendim skandaloz, duke paralajmëruar një padi ndaj tij, që u bë më vonë nga Bardhi. Alibeaj i bëri sërish thirrje Berishës që të tërhiqej duke përmendur faktin që është shpallur non-grata nga DASH dhe duke nxitur reagimin e një demokrateje që ndodhej në sallë. Ajo nisi të ulëriste dhe ishte Bardhi ai që ndërhyri për ta qetësuar, por gruaja nuk ndalonte së foluri. Alibeaj vijoi konferencën dhe tha se gjatë bisedimeve i kishte bërë edhe një herë të qartë Sali Berishës se bashkimi i PD do të ndodh vetëm me ata demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA, duke e ftuar që të ndiqte shembullin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Ai përsëriti edhe një herë se vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës për njohjen e Statutit të 11 dhjetorit ishte skandaloz, ndërsa tha se do të pranonte vendimin kur të fliste Apeli.

Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë? Ç’ka ndodhur deri më tani me Partinë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme. Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri kur të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin. Gjërat u përkeqësuan pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku Basha dështoi, ndërsa grupi i Berishës mori Shkodrën. Disa javë kaluan por Basha në fund dha dorëheqjen duke i lënë postin përkohësisht Enkelejd Alibeajt. Tani pritet që të ketë sërish zgjidhje për postin e kreut të demokratëve…

Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës

1. Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, jep dorëheqjen (Neni Basha)

2. Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.

3. Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.

4. Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.

5. Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre. Nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.

6. Duke riformatuaR në madhësi organet për t’i bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.

7. Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.

8. Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.

9. Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.

*Lajmi është në përditësim me të dhënat e fundit nga terreni…

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vendimi i Gjykatës/ Berisha: Fola dhe me Alibeajn, ai ka vërejtje…

E fali? Berisha bën hapa pas: Tani nuk i them më ‘Brava’, ai është deputet Basha

VD-Turi i Bashës në fshatra, Berisha: Të takojë kë të dojë, është deputet

VD-Berisha: Edhe një po mbeti, i dyti do të jem unë!

VD-Pazar me Alibeajn e Bardhin?Berisha: Jemi një parti, me mendime të ndryshme, i sheshojmë

VD-Berisha konfirmon garën për kreun e PD, e pyet gazetarja, demokrati: Ta pret mendja!

Berisha flet gjithë pasion, FOTOJA brenda mbledhjes, Alibeaj e sheh në sy, Gaz Bardhi jo

Berisha: Një provë kundër meje e fëmijëve të mi dhe marr përgjegjësi! Ndryshe, i palëkundur

VD-E RIKONFIRMON! Berisha: Futem në garë për kreun e PD

VD-Ç’do të bënte po të ishte Basha në seli? Berisha: Do e takoja, është deputet

VD-“S’të kam mbështetur…”, Berisha zbulon SMS e demokratëve: I them atij Berati

LIVE- “U shtrëngova dorën”, pas takimit me Berishën, Alibeaj del para mediave

VD-Sali Berisha “hapet” pas takimit: Ja çfarë bisedova me Bardhin dhe Alibeajn 

VD-Berisha: Çdo demokrat mund të kandidojë për çdo post që dëshiron

VD-I rregullt si gjithmonë! Berisha krihet me krëhër para kamerave, qesh e i shkel syrin

Berisha në zyrën e Bardhit e Alibeajt, çfarë po ndodh në PD, “të besuarit” e presin jashtë

S’presin më! Komisioni i Rithemelimit niset drejt Partisë Demokratike

Gjykata regjistroi statutin! Reagon për herë të parë Berisha: S’mund të ishte ndryshe

‘Tentativat për ankimim janë zvarritje’/ Kaso: PD s’ka kryetar të komanduar, marrim vendime

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni i rithemelimit rithemelimi merr pd sali berisha komisioni i rithemelimit rithemelimi merr pd sali berisha


Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë